LISTERIOZA
CFARE ESHTE LISTERIOZA?
Listerioza eshte nje semundje qe shkaktohet nga mikrobet(baktere) te quajtura Listeria monocytogenes.
Listerioza, e cila praktikisht shkaktohet nga konsumi i ushqimeve te kontaminuara nga bakteri Listeria monocytogenes, mund te jete ne disa raste nje semundje shume serioze.
Listerioza eshte nje semundje infektive deklarimi i se ciles ne instuticionet perkatese eshte i detyrueshem(mikrobet transmetohen nga ushqimet e paperpunuara me origjine shtazore).
Per njerezit e rritur dhe te shendetshem kjo semundje ka nje rrezik minimal . Ndersa per te moshuarit,grate shtatzena dhe personat me imunitet te dobet kjo semundje mund te japi probleme shendetesore deri ne rrezik per jeten e pacientit.
CILA GRUPMOSHE ESHTE ME E RREZIKUAR PER TU PREKUR NGA KY INFEKSION?
Cdokush prej nesh mund te semuret nga konsumi i ushqimeve te kontaminuar nga bakteri i Listeria monocytogenes,por me te rriskuarit jane :
-grate shtatzena
-te sapolindurit
-te rriturit me sistem imunitar te dobesuar jane nder me te rrezikuarit.
Grate shtatzena kane rreth 20 here me shume gjasa se te rriturit e tjere te shendetshem për t’u prekur nga listerioza. Rreth nje e treta e te gjitha rasteve te raportuara me kete semundje ndodhin gjate shtatzenise. Nje infeksion i tille gjate shtatzenise mund te rezultoje ne abort spontane gjate tremujorit te dyte dhe te trete ose lindje te nje fetusi te vdekur.
Personat me nje sistem imunitar te dobesuar si per shembull:
- te moshuarit
- personat me kancer
- diabetiket
- semundjet e veshkave
- HIV/AIDS,etj, kane me shume gjasa te marrin listeriozen sesa njerezit me sistem imunitar normal.
CILAT JANE RRUGET E PERHAPJES SE KESJA SEMUNDJE?
Semundja merret nga konsumi i ushqimeve te kontaminuara me bakteriet e listeriozes,saktesisht nga ushqimet e paperpunuara dhe te infektuara shtazore.
Po ashtu ka nje mundesi shume te madhe qe nenat e infektuara me semundjen e listeriozes gjate shtatzanise te lindin foshnjat mbartese me nje infeksion te tille.
Megjithese te rriturit dhe femijet e shendetshem mund te konsumojne ushqime te kontaminuara pa u semure.
Personat me imunitet te dobesuar jane gjithashtu ne rrezik te shtuar per tu infektuara nga semundja edhe nese konsumojne qofte edhe nje sasi shume te vogel te mikrobeve te listeriozes.
SHKAQET E SEMUNDJES:
- Qumeshti i papasterizuar,psh djathi
- Djathi i mykur
- Djathi i bardhe, gjiza
- Mishi i paperpunuar (mishi i grire, mishi i thare)
- Produktet e mishit te tymosur (salca me melcite vicit, derrit, pules ose gjelit)
- Mishi i pagatuar mire (shpendet kryesisht)
- Peshku i paperpunuar dhe i tymosur
- Produktet e paketuara, te gatshme per t’u konsumuar (sallata me patate)
- Sallatat, lakra dhe frutat e paketuara
*Bakteret jane shume rezistente dhe mbijetojne edhe ne frigorifer, ne temperatura te uleta rreth 4°C! Listerioza transmetohet seksualisht. Grate shtatzena i transmetojne bakteriet tek femija i tyre permes placentes ose gjate lindjes.
SI DO TA KUPTOJE NJE PERSON QE VUAN NGA NJE INFEKSION I SHKAKTUAR NGA LISTERIOZA?
Ne shumicen e njerezve me sistem imunitar te dobesuar listerioza zakonisht eshte asimptomatike(dmth nuk kane shenja te semundjes). Koha e inkubimit te semundjes(koha nga infektimi i pare me mikrobin deri ne momentin qe shfaqen shenjat e semundjes ) eshte nga 3 dite deri ne 2 muaj.
Simptomat ne personat e rritur, qe jane te shendetshem :
- Ne shumicen e njerezve me sistem imunitar normal, listerioza eshte ose asimptomatike(pa simptoma) ose shkakton simptoma të lehta
- Kane prezente simptoma te ngjashme me ato te gripit
- Mund te kene prezent edhe shqetesime te sistemit tretes,me se shumti probleme me zorret
- Shenja ne lekure si pustula apo shfaqja e tyre ne zonen e duarve , aty ku ka qen kontakti i pare me bakterin.
Simptomat dhe nderlikimet ne personat me imunitet te dobesuar
- Septicemia,gjendje shume e rende ku mikrobet jane prezente ne qarkullimin e gjakut.
- Encefaliti dhe meningjiti,qe shfaqen me temperature te larte, dhimbje koke, te përziera, te vjella,etj.
- Formimi i abcesit(qelb i lokalizuar ne nje vend jo i perhapur) ne organe
Simptomat gjate shtatzenise :
- Nena mund te kete simptoma te ngjashme me gripin dhe ndoshta disa probleme te tjera te tretjes (gastro-intestinale).
- Transmetimi tek femija ne shtatzenine e hershme mund te coje ne abort dhe lindje te parakohshme.
Simptomat tek femija pas lindjes :
- Gjendje e keqe e pergjithshme, apati(gjendje e lodhur,i pergjumur), refuzim per te kapur gjirin
- Elemente ne lekure, zakonisht te perhapura ne te gjithe trupin
- Konvulsione (dridhje te pergjithshme te trupit)
- Splenomegalia (zmadhimi i shpretkes), hepatomegalia (zmadhimi i melcise)
- Septicemia
Ndërlikime qe mund te rrezikojne jeten e pacientit:
- Meningiti purulent
SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?
Mjeku e percakton diagnozen e Listeriozes duke u bazuar tek:
- Historia personale e pacientit, përfshire edhe simptomat e tij
- Identifikimi i bakterieve te Listerias ne sekrecione te trupit:
te gjakut
te feces
te lengut amniotik(tek grat shtatzana)
sipas rastit edhe egzaminim te lengut truno-shpinor - Identifikimi i antitrupave ne gjak
- Ne varesi te rastit, identifikimi i listerias ne ushqime.
SI TRAJTOHET SEMUNDJA INFEKTIVE E LISTERIOZES?
Listerioza eshte nje semundje infektive qe trajtohet me antibiotike.
Septicemia eshte nje urgjence mjekesore qe kerkon shtrimin e pacientit ne spital dhe trajtimin emergjent te tij.
Kur infeksioni ndodh gjate shtatzenise, antibiotiket qe i jepen menjehere gruas shtatzene shpesh mund te parandalojne infeksionin e fetusit ose te porsalindurit.
Foshnjat me listerioze marrin te njejtat antibiotike si te rriturit.
Megjithate, edhe me trajtim te menjehershem, disa infeksione rezultojn me humbje jete . Kjo eshte veçanerisht e mundshme per te moshuarit dhe per personat me probleme te tjera serioze shendetesore.
Septicemia, encefaliti dhe meningiti jane ndërlikime serioze te Listerias, qe rrezikojne jeten e pacientit. Shkalla e vdekshmerise prej tyre eshte 50% ne foshnjat e infektuara dhe 30% ne individet me imunitet te dobesuar.
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/listeriosis.html
https://www.cdc.gov
https://www.cdc.gov/listeria/index.html
https://www.nhs.uk/conditions/listeriosis/
https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/listeriosis