Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

LIJA E MAJMUNEVE

CFARE ESHTE LIJA E MAJMUNEVE?

Lija e majmunit eshte nje infeksion i rralle qe zhvillohet tek banoret e Afrikes perendimore dhe qendrore. Ky infeksion shkaktohet nga virusi i lijes se majmunit. Lija e majmunit eshte nje infeksion viral zoonotik, qe do te thote se semundja perhapet nga kafshet tek njerezit. Gjithashtu semundja mund te perhapet edhe mes njerezve, ne mjedise te populluara.

CILAT JANE SIMPTOMAT E LIJES SE MAJMUNEVE?

Lija e majmuneve mund te shkaktoje nje numer te madh shenjash dhe simptomash.
Disa njerez kane rriskun te zhvillojne simptoma me pak te renda, te tjeret mund te zhvillojne semundje me serioze dhe te tjeret mund te kerkojne kujdes ne mjediset e terapise intensive.
Njerezit me te rriskuar per tu prekur nga ky infeksion jane:

  • grate shtatzena
  • femijet dhe personat me imunitet te kompromentuar

Simptomat me te zakonshme te lise se majmunit te identifikuara gjate shperthimit te vitit 2022 perfshijne:

  • Ethe
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje muskujsh
  • Dhimbje shpine
  • Energji te ulet
  • Nyje limfatike te fryra
  • Zhvillimi i nje skuqjeje qe mund te zgjase 2-3 jave
    Skuqja mund te preke fytyren, pellembet e duarve, shputat e kembeve, ijet, organet genitale dhe/ose anale.
    Mund te gjendet gjithashtu ne goje, fyt, anus ,vagine ose ne sy. Numri i plageve mund te varioje nga nje ne disa te tilla. Paget ne fillim jane te sheshta,ne nje nivel me lekuren, me pas ato fryhen dhe mbushen me likid per tu care me pas ku edhe do tja lene vendin shfaqjes se krustave(koreve).
  • Kushdo qe ka simptoma qe mund te jene te ngjashme me lijen e majmuneve ose qe ka qene ne kontakt me dike qe ka lijen e majmunit duhet te telefonojne mjekun ose te paraqiten per nje vizit ne spital.

Simptomat zakonisht largohen vete ose me kujdes mjeksore mbeshtetes, te tilla si ilace per dhimbjen ose temperaturen. Njerezit jane infektive derisa te gjitha plaget te kene formuar kore, korja te kete rene dhe nje shtrese e re e lekures te jete formuar.

CILAT JANE PERSONAT ME TE RRISKUAR PER TU PREKUR NGA SEMUNDJA?

Njerezit qe jetojne ose kane kontakt te afert (perfshire edhe kontaktin seksual) me dike qe eshte i infektuar me lijen e majmunit jane shume te rrezikuarit.
Nje person qe ka nje infeksion te lijes se majmunit duhet te vleresohet nga nje mjek per te percaktuar nese eshte mjaftueshem mire per tu kujdesur ne shtepi dhe nese izolimi mund te menaxhohet ne menyre te sigurt ne shtepi.
Mjeket dhe stafi mjeksor duhet te ndjekin masat e parandalimit dhe kontrollit te infeksionit per tu mbrojtur gjate kujdesit per pacientet me lijen e majmunit.
Foshnjat e porsalindura, femijet e vegjel dhe njerezit me sistem imunitar te dobesuar mund te jene ne rrezik te larte per simptoma me serioze dhe ne raste te rralla mund te kemi edhe humbje jete.
Shtatzenia, gjate kohes se infektimit me semundjen, gjithashtu mund te shfaq rrezikun per ngjarje te pafavorshme si aborti spontan ose lindjen e nje foshnje te vdekur.

Njerezit qe jane vaksinuar kunder lise mund te jene te mbrojtur kunder lijes se majmuneve.
Megjithate, te rinjte nuk kane gjasa te jene vaksinuar kunder semundjes sepse vaksinimi kunder saj u ndal ne shumicen e mjediseve ne mbare boten pasi semundja u zhduk ne vitin 1980.

SI PERHAPET SEMUNDJA NE POPULLATE?

Lija e majmuneve mund te transmetohet nga nje person ne nje person nepermjet:

  • kontaktit te ngushte fizik me personat e infektuar (perfshire ketu kontaktin seksual, puthjet, perqafimet ose takimit te duarve)
  • kontakti me rrobat, shtratin ose peshqiret e perdorur nga dikush me semundjen ne fjale
  • kollitjet ose teshtitjet e nje personi me line e majmuni kur ai eshte afer jush

Ne nje pjese te Afrikes perendimore dhe qendrore, lija e majmuneve mund te kapet edhe nga brejtesit e infektuar (si minjte dhe ketrat) nese:

  • jeni kafshuar prej tyre.
  • ju keni prekur gezofin e tyre , lekuren, gjakun, likidet e trupit, njollat qe le semundja ne trup,etj.
  • ju keni konsumuar mishin e tyre,te pagatuar mire.

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I SEMUNDJES?

Diagnostikimi i semundjes mund te behte nga nje mjek infeksionist,qe eshte specialist i i fushes. Zakonisht diagnoza vertetohet nga prezenca ne lekure e disa shenjave ose lezioneve qe zhvillohen si pasoje e semundjes.Po ashtu mund te behet edhe duke e kombinuar ate me historie mjeksore te marre nga pacioneti per te pare kontaktet e fundit te tij me personat apo kafshet e infektuara. Nje tjeter menyre eshte edhe egzaminimi mikroskopik i nje mase te merre nga lezionet (pucra me likid) ne lekure.

SI TRAJTOHET INFEKSIONI I LIJES SE MAJMUNEVE?

Lija e majmuneve eshte zakonisht nje semundje e lehte dhe shumica e njerezve sherohen brenda pak javesh pa trajtim.
Por, nese simptomat tuaja jane me te renda dhe nuk jeni mire ne aspektin e shendetit te pergjithshem, mund te keni nevoje per trajtim ne spital.
Per shkak se infeksioni mund te transmetohet permes kontaktit te ngushte, eshte e rendesishme te izoloheni nese jeni diagnostikuar me te, kjo per te mbrojtur njerezit tuaj te dashur.

Mund t’ju kerkohet te izoloheni ne shtepi nese simptomat tuaja jane te lehta.

Vaksinimi per tu mbrojtur kunder lijes se majmunit.
Lija e majmuneve shkaktohet nga nje virus i ngjashem me line.
Vaksina e lise (MVA) duhet te jape nje nivel te mire mbrojtjeje kunder lise se majmuneve.

Kush mund te vaksinohet kunder lise se majmunit?
Ekspertet mendojne se duhet te vaksinohen te gjithe ato njerez qe kane me shume gjasa te ekspozohen ndaj lise se majmuneve.

Njerezit qe kane me shume gjasa te ekspozohen perfshijne:

  • punonjesit e kujdesit shendetësor qe kujdesen per pacientet me line e majmunit te konfirmuar ose te dyshuar
  • meshkujt qe jane homoseksuale, biseksuale ose qe kane marredhënie seksuale me meshkuj te tjere, dhe qe kane partnere te shumte
  • personat qe kane qene ne kontakt te ngushte me dike qe ka line e majmunit – ne menyre ideale ata duhet te kene bere 1 doze te vaksines brenda 4 diteve nga kontakti i pare, por mund te jepet deri ne 14 dite me pas.

Punonjesve te kujdesit shendetesor zakonisht do t’u ofrohen 2 doza te vaksines.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list.html

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/monkeypox

https://www.nhs.uk/conditions/monkeypox/

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK8364/

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/monkeypox#:~:text=Monkeypox%20Diagnosis,as%20HIV%2C%20syphilis%20and%20others.