Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

LEUCEMIA TEK FEMIJET

CFARE ESHTE LEUCEMIA?

Leucemia eshte nje term qe ne mjeksi do te thote kancer i qelizave te bardha te gjakut. Leucemia ka origjinen nga palca e kockave,qe eshte pergjegjese per te prodhuar qelizat e kuqe te gjakut, qelizat e bardha dhe pllakat qe bejne koagulimin e gjakut.
Kjo semundje demton palcen e kockave duke u bere shkak per prodhimin e nje numri te madh jonormal qelizash te bardha te gjakut.
Çdo lloj qelize ka nje funksion ne trup, si:

  • Qelizat e bardha te gjakut ndihmojne trupin te luftoje infeksionet.
  • Qelizat e kuqe te gjakut dergojnë oksigjen nga mushkerite ne inde dhe organe.
  • Pllakezat/Trombocitet ndihmojne ne mpiksjen e gjakut per te ndaluar gjakderdhjen ose hemorragjin.

PO LEUCEMIA TEK FEMIJET CFARE ESHTE, SI SHFAQET AJO?

Leucemia e femijerise ( lloji me i zakonshem i kancerit tek femijet dhe adoleshentet ) eshte kancer i qelizave te bardha te gjakut. Pikerisht kjo gjendje mund te jete burim edhe per semundje te tjera me te renda, si infeksione te ndryshme.

Sado e veshtire te jete per nje femije, eshte mire te dini se shumica e femijeve dhe adoleshenteve me leucemi te femijerise mund te trajtohen me sukses.
Ka lloje të ndryshme te leuçemise. Disa lloje janë akute (me rritje te shpejte). Ata zakonisht perkeqesohen shpejt nese nuk trajtohen.
Shumica e leucemive te femijerise jane akute:

  • Leucemia limfocitare akute (ALL) qe eshte lloji me i zakonshem i leucemise tek femijet. Ne kete lloj kanceri, palca e kockave prodhon shume limfocite.
  • Leucemia akute mieloide (AML), qe eshte lloji me i zakonshem i leucemise tek femijet, ndodh kur palca e kockave prodhon mieloblaste anormale, qeliza te kuqe te gjakut ose trombocitet jonormale.

Llojet e tjera te leucemise jane kronike (me rritje te ngadalte).
Zakonisht jane me te rralla dhe perkeqesohen per nje periudhe me te gjate kohore.

  • Leucemia limfocitare kronike (CLL), palca e kockave prodhon limfocite jonormale. Kjo eshte me e zakonshme tek adoleshentet sesa tek femijet.
  • Leucemia mieloide kronike (CML), palca e kockave prodhon granulocite jonormale. Kjo eshte shume e rralle tek femijet.

CILAT JANE ATO FAKTORE QE NDIKOJNE NE SHFAQJEN E LEUCEMISE TEK FEMIJET?

Mjeket nuk e dine saktesisht se cfare e shkakton shumicen e rasteve me leucemi tek femijet. Egzistojne disa faktore qe mendohet te ndikojne ne kete semundje, e megjithate te kesh nje nga keto faktore nuk do te thote domosdoshmerisht se nje femije do te semuret nga leucemia. Ne fakt, shumica e femijeve me leucemi nuk kane ndonje faktor rreziku te njohur.

Rreziku per leucemine e femijerise rritet nese femija juaj ka:

  1. Nje crregullim te trasheguar si sindroma Li-Fraumeni, sindroma Down ose sindroma Klinefelter.
  2. Nje problem te trasheguar i sistemit imunitar sic eshte telangiektazia(jane ato ene gjaku mbi lekure qe kane formen e nje merimange).
  3. Nje vella/moter me leucemi, vecanerisht nje binjak identik.
  4. Nje histori e ekspozimit ndaj niveleve te larta te rrezatimit, kimioterapise ose kimikateve te tilla si benzeni.
  5. Nje histori te dobesimit te sistemit imunitar, si per shembull per nje transplant organi.
  6. Megjithese rreziku eshte i vogel, mjeket thone se femijet qe kane rrisk me te larte per kete semundje duhet te bejne kontrrolle te rregullta.

SIMPTOMAT E LEUCEMISE NE FEMIJERI

Simptomat e leucemisë shpesh nxisin nje vizite te mjeku. Kjo eshte nje gje e mire, sepse do te thote se semundja mund te zbulohet me heret sesa do te zbulohej ndryshe. Diagnoza e hershme mund te coje ne trajtim me te suksesshëm.

Shume shenja dhe simptoma te leucemise ne femijeri ndodhin kur qelizat e bardha te gjakut zevendesohen nga qeliza jonormale.

Simptomat e zakonshme perfshijne:

  • Lodhje ose lekure te zbehte.
  • Infeksionet dhe ethet.
  • Gjakderdhje ose mavijosje e lehte.
  • Lodhje ose dobesi ekstreme.
  • Frymemarrje e shkurter.
  • Kollitjes.

Simptoma te tjera mund te perfshijne:

  • Dhimbje kockash ose kycesh.
  • Enjtje ne bark, fytyre, krahe, nensqetulla, anet e qafes ose ije.
  • Enjtje mbi kocken e klavikules.
  • Humbje e oreksit ose humbje peshe.
  • Dhimbje koke, konvulsione, probleme te ekuilibrit ose shikim jonormal.
  • Te vjella.
  • Skuqje.
  • Probleme me mishrat e dhembev.

SI VENDOSET DIAGNOZA E LEUCEMISE TEK FEMIJET?

Per te vendosur diagnozen e leucemise se femijerise, mjeku do te marre nje histori te plote mjekesore dhe do te beje nje ekzaminim fizik te afert. Testet perdoren per te diagnostikuar leucemine e femijerise si dhe per te klasifikuar llojin e saj.

Testet fillestare mund te perfshijne:

  1. Testet e gjakut per te matur numrin e qelizave te gjakut dhe per te pare se si shfaqen ato.
  2. Aspirimi dhe biopsia e palces se kockave, zakonisht te marra nga kocka e legenit, per te konfirmuar diagnozen e leucemise.
  3. Punksion lumbal, per te kontrolluar perhapjen e qelizave jonormale ne lengun qe pershkron palcen e kurrizit dhe trurin.
  4. Nje patolog ekzaminon qelizat nga analizat e gjakut nen nje mikroskop. Ky specialist kontrollon gjithashtu mostrat e palces se kockave per numrin e qelizave gjakformuese dhe qelizave yndyrore.

Teste te tjera mund te behen per te ndihmuar ne percaktimin e llojit te leucemise qe mund te kete femija juaj. Keto teste gjithashtu i ndihmojne mjeket te dine se sa gjasa ka qe leucemia t’i pergjigjet trajtimit.

Disa teste mund te perseriten me vone per te pare se si femija juaj i pergjigjet trajtimit.

SI TRAJTOHET LEUCEMIA NE FEMIJERI?

Beni nje bisede te drejtperdrejte me mjekun e femijes suaj dhe anetaret e tjere te ekipit shendetesor per kancerin, rreth opsioneve me te mira per femijen tuaj. Trajtimi varet kryesisht nga lloji i leucemise si dhe nga faktore te tjere.

Shkalla e mbijeteses per shumicen e llojeve te leucemise ne femijeri eshte rritur me kalimin e kohes. Dhe trajtimi ne qendra speciale per femijet dhe adoleshentet ka avantazhet e kujdesit te specializuar. Kanceri i shfaqur ne moshe feminore priret ti pergjigjet trajtimit me mire sesa kanceri qe shfaqet te te rriturit dhe trupi i femijeve shpesh e toleron trajtimin me mire.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov

https://www.webmd.com

https://www.cancer.org

https://kidshealth.org/

https://www.ncbi.nlm.nih.gov

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?