Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

LEUCEMIA ( KANCERI I GJAKUT )

LEUCEMIA ( KANCERI I GJAKUT )

CFARE ESHTE LEUCEMIA ( KANCERI I GJAKUT )?

Leucemia eshte nje patologji shume e rende ,origjina e se ciles eshte ne palcen e kockave ,por qe perhapet shume shpejte edhe ne gjak .Me ane te qarkullimit te gjakut semundja mund te perhapet edhe ne pjese te tjera te organizmit . Ketu do te permendim :
1 – gjendrat limfatike
2-splenin (shpretken )
3-hepar
4-sistemin nervor qendror
5- organe te tjera te trupit .

Si femijet ashtu edhe te rriturit mund te preken nga leucemia , qe eshte nje patologji shume komplekse dhe me shume tipe e nentipe te tjera ne konsistenc te saj . Kockat jane struktura shume kompakte ( dense ) dhe me nje nderitm te brendshem te tille si ai i nje sfungjeri . Ne pjesen e brendshme te kockave gjendet palca e kockes ( qe ndahet ne palcen e kuqe dhe palcen e verdhe ) , nje element shume i rendesishem per prodhimin e elementeve te konfiguruar te gjakut .

Palca e kockave eshte e ndertuar nga :
-Qelizat burimore ( pararendese te qelizave te gjakut )
-Qeliza yndyrore
-Inde ,qe suportojne procesin e maturimit te qelizave te gjakut .

Palca e kockave eshte pergjegjese per prodhimin e:
1.Qelizave te kuqe te gjakut (eritrocitet )
2.Qelizave te bardha (leukocitet)
3.Trombociteve ( per ndalimin e hemoragjiise ) .

Llojet kryesore te qelizave te bardha te gjakut jane :
-Granulocitet
-Limfocitet
-Monocitet

Qelizat limfoide ( gjak-formuese ) ne kushte dhe rrethana te caktuara mund te kthehen ne qeliza leucemike (kancerogjene ). Pikerisht keto qeliza me nje ADN patologjike , te paisura edhe me nje ritem te larte ndarje qelizore , arrijne te popullojne palcen e kockave . Me pas ato arrijne te kalojne ne qarkullimin e gjakut dhe te perhapen ne organe te tjera te trupit .

Jane 4 tipe kryesore te leucemis bazuar ne llojine e qelizes ( bardhe ) se prekur dhe shpejtesise se zhvillimit te semundjes .
Pra ne leucemi kemi: *qeliza anormale , *qeliza me ritem te larte ndarjeje dhe *semundje qe perkeqesohet shume shpejt.

Cilat jane 4 llojet kryesore te leucemise?

Kater llojet e zakonshme te leukemise jane:
1.Leucemia kronike limfocitare (CLL) : shpesh-here shfaqet tek personat me te vjeter se 55 vjec dhe pothuajse asnjehere tek femijet.
2.Leucemia kronike mieloide (CML) :prek kryesisht te rriturit.
3.Leucemia akute limfocitare (ALL) : lloji me i zakonshem i leucemise qe prek kryesisht femijet e vegjel, por gjithashtu mund te prek edhe te rriturit.
4.Leucemia akute mieloide (AML) :shfaqet si tek te rriturit ashtu edhe tek femijet.

Cilat jane shkaktaret dhe faktoret e rriskut te semundjes?

Shkaku i qarte se perse zhvillohet leucemia nuk eshte bere ende i njohur . Megjithate studime te ndryshme kane identifikuar disa faktore rreziku per leucemine , ku do te permendim :

  1. Rrezatimi : personat e ekspozuar ndaj niveleve te larta te rrezatimit jane me te predispozuar per te zhvilluar kete semundje . Shperthimet e bombave atomike , aksidentet e centraleve berthamore dhe terapit mjeksore qe perdorin rrezatimin (ekspozimi i pacientit/personelit ) mund te jene arsye te ekspozimit ndaj burimeve rrezatuese .
  2. Ekspozimi ndaj kimikateve : ekspozimi ndaj niveleve te larta te kimikateve ne vendin e punes apo ne vendin ku banoni ( permendim benzenin apo formaldehidet ) mund te shkaktojne leucemi .
  3. Barnat : disa lloje barnash , ku do te permendim ne vecanti barnat qe perdoren ne kimioterapi , shoqerohen me zhvillimin e leucemis .
  4. Crregullimet gjenetike : personat qe vuajne nga crregullimet gjenetike , te tille si p.sh personat me Sindromen Down , jane me te predispozuar per zhvillimin e kesaj semundje.

Cilat jane simptomat qe manifestohen ne patologjine e leucemis?

Ne varesi te perhapjes se semundjes , ne varesi te shkalles se ndarjes qelizore ,pacientet me leucemi mund te manifestojne nje sere simptomash lidhur me semundjen .
Simptomat me te zakonshme qe mund te manifestojne pacientet , te cilet vuajne nga leucemia jane :
1.Djersitje gjate nates dhe ethe qe shfaqen shume here edhe pa nje shkak te dukshem .
2.Infeksione te shpeshta
3.Ndjesia e te qenurit i /e lodhur dhe i/e dobet shume shpesh
4.Dhimbje koke
5.Situata te shpeshta hemoragjie , si hemoragjia nga mishrat e dhembeve apo njolla ne lekure . Plus mavijosje qe shfaqen ne saj te goditjeve apo presionev te lehta ne lekure .
6.Dhimbje te kyceve ( artralgjia) ose te kockave
7.Edema(enjtje) ne trup
8.Edem te nyjeve limfatike , si psh ne zonen e qafes ose aksilare
9.Humbje peshe e pashpjegueshme

Shume prej simptomave te kesaj semundje mund edhe ti shikojme ne patologji te tjera , prandaj eshte shume e rendesishme kontakti me mjekun .

Si mund te parandalohet leucemia?

Megjithese jane identifikuar shume faktore rreziku per zhvillimin e semundjes , shpesh-here pacientet e diagnostikuar me leucemi mund te mos paraqesin asnje prej ketyre faktoreve . Shkaku i zhvillimit te leucemise shume here mbetet i panjohur . Prandaj dalim ne konkluzionin se ne shume raste parandalimi i semundjes mbetet i pamundur .

Megjithate ne nje studim te fundit eshte pare se ka nje lidhje mes zhvillimit te leucemis dhe pirjes se duhanit .Rreth 20 % e rasteve me leucemi akute mieloide tek te rriturit shfaqet tek personat duhanpires .

REFERENCAT

https://www.cancer.gov/types/leukemia#:~:text=Leukemia%20is%20a%20broad%20term,in%20children%20younger%20than%2015.

https://medlineplus.gov/spanish/leukemia.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/leukemia/symptoms-causes/syc-20374373