Kush jane egzaminimet qe perdoren per te diagnostikuar apandesitin?
Apendiksi ose apandesiti, eshte nje enjtje e dhimbshme e apandesitit, nje organ i vogel qe ndodhet ne pjesen e poshtme te djathte te barkut.
Apendeksi eshte nje organ i vogel, tubular, i rrumbullaket dhe qe nuk ka nje funksion te qarte ne trupin e njeriut. Inflamacioni i apendiksit eshte nje urgjence mjeksore dhe zakonisht kerkon trajtim te menjehershem.
Apendiksi eshte i lidhur me zorren e trashe, por askush nuk e di saktesisht se çfare funksioni ka apandesiti, por heqja e tij nuk eshte e demshme.
Cfare e shkakton enjtjen e apandesistit?
Nuk eshte e qarte se çfare e shkakton apandesitin.
Ne shume raste mund te ndodhë qe diçka te bllokoje hyrjen e apandesitit. Per shembull, mund te bllokohet nga nje pjese e vogel e materialit fekal(jashteqitjes) ose nje infeksion i traktit te siperm respirator mund te shkaktoje qe nyjat limfatike brenda murit te zorres te fryhet.
Nese ky pengim shkakton inflamacion dhe enjtje, mund te çoje ne rritje te presionit brenda apandesitit, i cili me pas mund te plase dhe te shkaktoje nje situate kercenuse per jeten brenda pak kohesh.
Kush moshe eshte me e rrezikuar te preket nga inflamacioni i apandesitit?
Meqenese shkaqet e apandesitit nuk jane kuptuar plotesisht, nuk ka asnje menyre te garantuar per ta parandaluar ate.
Apandesiti eshte nje semundje e zakonshme.
Mund te vuani nga apandesititi ne çdo moshe, por zakonisht prek njerezit e moshes 10-30 vjeç.
Kush jane shqetesimet qe i detyrojne pacientet te shkojne tek mjeku?
Simptomat me te shpeshta qe shkakton enjtja e apendesitit (inflamacioni tij) jane:
- Ndjesia e nje dhimbje te papritur ne pjesen e poshme, te djathte te barkut.
- Dhimbja shfaqet ne zonen rreth kerthizes, por ka tendencen te leviz ne pjesen e poshtme te barkut.
- Dhimbja eshte e tille qe perkeqesohet nese levizni apo ecni.
- Te perzierat dhe te vjellat fillojne menjehere pas dhimbjes se barkut.
- Mungese oreksi.
- Kapsllek ose diarre.
- Fryrje barku.
- Ethe dhe temperature 38.5 grade celcius(megjithese kjo mund te ndryshoje nga nje njeri tek tjetri).
Apandesiti duhet bere shume kujdes se mund te ngaterrohet lehtesisht me nje semundje tjeter, si p.sh.
- Gastroenterit, nje mikrob qe nepermjet ushqimit ka hyre ne stomak mund te shkaktoje diarre dhe te vjella.
- Sindromi i zorres se irrituar ( SZI )
- Kapsllek
- Infeksioni i fshikezes ose te traktit urinar.
- Semundja Crohn
- Nje infeksion i pelvisit (pjeses se legenit).
Tek grate, simptoma te ngjashme me ato te apandesitit ndonjehere mund te kene nje shkak gjinekologjik, te tilla si nje shtatzeni jasht mitre, dhimbje menstruale ose semundje inflamatore te pelvisit/legenit (SIP).
Cdo gjendje qe shkakton dhimbje te vazhdueshme te barkut kerkon kujdes urgjent mjekesor, pasi nese apandesiti lihet pa trajtuar mund te shkaktoje edhe vdekje.
Si behet vendosja e diagnozes se apandesitit?
1. Egzaminimi objektiv me ane te palpacionit(prekjes).
Mjeku ne spitalin qe ju jeni drejtuar, ne fillim do tju pyese per shqetesimet qe ju keni, do te kontrrolloje me ane te prekjes barkun tuaj dhe do te shohe nese dhimbja perkeqesohet kur behet shtypja ne zonen rreth apandesitit (ne pjesen e poshtme te djathte te barkut).
Nese keni simptomat tipike te apandesitit, mjeku zakonisht do te jete ne gjendje te vendos nje diagnoze te sigurt te semundjes.
Ne kete rast, ju do te dergoheni menjehere ne spital per trajtim.
Po ne rastet e komplikuara?
Apandesiti mund te jete i nderlikuar per t’u diagnostikuar nese nuk keni simptomat(shenjat) tipike, te cilat jane te pranishme vetem ne gjysmen e te gjitha rasteve.
Gjithashtu, apandasiti si organ tek disa njerez mund te vendoset ne nje pjese paksa te ndryshme te trupit te tyre, si p.sh.
- pelvisit(legenit)
- prapa zorres se trashe
- rreth zorres se holle
- prane pjeses se poshtme te djathte te melçise
2. Egzaminime te tjera qe mund te kerkohen!
Po ashtu mjeku mund tju kerkoje:
- Nje test gjaku per te pare shenjat e infeksionit.
- Nje test shtatzenie per grate, per te perjashtuar nje shtatzani te mundshme.
- Nje test te urines per te perjashtuar probleme te tjera, te tilla si nje infeksion i fshikezes se urines.
- Nje eko per te pare nese apandesiti eshte i fryre.
- Nje CT-skaner
Ndonjehere mund te duhet pak kohe per te marre rezultatet e analizave.
Nje tjeter nderhyrje qe mund te kerkohet ne rastet shume te veshtira eshte edhe kjo me poshte.
Kirurgu mund te rekomandoje nje laparoskopi per te ekzaminuar apandesitin dhe organet ne bark nese diagnoza eshte ende e pasigurt. Laparoskopia eshte nje nderhyrje mini-invazive, shume e rendesishme dhe le shume pak shenja pas procedures.
Heqja e apandesitit zakonisht rekomandohet nese dyshohet per apandesit, ne vend qe te rrezikoni te cahet dhe t ejapi inflamacion te te gjithe barkut.
Zakonisht per tu siguruar per diagnozen e apandesitit, nese nje mjek nuk eshte i sigurt nese keni apandesitit, mund te rekomandoje te prisni deri ne 24 ore per te pare nese simptomat tuaja permiresohen, mbeten te njejta ose perkeqesohen.
Nese ne ato raste te veshtira mjeket dyshojne se apandesiti eshte care, ju do futeni ne salle me urgjece edhe pa bere asnje egzaminimet e mesiperme.
Kush eshte trajtimi i zgjedhur per sherimin nga apandesiti?
- Kirurgjia e hapur (Apendektomia e hapur)
Gjate nje apendektomie te hapur, kirurgu i pergjithshem ben nje prerje ne pjesen e poshtme te djathte te barkut. Apendiksi hiqet dhe plaga mbyllet me qepje.
Mjeku mund te zgjedhe nje procedure kirurgjikale te hapur nese apendiksi çahet dhe infeksioni eshte perhapur ne organe te tjera.
- Kirurgjia e laparoskopike (Apendektomia laparoskopike)
Gjate nje apendektomie laparoskopike, nje kirurg i pergjithshem hyn ne apendiks permes prerjeve te vogla ne bark. Keshtu e gjithe procedura realizohet me ane te instrumentave preres qe futen nepermjet tyre.
Kirurgjia laparoskopike eshte zakonisht alternativa me e mire per te rriturit e moshuar dhe njerezit mbipeshe. Ajo ka me pak rreziqe sesa nje procedure e hapur e apendektomie dhe ne pergjithesi ka nje kohe me te shpejte sherimi.