Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Kriptosporidioza

INFORMACIONE TE PERGJITHSHME PER KRIPTOSPORIDOZEN!

Kriptosporidioza eshte nje semundje infektive e shkaktuar nga nje mikrob qe normalisht rritet ne zonen intestinale (zorren) tek njerezit. Ky mikrob eshte nje parazit e njihet me emrin Cryptosporidium parvum.

Kjo semundje eshte nje nga semundjet me te shpeshta qe merret ndersa frekuenton zonat e mbipopulluara si psh pishinat. Shenjat me te hasura ne te shumten e rasteve Jane diarreja (jashteqitje) te ujshme dhe dhimbje te barkut.

Sic mund edhe ta shikojme simptomat (ankesat e te semurit) e semundjes jane te ngjashme me ato te nje gastroenteriti, por duhet nje vizite tek mjeku per te vendosur nje diagnoze te sakte.

Megjithate ka edhe shume simptoma(ankesa qe ka pacienti) te tjera me te cilat manifestohet kjo semundje:

  • Diarre (jashteqitje) te ujshme
  • Dhimbje barku
  • Nauze (te perziera)
  • Te vjella
  • Lodhje e pashpjegueshme
  • Humbje peshe
  • Temperature trupore nen vlerat normale

Ne disa paciente keto simptoma jane kalimtare dhe zgjasin shume-pak kohe . E ndersa tek disa te tjere keto simptoma nuk largohen pa marre nje trajtim specifik nga mjeku.

Koha e shfaqjes se ketyre shenjave varion, semundja zakonisht fillon dhe shfaq shenjat e saj rreth nje jave pas ekspozimit. Mund te ndodhi qe keto shenja te shfaqen me heret apo me vone ne varesi te organizmit te personit.

SI MUND TE INFEKTOHENI ME KRIPTOSPORIDOZEN?

Ashtu sic permendem edhe me siper, kriptosporidoza eshte nje parazit emri i se cilit eshte Cryptosporidium parvum. Ky mikrob rritet ne fecet e kafsheve dhe ne atyre te njerezve qe jane te infektuar nga paraziti ne fjale. Pra rruga e transmetimit te parazitit eshte entero-fekale, qe dmth mikrobi merret nga goja dhe eleminohet me jashteqitje.

Kjo eshte nje arsye shume e forte se perse duhen lare duart me shume kujdes pas prekjes se kafsheve dhe po ashtu te gjitha ushqimet qe konsumojme . Gjithashtu duhet te kemi kujdes te mos dalim asnjehere nga tualeti pa lare duart me uje dhe sapun ,sikunderse edhe pas nderrimit te pelenes se bebes.

Sasite e medha te ketij mikrobi rriten ne ujrat e zeza dhe duhet te kihet shume kujdes ne rast te kontaminimit te ujit te pijshem me kete lloj mikroorganizmi.

Nje burim per perhapjen e ketij lloj paraziti jane rezervuaret, pishinat, etj kur ne te ka nje burim infeksioni te pranishem .

SA SERIOZ ESHTE INFEKTIMI ME KRIPTOSPORIDOZEN ?!

Semundja ka tendencen qe te zgjasi simptomat e saj ne organizem mbi 30 dite tek njerezit ne dukje te shendetshem. Ndersa kjo ndryshon per personat te cilet vuajne nga :

-Nje sistem imunitar i dobet
-HIV/SIDA
-Kanceri
-Pacientet qe kane kryer transplant dhe marrin medikamente imunosupresore
-Nje sistem imunitar i dobet gjenetikisht.

Pra te te gjithe personat e mesiperm, mundesia qe simptomat te zgjatin ne kohe eshte e pacaktuar sepse sistemi i tyre mbrojtes eshte shume i dobet. Pikerisht per shkak te ketyre forcave mbrojtese te dobesuara nje diarre (jashteqitje e ujshme) e zgjatur ne kohe mund ti rrezikoje jeten pacientit deri ne vdekje.

SI DIAGNOSTIKOHET PARAZITI I KRIPTOSPORIDOZES?

Sic e kemi permendur edhe me siper ky lloj mikrobi rritet ne zorre dhe del jashte organizmit me ane te jashteqitjes. Si rrjedhoje edhe zbulimi i parazitit behet me ane te nje analize te feceve.

Kujdes nje analize fekalesh e thjeshte nuk mund ta identifikoje/njohi mikrobin. E si rrjedhoje mjeku do tju rekomandoje nje teste te vecante qe identifikon Cryptosporidium parvum ne mostren fekale qe do te ekzaminohet. Kjo analize behet duke mbledhur masa felake per disa dite dhe jane laborantet qe bejne pjesen tjeter te punes.

SI TRAJTOHET SEMUNDJA?

Nuk ka nje kure te mirfillte per trajtimin e semundjes. Dy jane elementet me te rendesishem qe duhet te kemi parasysh :

  • Te konsumohet sa me shume ushqime te lengshme
  • Duhet te pushoni gjate, pra te mos beni shume aktivitete gjate diteve qe do jeni semure.

Mjeket ne disa raste nuk e shikojne te arsyeshme ta ndalojne diarrene sepse e shohin si nje menyre qe zorra vetpastrohet nga mikrobet ne fjale. Prandaj behet e gjitha kjo terapi mbeshtetese .

A MUND TE MBROHEMI NGA INFEKTIMI ME CRYPTOSPORIDIUM?!

Sigurisht qe po. Me poshte do te paraqesim disa menyra se mund te mbrohemi prej saj:

  1. Lani duart pasi keni prekur nje kafshe shtepiake apo cfaredo lloji tjeter.
  2. Lani duart me shume kujdes nese aksidentalisht keni rene ne kontakt me objekte qe mund te jene te ndotura me mase fekale.
  3. Lani duart me shume kujdes para pergatitjes se vakteve ushqimore.
  4. Lani duart pas puneve te bera ne kopesht apo pasi keni prekur dhe/toke.
  5. Shmangni konsumin e qumshtit apo nenprodukteve te tjera te papasterizuara.
  6. Shmangni therjen e bagetive afer vendit ku ato jane rritur.
  7. Shmangni konsumin e ujit te pire direkt nga lumenjt, liqenet apo perrenjt.
  8. Kujdes ne frekuentimin e pishinave me kushte higjenosanitare te dobeta.

Shkruar nga: Refije Kadiu, Bachelor ne Infermieri te pergjithshme

Edituar nga : Dr.Albana Greca, MMedSc

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/cryptosporidiosis.html

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/cryptosporidiosis/overview-prevention.html

https://www.msdmanuals.com/home/infections/parasitic-infections-intestinal-protozoa-and-microsporidia/cryptosporidiosis

https://www.cdc.gov/parasites/crypto/diagnosis.html