Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Kontrrolli i sheqerit tek diabetiket

Diabeti eshte nje gjendje e pakthyeshme shendetesore me te cilen eshte e veshtire te jetosh.
Semundja shfaqet me pranine e niveleve te larta te glukozes(sheqerit) ne gjak, ne trup per shkak te mungeses se prodhimit te insulines.
Pra, Diabeti mellitus eshte nje semundje kronike(pasherueshme) e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon aspak ose prodhon nje sasi te pamjaftueshme insuline.
Semundja e sheqerit karakterizohet nga hiperglicemia (rritja e sheqerit ne gjak), si rezultat i sasise se pamjaftueshme ose absolute te insulines (insulina eshte hormon qe prodhohet ne pankreas).
Vlerat normale te sheqerit ne gjak jane nga 70-110 mg/dl dhe 2 ore pas buke 140mg/dl.

Kush jane kriteret qe e bejne nje person te quhet diabetik?

NormalePrediabetikDiabetik
Glicemi esell(mg/dl)70-110110-125≥126
Glicemi 2 ore pas buke(mg/dl)<140≥140-199≥200
HbA1c(%)<5.75.7-6.4≥6.5
  1. Glicemia esell ≥ 126 mg/dl
  2. Glicemia 2 ore pas buke ≥ 200 mg/dl
  3. Nje matje e glicemise se rastit ≥ 200 mg/dl e shoqeruar me shenja te diabetit
  4. Hemoglobina e glukozuar ≥ 6.5 % (analiza qe tregon mesataren e glicemise ne gjak per tre muajt e fundit)

Eshte e rendesishme te theksohet se personat me diabet mund te mos kene shenja klinike te semundjes dhe per kete arsye eshte e keshillueshme te kryhet kontrolli i glicemisë (sheqerit) ne gjak.

Shenjat me te shpeshta te diabetit melitus!

SimptomatLlojet ediabetit melitus
Diabeti tip 1Diabeti tip 2
Tharje goje, etje e theksuar, urinim i shpesht+++
Dobesi dhe lodhje e pashpjegueshme+++
Urinim i shpesht naten+++
Uri e theksuar dhe renie ne peshe++
Turbullim i shikimit+++
Vulvovaginit dhe prurit(kruarje)+++
Plage qe mbyllen me veshtiresi+++
Neuropati periferike+++
Pacienti nuk shfaq shenja++

Pse eshte i rendesishem kontrroli i glicemis(sheqerit) tek diabetiket?

Dy jane elementet kryesore pse duhet te kontrrollohen nivelet e sheqerit ne gjak:

  • Parandalimi i hiperglicemise(nivele te larta te sheqerit)
  • Parandalimi i hipoglicemise(nivele te ulta te sheqerit)
  • Ruajtia e vlerave normale te sheqerit ne gjak

1-RENDESIA E DIETES NE KONTRROLLIN E NIVELEVE TE SHEQERIT

Dieta ka shume rendesi ne mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijne te mbajne vlera normale te sheqerit ne gjak vetem duke mbajtur dieten e rekomanduar nga mjeku endokrinolog.
Dieta eshte specifike per çdo person me diabet. Ajo varet po ashtu nga metabolizmi bazal, nga BMI dhe nga aktiviteti fizik.

Sa vakte dhe sa mini vakte duhet te marri nje person me diabet gjate dites dhe ne cilen pjese te dites ?

  • Nje person me diabet duhet te marre 3 vaktet kryesore dhe 3 vakte te ndermjetme (mini vakte) pra gjithsej 6 vakte ne dite.
  • Vaktet kryesore merren zakonisht: ne mengjes(ne oren 8.00), ne dreke(ne oren 14.00) dhe ne darke(ne oren 20.00).
  • Vaktet e vogla (mini vaktet) merren midis vakteve kryesore, ne oren 11.00, ne oren 17.00 dhe ne oren 23.00 ku rekomandohet me se shumti te konsumohet nje frut.
  • Shume e rendesishme eshte qe vaktet te merren pothuajse ne te njejten ore çdo dite dhe hapesira nga vakti ne vakt te jete e njejte.
  • Mos te kalojne shume ore pa ngrene.
  • Nje vakt ushqimor duhet te permbaje me patjeter karbohidratet (sheqerna) te nevojshme.

Kush jane ushqimet qe rekomandohen me se shumti per kete grup pacientesh?

  • Uji, cajrat pa sheqer, kafe pa sheqer, leng frutash dhe perimesh.
  • Kungulleshka, rrepe, speca, spinaq, qepe, panxhar i kuq.
  • Laker e bardhe, lulelaker, kastravece, domate, patellxhan, bamje.
  • Karota, sallate jeshile, molle.

Nuk rekomandohen :

  • Embelsirat ne pergjithesi
  • Ushqimet e skuqura
  • Pijet me embelsues artificial (ivi, kola, fanta)
  • Pije alkoolike, birra

2-SI TA PERBALLOJME HIPOGLICEMINE?

Hipoglicemia eshte ulja e vlerave te sheqerit ne gjak ne me pak se 70 mg/dl.

Cilat jane shenjat klinike te renies se sheqerit?
Shenjat kryesore jane: keputje trupi, djerse te ftohta, dhimbje koke, marrje mendsh, turbullim ose erresim i shikimit, ndjenje urie, gjendje te fikti, humbje e ndergjegjes deri ne koma, axhitim, personi behet me nervoz dhe nuk arrin te kontrolloje sjelljen e tij.

Si duhet te veprojme ne rastet me hipoglicemi?
Ne keto raste duhet te marrim menjehere 15 gr sheqer te ngurte ose te tretur ne uje ose 3 karamele, 1 gote pije te sheqerosur (leng frutash, kola, pepsi, fanta, etj).
Pasi te keni marre 15 gr sheqer do prisni 15 minuta dhe do beni nje matje te sheqerit ne gjak te çastit, permes aparatit qe perdorni per matjen e tij ne kushte shtepie.
Nese aparati tregon vleren mbi 70 mg/dl, kjo do te thote se e keni kaluar rrezikun dhe duhet te merrni nje mini vakt pas kesaj gjendje. Qe mund te jete nje fete buke me djathe dhe zarzavate.

Ne rast se sheqeri ne gjak vazhdon te jete me pak se 70 mg/dl atehere do perserisim veprimin e mesiperm duke marre 15 gr sheqer ne forme karamelesh apo leng .

Nese edhe pas perpjekjes se dyte sheqeri vazhdon te jete me pak se 70 mg/dl duhet te kerkoni ndihmen e mjekut ose te paraqiteni ne qendren me te afert shendetesore per ndihme mjekesore.

3-SI TA PERBALLOJME HIPERGLICEMINE?

Hiperglicemia eshte ajo gjendje shendetesore ku niveli i sheqerit ne gjak arrin shifrat mbi 200 mg/dl.
Shenjat qe mund te paralajmerojne hiperglicemin jane: shikimi i turbullt, dhimbje koke, dhimbje gjoksi, etje e madhe, skuqje e lekures se fytyres dhe e dekoltese, dobesi e pashpjegueshme, etj.
Hiperglicemia mund te zbulohet edhe ne kushte shtepie, duke bere testin e shqerit ne gjak me ane te nje aparati te marre ne farmaci.
Si behet kjo?
Pasi te kemi lare duart, bejme dezinfektimin me alkool dhe me ane te nje gjilpere bejme te mundur c’pimin e gishtit. Nga ana tjeter vendosim nje shirit per matjen e sheqerit ne gjak ne aparat dhe mbi te hedhim gjakun e nxjerre nga gishti.
Niveli juaj i sheqerit ne gjak do te shfaqet ne ekranin e aparatit.

Si veprohet ne rastet me hiperglicemi?

  • Marrim ilacet qe mjeku na ka dhene per te perdorur ne kushte urgjente(metformin, daonil).
  • Bejme insulinen.

REFERENCAT

https://www.qsut.gov.al/

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/

https://diabetesjournals.org/

https://www.nhsinform.scot/