Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Kontrrolli i hemoglobines ne pacientet me anemi

Hemoglobina eshte nje proteine e cila gjendet ne qelizat e kuqe te gjakut (eritrocitet). Hemoglobina eshte nje molekule komplekse e perbere nga kater zinxhire polipeptidik, ne secilen prej tyre gjendet nje atom hekuri i cili me pas lidhet me oksigjenin dhe qarkullon ne trup.

Ajo ka nje rol kryesor ne trup, qe eshte transporti i oksigjenit nga mushkerite ne te gjitha pjeset e trupit, dhe po ashtu ndihmon ne transportimin e dioksidit te karbonit nga pjesa periferike(distale) drejt mushkerive, ku me pas dioksid i karbonit eliminohet nga trupi permes frymenxjerrjes.

Perveç rolit te saj kryesor ne transportin e oksigjenit dhe dioksidit te karbonit, hemoglobina ndihmon edhe ne ruajtjen e formes se pershtatshme te qelizave te kuqe te gjakut(eritrocitet) dhe stabilitetin e tyre.

Nivelet normale te hemoglobines ne gjak ndryshojne ne varesi te moshes, gjinise dhe faktoreve te tjere te shendetit. Analiza e gjakut perben nje nder analizat me te rendesishme qe kerkohet si ne ato raste kur pacienti ka nje shqetesim ashtu edhe ne kontrrollet rutine.
Çdo devijim i madh nga nivelet normale te hemoglobines mund te shkaktoje probleme shendetesore, perfshire anemine (nivelet e uleta te hemoglobines) ose policitemine (nivelet e larta te hemoglobines).

Ne cilat raste duhet patjeter te beni nje kontrroll per te vleresuar hemoglobinen?

Simptomat(ankesat e pacientit) qe kerkojne patjeter kontrrollin e hemoglobines jane:

  • Dobesi, lodhje, keputje, me te theksuar ne sforcimet fizike.
  • Palpitacione(te rrahura te shpeshta te zemres), veshtiresi ne frymemarje.
  • Dhimbje koke (ne pjesen e pasme te saj), miza para syve, zhurme ne vesh.

Tek te moshuarit ndryshimet e hemoglobines mund te shfaqen shume shpejt dhe simptomat e mesiperme mund te shoqerohen edhe me angina pektoris(shtrengime ne gjoks).

Shenjat e pergjithshme(qe dallojme ne punonjesit ne fushen e mjeksise) jane zbehja e lekures dhe e mukozave (qe shfaqen kur Hb eshte me pak se 9-10 gr/dl).
Per te vleresuar zbehjen duhet patur parasysh jo vetem vlera e Hb(hemoglobines) por dhe volumi plazmatik, sasia e bilirubines,etj.
Anemia duket me mire ne membranat mukoze (buzet, goja, faringu, konjuktivat), llapa e veshit, shuplakat e duarve dhe ne shputat e kembeve (kur Hb < 7 gr/dl).
Ne rastet kur anemia instalohet shpejt dhe eshte e thelle mund te kemi takikardi(rrahje te shpeshta zemre), puls te shpejte, rrahje te forta ne zemer, zmadhim te zemres(kardiomegali).

Shenjat specifike jane ne vartesi te llojit te anemise p.sh tek anemia nga mungesa e hekurit(Fe) shoqerohet me renien te flokeve, gjuha e shkelqyer dhe e lemuar, çarje tek cepat e buzeve, thonjte te dobet.
Ne rastin e anemise hemolitike(shkaterrimi i larte i eritrociteve) do te kete ikter nga shtimi i bilirubines.
Ne semundje te tjera anemia mund te shoqerohet me neutropeni (infeksione), trombocitopeni (fenomene te shumta hemoragjike).

Ne anemi te thella mund te kete nje rritje te lehte te temperatures. Me perjashtim te episodeve hemolitike akute, nje temperature mbi 38.3°C duhet kerkuar per nje infeksion.

VLERESIMI I SHKALLES SE ANEMISE

GradaRendesa e simptomaveVlera e hemoglobines(Hb)
0NormaleHb tek femrat 12.0-16.0g/dl
Hb tek meshkujt 14.0-18.0g/dl
1E lehteHb 10.0g/dl eshte kufiri i vlerave normale
2E moderuarHb 8.0-10.0 g/dl
3E rendeHb 6.5-7.9g/dl
4Shume e rende (kercenuese per jeten)Hb me pak se 6.5g/dl

Si te lexoni nje analize gjaku?

  • Eritrocitet(RBC)
    Kjo tregon numrin e eritrociteve(qelizave te kuqe te gjakut) ne gjak. Per te rriturit eshte 4.5-6.0 milion eritrocite per mikroliter (µL). Ndersa tek femijet niveli normal i RBC varion nga mosha dhe pesha e tyre. Keshtu qe vlerat e references per femijet do te jene te ndryshme nga ajo e te rriturve. Vlerat e larta te RBC mund te tregojne per rrezikun e formimit te trombozave, insuficenc te zemres apo dehidrim. Ndersa nivelet e ulta te saj mund te na tregojne per nje anemi, mungese te hekurit ne organizem apo edhe munges te vitamines B12 dhe acidit folik.
  • Hemoglobina(HBG)
    Nje analize e zakonshme e gjakut perfshin vleresimin e nivelit te hemoglobines. Kjo eshte nje menyre e zakonshme dhe e lehte per te monitoruar nivelin e hemoglobines ne trup.
    Vlera dhe shkalla e se ciles eshte shpjeguar me siper.
  • Hematokriti(HTC)
    Hematokriti eshte nje tjeter vlere e perdorur per te vleresuar numrin e qelizave te kuqe te gjakut ne raport me gjakun e pergjithshem. Ne pergjithesi, nje nivel hematokriti normal eshte afer me 3 here vleren e hemoglobines ne g/dL.
    Volumi mesatar i qelizave te kuqe te gjakut(MCV)
    MCV shpreh volumin e mesatar te qelizave te kuqe te gjakut dhe shprehet zakonisht ne femtoliter (fL).
    Vlerat normale te MCV mund te ndryshojne ndryshe ne laboratore te ndryshem, por zakonisht tek personat e rritur ajo eshte rreth 80-100 fL.
    Per femijet: Niveli normal i MCV ndryshon me moshen dhe peshen e tyre.
    Nese MCV eshte e larte, kjo mund te tregoje per anemi megaloblastike, qe zakonisht shkaktohet nga deficiti i vitamines B12 ose acid folik. Ne kete rast kemi eritrocite te medha.
    Nese MCV eshte e ulet, kjo mund te tregoje per anemi me qeliza te kuqe te vogla, qe mund te shkaktohet nga deficiti i hekurit ose te tjera probleme shendetesore.
  • Koncentrimi mesatar i hemoglobines ne qelizat e kuqe te gjakut (MCHC)
    MCHC shpreh densitetin e hemoglobines brenda qelizave te kuqe te gjakut dhe shprehet zakonisht ne gram per deciliter (g/dL).
    Vlerat normale te MCHC jane tek te rriturrit ne vlera 31-37 g/dL, ndersa tek femijet do te ndryshoje me moshen dhe peshen e tyre.
    Nje nivel i larte i MCHC mund te tregoje per nje situate te njohur si sferocitoza, nje semundje e trashegueshme qe shkakton qelizat e kuqe te gjakut te marrin forme sferike dhe te kene nje densitet te larte te hemoglobines.
    Nje nivel i ulet i MCHC mund te tregoje per anemi, veçanerisht per nje lloj anemie te quajtur anemi mikrocitare, e cila zakonisht shkaktohet nga deficiti i hekurit.

Ne praktiken e perditshme, sikurse edhe ne rastet urgjente, dy jane parametrat e pare qe vlersohen:

  • Niveli i hemoglobines:
    Hb tek femrat 12.0-16.0g/dl
    Hb tek meshkujt 14.0-18.0g/dl
    Hb ne lindje 13.5-24.0 g/dL
    Hb ne femijerine e hershme 9.5-13.5 g/dL
    Hb moshen 12-18 vjeç 12.1-15.1 g/dL
  • Niveli normal i hematokritit zakonisht perfshin:
    Per te rriturit: Rreth 38.3%-48.6% per meshkujt dhe 35.5%-44.9% per femrat.
    Ne lindje eshte 45%-62% .
    Ne femijerine e hershme eshte 30%-40% .
    Ne moshen 12-18 vjeç arrin nje vlere te afert me ate te te rriturve, zakonisht rreth 35.5%-44.9% .

Per konsulta me te specializuar duhet te paraqiteni tek mjeku i familjes, i cili me pas do tju drejtoje tek nje mjek specialist per problemet e gjakut, i cili quhet Mjek Hematolog. Ky i fundit do te percaktoje edhe shpeshtesin e vizitave pasardhese.

REFERENCAT

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/

https://www.msdmanuals.com/

https://www.healthline.com/

https://my.clevelandclinic.org/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?