Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KONJUKTIVITI

KONJUKTIVITI

CFARE ESHTE KONJUKTIVITIT?

Konjuktiviti eshte nje inflamacion i konjuktives se syrit. Konjuktiva eshte nje cipe e holle e tejdukshme qe vesh skleren( e bardha e syrit) e syrit dhe pjesen e brendshme te qepallave. Kjo patologji eshte e njohur ndryshe si “syri roz” dhe me se shpeshti shkaktohet nga nje infeksion viral ose mund edhe te jete alergjike apo si nje acarim kimik. Ne raste te rralla mund te jete edhe si nje infeksion bakterial.

SA I PERHAPUR ESHTE KONJUKTIVITI?

Cdokush mund te preket nga konjuktiviti. Ai mund te perhapet shume lehte ne vendet e mbipopulluara si ne konvikte, shkolla, etj. Infektioni merret duke rene ne kontakt me lotet e personave te infektuar apo sekrecioneve te tjera okulare. Perdorimi i peshqireve te personave te infektuar apo elementeve te tjere te tyre personale sherben si burim per perhapjen e infeksionit. Simptomat e semundjes fillojne dhe shfaqen disa dite pas renies ne kontakt me objektin e infektuar si psh peshqiret. Nje person me konjuktivit eshte infektues deri ne momentin qe simptomat zhduken apo deri ne momentin qe syri merr nje pamje normale. Rreziku per konjuktivitin rritet me perdorimin e lenteve te kontaktit apo prekjen e syve me duart e kontaminuara.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE MANIFESTON KONJUKTIVITI?

Simptomat qe shfaq konjuktiviti tek personat qe prek jane :

  1. Sy i skuqur (eritematoz) dhe i irrituar.
  2. Sensitivitet i rritur ndaj drites.
  3. Ndjesia e nje trupi te huaj ne sy apo prurit i shtuar .
  4. Edem te kapakut te syrit (qepallave).
  5. Lotim i shtuar dhe rrjedhje te sekrecioneve te tjera vec loteve nga syri.

Konjuktivit viral ka nje fillim te papritur te simptomave, ai mund te shfaqet ne njerin sy, por shpesh here ka tendencen te perhapet edhe ne syrin tjeter .

A DUHET TE KONTAKTONI MJEKUN NESE KENI SIMPTOMA TE KONJUKTIVITIT ?

Ju duhet te kontaktoni mjekun nese :

  1. Keni simptoma te konjuktivitit qe nuk zhduken per 24-48ore.
  2. Nese keni simptoma te konjuktivitit dhe perdorni lente kontakti .
  3. Nese keni dhimbje te syve apo probleme te pamjes .
  4. Nese keni simptoma te nje viroze te mundshme .

SI TRAJTOHET KONJUKTIVITI ?

Trajtimi i konjuktivitit varion sipas shkakut. Per konjuktivitin viral nuk ka nje kure te vetme trajtimi, shpesh-here nuk perdoren medikamente duke e lene infeksionin te kaloj vetvetiu brendaj nje deri ne gjashte jave. Me se shumti ne konjuktivitin viral perdoren lubrifikantet ne formen e pikave ne sy per te lehtesuar simptomat. Zakonisht konjuktivitet nese kane simptoma qe nuk qetesohen brenda 24-48 oreve dhe per me teper shoqerohen edhe me ndryshime te pamjes, duhet kontaktuar patjeter me nje mjek okulist.

Nje person me konjuktivit duhet te ndjeki keto udhezime:

  • Ndiqni si duhet trajtimin e marre nga mjeku, duke respektuar dozen dhe oraret.
  • Lani duart me sapun dhe uje para dhe pas aplikimit te medikamenteve ne sy.
  • Lani syte shpesh dhe perdorni peshqir personal apo letra njeperdorimshme per te fshire syte.
  • Shmangni prekjen e syve me duar te palara.
  • Per te reduktuar shqetesimet ne sy mund te perdorin kompresa te ngrohta ose te ftohta ose kombinim te te dyjave.
  • Gjate kesaj kohe mos perdorni grim ne sy. Madje duhet te keni kujdes edhe kur i perdorni furcat e make-up ne sy, te cilat nuk jane personale tuajat.

SI DUHET TE PERDOREN LENTET E KONTAKTIT GJATE KESAJ KOHE?

  • Nuk duhet ti perdorni lentet e kontaktit deri ne momentin qe te siguroheni se jane hapur ne menyre sterile per te parandaluar nje mbivendosje infeksionesh .
  • Mos perdorni medikamente me pika ne sy ne kohen qe mbani lente kontakti .
  • Mos i perdorni lentet deri ne momentin qe jeni sheruar nga konjuktiviti.
  • Nese keni perdorur lente kontakti para konjuktivitit duhet qe ti hidhni ato, pasi nuk duhet te riperdoren.

SI MUND TE PARANDALOHET KONJUKTIVITI?

  • Lani duart shpesh me uje dhe sapun.
  • Thani duart me letra nje-perdorimshme pas larjes.
  • Shmangni prekjen e syve me duar te palara.
  • Shmangni ekspozimin e syve ndaj irritanteve te tille si parfumet, tymi, etj.
  • Hidhni ose lani peshqiret tuaj apo edhe sendet e tjera qe perdorni tek syte gjate konjuktivitit, vecmas nga te tjeret.
  • Shmangni ndarjen e gjerave personale si peshqiret me te tjeret.
  • Shmangni ndarjen me te tjeret te pikave te syve,produkteve kozmetike qe perdoren tek syte, lenteve të kontaktit, peshqirev dhe sendeve te tjera te perdorura ne fytyre.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/conjunctivitis.html

https://www.nhs.uk/conditions/conjunctivitis/

https://www.cdc.gov/conjunctivitis/index.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/pink-eye/symptoms-causes/syc-20376355

https://medlineplus.gov/pinkeye.html#:~:text=Conjunctivitis%20is%20the%20medical%20name,burning%2C%20discharge%2C%20and%20redness.

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?