Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Kolesteroli ne Gjak.

Kolesteroli ne Gjak.


Cfare eshte Kolesteroli ?


Kolesteroli eshte nje lipid ( substance e yndyrshme ) ,e cila eshte shume e rendesishme per funksionimin e
organizmit . Kolesteroli si substance eshte e pranishme ne membranat qelizore te
indeve te trupit dhe gjithashtu eshte e pranishme ne qarkullimin e gjakut .
Si substance ajo prodhohet kryesisht nga hepari ( melcia ) , por ajo mund te merret edhe nga ushqimet e ku kryesishte mund te permendim nenproduktet e qumeshtit dhe mishin .
Duhet theksuar fakti qe kolesteroli eshte shume I dobishem per prodhimin e :
– provitamines D3
– hormoneve ( ketu mund te permendim aldosteronin , kortikosteronin,
kortizol, androgjen, etj )

– po ashtu shume e rendesishme per prodhimin e lengut biliar qe eshte shume e rendesishme per tretjen e yndyrnave .
– metabolizmin e vitaminave te tretshme ne yndyrna .


Ashtu si cdo element qe duhet te jete ne balanc per mirfunksionimin e trupit edhe kolesteroli eshte I dobishem kur eshte ne nivelet e tij normale , ne te kundert ai eshte shume I demshem.
Nje nga pasojat me madhore te niveleve te larta te kolesterolit eshte formimi I pllakave aterosklerotike .
Lipidet ( ku pjese e saj eshte edhe kolesteroli ) kane aftesin qe te lidhen me proteinat dhe te formojne lipoproteinat . Kjo eshte shume e rendesishme per udhetimin e lipideve ne gjak , ndryshe pa pranine e proteinave ato nuk mund te levizin .


Llojet e lipoproteinave kryesore ne organizem jane :


HDL KOLESTEROL
: ndryshe njihet si lipoproteina me densitet te larte ose sic quhet rendom “kolesteroli I mire “. Kjo bene te mundur mbartjen e kolesterolit nga pjeset e tjera te trupit drejt heparit , ku me pas kjo e fundit merret me metabolizimin e tij . Kjo do te thote qe prej heparit kolesteroli ose shkaterrohet aty ose ne te kundert nxirret jasht me ane te feceve .


LDL KOLESTEROL : quhet lipoproteina me densitet te ulet ose ndryshe
njihet si “kolesteroli i keq “ . Kjo lloj lipoproteine sherben per transportimin e kolesterolit ne ato qeliza te
trupit qe kane nevoje per te . Ne momentin qe nivelet e kolesterolit ne qarkullim jane shume te larta , ai ka predispozit te mbivendoset ne muret e arterieve duke formuar te ashtuquajturat pllakat aterosklerotike .
JO- HDL : njihet si kolesteroli total minus HDL , ketu perfshihet LDL apo edhe VLDL ( lipoproteinat me densitet shume te ulet )


TRIGLICERIDET : forma te lipideve qe rrisin rrezikun per semundje te zemres .


● E gjitha kjo , pra nivelet e kolesterolit ne organizem si LDL , HDL ,VLDL , TRIGLICERIDET maten fare mire me ane te nje analize gjaku .

● Trigliceridet nuk jane lloj I kolesterolit, por ato jane pjese e nje paneli lipoproteinash (testi qe mat nivelet e kolesterolit). Niveli normal i triglicerideve eshte nen 150 mg/dL. Ju mund te keni nevoje per trajtim nese keni nivele te larta të triglicerideve (150-199 mg/dL) ose te larta (200 mg/dL ose me shume).
● Per pacientet 70 vjecar .
40 – 49 mg/dL per burrat
50 – 59 mg/dL per grate


Situata qe manifestohen me rritjen e nivelit te kolesterolit ne gjak !


✔ Kequshqyerja
✔ Hipertensioni
✔ Duhanpirja
✔ Diabeti
✔ Predispozita familjare
✔ Obeziteti
✔ Mungesa e aktivitetit fizik


Duhet te tregoni shume kujdes me nivelet e kolesterolit ne organizmin tuaj , pasi ai mund te coj ne :


• probleme kardiovaskulare
• hemorragji cerebrale
• semundje te arterieve periferike.

Referencat :

https://medlineplus.gov/

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/high-blood-cholesterol/symptoms-causes/syc-20350800

https://www.nhlbi.nih.gov/health/blood-cholesterol

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/high-cholesterol/cholesterol-in-the-blood