Kolesteroli dhe Diabeti – dyshe e veshtire
Ne pacientet me diabet, jane vene re dhe ndryshime ne nivelin e kolesterolit ne gjak, por jo vetem. Keto ndryshime negative vihen re dhe ne teresine e yndyrnave ne gjak duke shtuar riskun per semundje kardio-vaskulare.
Me poshte do ju shpjegojme pse kemi keto ndryshime negative, e cfare duhet bere per ti rregulluar ato.
Ne rastin kur pacienti ka diabet tip 1, pankreasi nuk prodhon insulin. Insulina eshte e nevojshme pasi e depoziton sheqerin ne indin dhjamor. Kur kjo insuline mungon, ne te kundert do kemi mobilizim te indit dhjamor, me rritje te triglicerideve.
Keto lloj acidesh yndyrore perdoren vetem ne gjendjen e urise nga qelizat e trupit. Pra, qelizat e trupit perdorin keto acide yndyrore, metabolizimi i te cilave shkaktojne rritje te metejshme te sheqerit ne gjak.
Keto acide yndyrore do te cojne dhe ne rritje te “LDL” (kolesterol i keq) dhe ulje te “HDL” (kolesterolit te mire). Ky kolesterol i keq eshte pergjegjes per ngushtimin e arterieve (eneve te gjakut) duke cuar ne semundje ishemike te zemres.
Prandaj eshte shume e rendesishme mbajtja e niveleve te kolesterolit ne nivele optimale (te pranueshme).
Me specifikisht LDL ne 100 mg/dL dhe trigliceridet nen 150 mg/dL, kurse kolesteroli i mire HDL mbi 50 mg/dL dhe kolesteroli total nen 200 mg/dL.
Mbajtja e ketyre niveleve realizohet nepermjet ndjekjes se perpikte te nje diete te shendetshme, dhe ndryshimet pozitive ne stilin e jetes.