Keshilla ne kushte shtepie per njerzit qe vuajne nga kapslleku
Trajtime te ndryshme ne shtepi mund te ndihmojne ne menaxhimin e kapsllekut, te tilla si pirja e ujit dhe konsumi i ushqimeve qe permbajne fibra. Nese trajtimet ne kushte shtepie nuk funksionojne, ofrohen ilace pa recete dhe me recete per te ndihmuar me kapsllekun.
Kapslleku eshte nje shqetesim qe prek shume njerez ne mbare boten.
Njerezit mund te preken nga kapslleku per shkak te ushqimeve qe hane ose jo, stilit te jeteses, ilaçeve qe marrin ose problemeve shendetesore qe kane.
Kapslleku karakterizohet nga simptomat e meposhtme:
- me pak se tre jashteqitje ne jave
- jashteqitje te forta, te thata ose me gunga
- veshtiresi ose dhimbje gjate jashteqitjes
- nje ndjenje se jo te gjitha jashteqitja ka dale
Ka shume menyra natyrale per te ndihmuar ne lehtesimin e kapsllekut. Njerezit mund t’i bejne keto ne komoditetin e shtepive te tyre, dhe shumica e tyre mbeshteten nga shkenca.
1. Duhet te pini sa me shume uje
Per te parandaluar dehidrimin eshte e rendesishme te pini uje mjaftueshem dhe te qendroni te hidratuar. Duhet te qendroni te hidratuar duke pire 7 deri ne 8 gota uje ne dite.
Kur nje person vuan nga kapslleku, ai/ajo mund te gjeje lehtesim duke pire pak uje te gazuar. Kjo mund t’i ndihmoje ata ne rritjen e levizshmerise se zorreve sepse disa studime kane treguar se uji i gazuar eshte me efektiv se uji natyral ne lehtesimin e kapsllekut.
Megjithate, pirja e pijeve te gazuara si soda me sheqer nuk eshte nje ide e mire per njerezit qe vuajne nga diabeti apo per ato njerez qe vuajne nga sindromi i zorres se irrituar (SZI).
2. Ngrenia e ushqimeve me fibra
Per te luftuar kapsllekun, mjeket shpesh u thone njerezve qe te rrisin marrjen e fibrave ne ushqime.
Kjo ndodh per shkak se rritja e marrjes se fibrave rrit masen dhe qendrueshmerine e levizjeve te zorreve, duke i bere ato me te lehta per t’u kaluar pergjate traktit tretes.
Fibrat qe konsumojme jane te ndara ne 2 grupe:
- Ushqime qe permbajne fibra te tretshme, si tershere, thjerrza, bizele, si edhe disa fruta dhe perime qe zbutin jashteqitjen dhe permiresojne fortesine e saj duke kaluar me mire ne zorre.
- Ushqime qe permbajne fibra te patretshme, qe nuk rekomandohen ne sasi te larta ne ushqime sepse perkeqesojne kapsllekun.
Kjo sepse fibrat e patretshme mund ta perkeqesojne problemin tek disa njerez me nje problem funksional te zorreve, te tilla si SZI ose kapsllek kronik te panjohur.
Per te parandaluar kapsllekun, njerezit duhet te synojne te konsumojne nje perzierje fibrash te tretshme dhe te patretshme.
3. Beni me shume aktivitet fizik
Studime te ndryshme kane raportuar se stervitja mund te ndihmoje ne permiresimin e simptomave te kapsllekut.
Nje stil jetese sedentare (te mos qenurit shume ne levizje) ka nje rrezik te larte per te zhvilluar kapsllek. Per shkak te kesaj, disa mjek keshillojne rritjen e ushtrimeve fizike per te ndihmuar me kapsllekun.
E megjithate kjo jo gjithmone eshte e vertete, tek njerezit me semundjen e zorres se irrituar (SZI) aktiviteti fizik i lehte mund te permiresoje simptomat e tretjes, por aktiviteti i rende fizik mund t’i perkeqesoje simptomat e saj.
Provoni ne fillim te beni disa ushtrime te lehta, te tilla si shetitjet e rregullta, noti, çiklizmi ose vrapimi, per te pare nese ju ndihmon.
4. Konsumoni ushqime me permbajtie kafeine
Ne disa njerez, konsumimi i kafese mund te rrise deshiren per te shkuar ne tualet. Kjo per shkak se kafeja stimulon muskujt ne sistemin tretës duke rritur levizshmerine tyre.
Ky efekt i kafese ishte 60% me i forte se pirja e ujit dhe 23% me i forte se pirja e pijeve pa kafeine, ne luften kunder kapsllekut.
Kafeja gjithashtu mund te permbaje sasi te vogla te fibrave te tretshme qe ndihmojne ne parandalimin e kapsllekut duke permiresuar ekuilibrin e baktereve ne zorre.
Por megjithate duhet te keni kujdes, kafeina mund te jete e demshme tek njerezit me SZI, duke dhene dhimbje dhe probleme me tretjen. Per kete arsye edhe shpesh here nuk rekomandohet kafeina tek keta njerez.
5. Pirja e cajit te senes
Gjethja e senes eshte nje laksativ(lufton kapsllekun) bimor, popullor, i sigurt dhe efektiv qe ndihmon ne trajtimin e kapsllekut.
Sena permban element te tille qe stimulojne mbaresat nervore ne zorre dhe ndihmojne ne pershpejtimin e levizjeve te zorreve.
Mjeket e konsiderojne kete bime te sigurt per te rriturit, por jo qe te perdoret per shume gjate sepse zorra mund te behet dembele dhe te kerkoje marrjen e saj gjate gjithe kohes.
Per grate shtatzena, ato qe ushqejne femijen me gji ose njerezit me probleme shendetesore te caktuara, te tilla si semundja inflamatore e zorreve(SZI) nuk rekomandohet marrja e kesaj bime, por megjithate ju mund te keshilloheni me mjekun tuaj per paqartesite qe mund te keni.
6. Marrja e probiotikeve
Probiotiket mund te ndihmojne ne parandalimin e kapsllekut. Probiotiket jane baktere te gjalla, te dobishme qe ndodhen natyrshem ne zorre, si Bifidobacteria dhe Lactobacillus.
Disa njerez qe kane kapsllek te vazhdueshem, kane nje çekuiliber te baktereve ne zorret e tyre. Konsumimi i me shume ushqimeve me probiotike mund te ndihmoje ne permiresimin e ketij ekuilibri dhe parandalimin e kapsllekut.
Provoni te merrni suplemente me probiotike, te cilat jane te disponueshme ne farmaci ose te hani me shume ushqime te pasura me probiotike per te pare nese kjo ndihmon me kapsllekun. Ushqimet prebiotike perfshijne:
- kos
- laker turshi
- qepe, hudhra
- banane
- suplemente te gatshme ne farmaci, etj.
7. Laksative te dhene nga mjeku
Nje person mund te flase me nje mjek ose farmacist per zgjedhjen e nje laksativi te pershtatshem per te luftuar kapsllekun.
Nje mjek mund te rekomandoje nje nga llojet e meposhtme:
- Agjentet perforcues: Keta jane laksative me baze fibrash qe rrisin permbajtjen e ujit ne jashteqitje.
- Zbutes te jashteqitjes: Keto permbajne vajra per te zbutur jashteqitjet dhe per te lehtesuar kalimin e tyre neper zorre.
- Laksative stimulues: Keto stimulojne nervat ne zorre per te rritur levizjet e zorreve.
- Laksative osmotike: Keto zbutin jashteqitjen duke terhequr ujin nga indet perreth ne sistemin tretes.
Njerezit nuk duhet ti marrin keto laksative rregullisht pa folur me pare me nje mjek.
8. Marrja e suplementeve dietike si GLUCOMANNAN
Glucomannan eshte nje lloj fibre e tretshme dhe disa kerkime sugjerojne se eshte efektive kunder kapsllekut.
Perveç permiresimit te levizjeve te zorreve, glucomannan mund te veproje si nje prebiotik per te permiresuar ekuilibrin e baktereve te mira ne zorre.
Nje studim mbi efektin e glukomananit tek femijet u arrit ne perfundimin se glucomannan rrit ne menyre te moderuar defekimin, por nuk rrit konsistencen e jashteqitjes.
9. Suplementet me magnez
Citrati i magnezit eshte nje ilaç popullor kunder kapsllekut. Ai eshte nje lloj laksativi osmotik qe njerezit mund ta blejne pa recete ne farmaci.
Marrja e sasive te moderuara te suplementeve te magnezit mund te ndihmoje ne lehtesimin e kapsllekut
10. Konsumimi i kumbullave te thara
Njerezit shpesh perdorin kumbullat e thata dhe lengun e kumbullave si ilaç natyral per kapsllekun. Kumbullat e thata mund te jene zgjidhja natyrale me e shpejte ne dispozicion.
Perveç fibrave, kumbullat e thata permbajnë sorbitol, qe ka efekt shume te mire laksativ.
11. Shmangni qumshtin, nese jeni intolerant ndaj laktozes
Tek njerezit me intolerance ndaj laktozes, ngrenia e qumeshtit mund te shkaktoje kapsllek per shkak te efektit te tij ne levizjet e zorreve.
Nese dikush dyshon per intolerance ndaj qumeshtit, ai mund te leje nje vizite tek mjeku per te vertetuar ose jo diagnozen. Mjeku mund te rekomandoje heqjen e perkohshme te bulmetit nga dieta, nderkohe qe rrit ushqimet e tjera te pasura me kalcium, per te pare nese gjendja permiresohet.