“Kandidaza” apo infeksioni mykotik ne lekure
Cfare eshte nje infeksion mykotik?
Nje infeksion mykotik, i quajtur edhe mykoza, eshte nje semundje e lekures e shkaktuar nga disa mikrobe te njohura edhe si kerpudha.
Lloje te ndryshme mikrobesh, si baktere dhe kerpudha, jetojne dhe rriten ne lekuren tuaj. Shumica e tyre nuk jane te rrezikshme dhe kryejne funksione normale. Megjithate, disa mund te shkaktojne infeksione kur fillojne te shumohen ne menyre te pakontrolluar.
Mikrobi shkaktar per keto infeksione mykotike quhet Candida, kur nje rritje e tepert e Candidas zhvillohet ne lekure, mund te ndodhe nje infeksion ne lekure.
Kandidiaza e lekures shpesh shkakton formimin e nje skuqjeje, me kruarje, me se shpeshti ne palosjet e lekures aty ku edhe lageshtia eshte me e madhe.
Kjo skuqje mund te perhapet edhe ne zona te tjera te trupit. Ndersa simptomat jane shpesh shqetesuese, ato zakonisht mund te trajtohen me higjiene te permiresuar dhe kremra ose pluhura antifungale(antimykotike).
Kush jane shenjat e nje infeksioni mykotik ne lekure?
Nje infeksion mykotik i lekures mund te shkaktoje:
- Irritimi
- Rrjepje te lekures
- Skuqje
- Kruarje
- Enjtje
- Flluska
Simptoma kryesore e kandidiazes se lekures eshte nje skuqje e lekures.
Skuqja shpesh shkakton enjtje dhe kruajtje te fuqishme. Skuqja mund te preke pjese te ndryshme te trupit, por ka shume te ngjare te zhvillohet ne palosjet e lekures.
Kjo perfshin zonat ne sqetull, ne ije, midis gishterinjve dhe nen gjoks. Candida gjithashtu mund te shkaktoje infeksione ne thonjte dhe cepat e gojes.
Kush mund te jene shkaqet e zhvillimit te mykut ne lekure?
Kandidiaza e lekures zhvillohet kur lekura infektohet me mikrobin e quajtur Candida. Nje pjese e saj jeton natyrshem ne lekure, kur myku fillon te shumohet ne menyre te pakontrolluar,atehere mund te shkaktoje infeksion.
Kjo mund te ndodhe per shkak te:
- mot i ngrohte
- veshje te ngushta
- higjiena e dobet
- ndryshime te rralla te veshjeve te brendshme
- obezitet
- perdorimi i antibiotikeve qe vrasin bakteret e pademshme qe mbajne nen kontroll shumimin e Candida
- perdorimi i kortikosteroideve ose ilaceve te tjera qe ndikojne ne sistemin imunitar
- nje sistem imunitar te dobesuar si rezultat i diabetit, shtatzenise ose nje gjendje tjeter mjekesore
- tharje jo e plote e lekures se lagur
Bebet gjithashtu mund te zhvillojne kandidiaze te lekures, veçanerisht ne te ndenjura. Nje pelene tenton te siguroje nje mjedis ideal per Candida.
Kandidiaza e lekures zakonisht nuk eshte ngjitese. Megjithate, njerezit me sistem imunitar te dobesuar mund te preken nga ky problem pasi prekin lekuren e nje personi te infektuar.
Si diagnostikohet myku ne lekure?
Mjeku eshte ne gjendje te beje nje diagnoze thjesht duke kryer nje ekzaminim fizik.
Ky egzaminim behet me ane te shikimit dhe prekjes, ku gjeja me kryesore eshte vlersimi i vendit ku eshte zhvilluar ky infeksion dhe skuqja e lekures.
Mjeku mund tju kerkoje gjithashtu te beni nje analize te lekures perpara se te vendosi diagnozen e kandidiazes se lekures. Gjate kryerjes se analizes se mykut, mjeku do te ferkoje nje shtupe pambuku mbi zonen e prekur dhe do te mbledhe nje moster te prej saj. Mostra me pas do te dergohet ne nje laborator per t’u testuar per pranine e Candidas.
Si trajtohet nje infeksion mykotik ne lekure?
Kandidiaza e lekures mund te parandalohet ne kushte shtepie, me e rendesishmja prej te cilave eshte higjiena e duhur. Larja e lekures rregullisht dhe tharja e plote e saj mund te parandaloje qe lekura te krijoje lageshti. Kjo eshte shume e rendesishme per te mbajtur larg infeksionet si Candida.
Keshtu per shembull:
- Nderroni shpejt rrobat e lagura, te tilla si rrobat e banjes ose rroba te djersitura gjate stervitjes.
- Ndryshoni rregullisht çorapet dhe veshjet e brendshme.
- Vishni veshje te lirshme.
- Perdorni sapun te bute dhe pa arome ne zonat e prekura.
- Shtoni probiotike ne dieten tuaj.
- Ulni sasine e sheqerit ne ushqime.
Meqenese nivelet jonormale te sheqerit ne gjak mund te kontribuojne ne zhvillimin e infeksioneve si Candida, mbajtja nen kontroll e sheqerit ne gjak mund te ndihmoje gjithashtu ne lehtesimin e simptomave. Ju mund te jeni ne gjendje te ulni nivelet e sheqerit ne gjak duke ulur sasine e sheqerit ne ushqime dhe duke rritur aktivitetin fizik. Nese personi eshte edhe diabetik nuk duhet te harroj marrjen e ilaceve ose berjen e insulines.
Ne rastet kur eshte shume e veshtire largimi i mykut, mjeku mund te rekomandoje perdorimin e nje kremi ose pluhuri antimykotik qe mund te aplikohet ne lekure. Kremrat antifungale pa recete qe rekomandohen shpesh jane klotrimazol (Mycelex), mikonazolin (Monistat) dhe tiokonazolin (Vagistat). Ky lloj trajtimi mund te vrase Candida dhe te zvogeloje perhapjen e infeksionit.
Mjeku mund te pershkruaje nje krem antimykotik si nistatin ose ketokonazol nese trajtimet pa recete nuk kane qene efektive. Nese infeksioni eshte perhapur ne zona brenda trupit, si fyti ose goja, mund t’ju duhet te merrni nje antifungal nga goja per te shpetuar prej mykut.
REFERENCAT
https://www.healthline.com/health/skin/cutaneous-candidiasis#babies
https://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/fungal-infections-skin
https://www.mountsinai.org/health-library/diseases-conditions/candida-infection-of-the-skin
https://www.msdmanuals.com/home/skin-disorders/fungal-skin-infections/candidiasis-yeast-infection