KANCERI
“Divizioni i Studimeve Epidemiologjike ” kreu nje studim rreth incidenses se rritjes se kancerit ne popullaten rreth Sterigenics ne Willowbrook, Illinois . Nder te tjera u pa se disa lloje kanceri ishin te rritur ne numer krahasuar me disa te tjera ne kete vend . Megjithese studimet u fokusuan ne kete zone , kishte shume dallime te dukshme dhe mosperputhje mes gjinive , zonave te marra ne studim dhe llojeve te kancerit . Por ajo qe rekomandohet fuqishem eshte shtrirja e studimit ne nje popullate me te gjere , per te konfirmuar gjetjet e ketij kerkimi .
Cfare eshte kanceri?
Kanceri eshte fatkeqesisht nje semundje shpesh serioze , shume e perhapur dhe me e zakonshme nga sa njerzit e besojne . ” Instituti Kombetar i Kancerit ” ne Shtetet e Bashkuara vlereson se nje ne dy burra ka rrezik per te zhvilluar kancer ne jeten e tyre dhe per grate rreziku eshte nje ne tre prej tyre . Numri i njerezve me kancer po rritet gjithnje e me shume , sikurse edhe mosha e re e shfaqjes se tij . Sipas ” Institutit Kombetar te Kancerit ” numrin me te larte te vdekjeve ne Illinois e perbenin vdekjet nga kanceri . Po ashtu u pa se kanceri mund te prekte kedo pa dallim rrace apo etnie , madje ai shkaktonte edhe me shume vdekje se SIDA apo aksidentet , vrasjet , etj .
Megjithese sot ka nje numer te madh pacientesh te prekur nga kanceri , ky i fundit edhe mund te parandalohet . Prespektiva per te mbijetuar , e pacienteve te prekur nga kanceri, ka perparuar shume dhe po ashtu ajo mendohet te jete edhe me premtuese ne te ardhmen . Testet e shpeshta diagnostikuese dhe planet e trajtimit shume efektive kane dhene nje ndikim shume te mire ne rritjen e jete-gjatesis se personave te prekur nga kanceri , por edhe te rritjes se cilesise se jetes se tyre . Duke ndjekur nje stil jetese shume te shendetshem dhe duke realizuar te gjitha kontrollet mjeksore te cituara sipas moshes , rreziku per zhvillimin e kancerit do te ulet ose rreziku qe nje person te humbi jeten do te ishte i reduktuar .
Si behet zbulimi i kancerit ? Per te bere te mundur zbulimin e kancerit eshte shume e rendesihme te behen testet screning . Nje test i tille mund te realizohet per disa lloje kanceri , te tille si : – kanceri i gjirit , – kanceri i gjuhes , – kanceri i gojes , – kanceri i kolonit , – kanceri i rektumit , – kanceri i cerviksit , – kanceri i prostates , – kanceri i testeve , – kanceri i lekures ( melanomat ) .
Cilat jane llojet e kancerit?
- Kanceri i vezikes urinare
- Kanceri i gjirit
(Ekzaminimet e gjirit dhe mamografia ) - Kanceri dhe ambienti ku ju banoni
- Kanceri i cerviksit ( qafes se mitres )
- Kanceri i kolonit
- Kanceri kolorektal
- Kanceri i endometrit
- Kanceri i veshkave
- Leuçemia
- Kanceri i heparit
- Kancer i pulmonit
- Mielomat malinje
- Kanceri i kavitetit oral
- Kanceri i ovareve
- Kanceri i pankreasit
- Kanceri i lekures
- Kanceri i stomakut
- Kanceri i testit/eve
- Kancer i tiroideve
REFERENCAT :
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/cancer.html
http://www.nlm.nih.gov/medlineplus/cancer.html
http://www.cancer.gov/
http://www.cdc.gov/cancer/
http://www.cancerstaging.org/
http://www.cdc.gov/cancer/ncccp/
https://dph.illinois.gov/data-statistics/epidemiology/cancer-registry.html
http://seer.cancer.gov/