KANCERI I TIROIDES
Cfare eshte kanceri i tiroides?
Tiroidja eshte nje gjender ne formen e flutures dhe gjendet ne pjesen e perparme te qafes , poshte “Molles se Adamit “. Tiroidja eshte nje gjender me funksion prodhimin e disa substancave hormonale shume te rendesishme .
Gjendra tiroide ka/perbehet nga dy lloje qelizash :
- Qelizat folikulare .
Prodhojne hormonet T3 dhe T4 ( hormonet e tiroides ) , qe ndihmojne ne rregullimin e : temperatures , te rrahurave e zemres dhe nivelin e energjis ne trup . - Qelizat C
Funksioni kryesor i tyre eshte prodhimi i Kalcitonines , i cili kontrollon nivelet e kalciumit ne gjak .
Kanceri i gjendres tiroide mund te shfaqet ne 3 forma te ndryshme :
- Karcinoma e tipit Papilar dhe Folikular.
Perben 80-90% te te gjitha rasteve me karcinom te gjendres tiroide .
Nese zbulohet heret kjo lloj karcinome mund te trajtohet me sukses . - Karcinoma Medulare e Tiroides (MTC) .
Kjo lloj karcinome formohet ne qelizat C te tiroides dhe eshte i lehte per tu kontrolluar nese zbulohet heret , para se te perhapet ne pjese te tjera te trupit . MCT ne 80% te rasteve identifikohet te ato persona pa ndonje histori familjare pozitive per kete patologji . - Karcinoma Anaplastike e Tiroides .
Kjo lloj karcinome eshte me pak e zakonshme nder llojet e tjera , perben 1-2 % te rasteve me karcinom te tiroides . Kjo karcinom fillon nga qelizat folikulare dhe ka nje tendence te perhapet shpejt duke e bere trajtimin nje sfide te vertete .
Cilat jane shkaktaret dhe faktoret e rriskut per zhvillimin e kancerit te tiroides?
Shkaqe te qarta , te cilat jane provuar te shkaktojne patologjine e kancerit te tiroides nuk ka . E megjithate si faktore rrisku te mundshem mund te permendim :
- Kanceri i tiroides shfaqet me shpeshe tek grate sesa tek burrat , duke prekur me shume hispaniket dhe banoret e ishujve te Paqesorit sesa racen e bardhe ose popujt me ngjyre ( zezaket ).
- Nje diete me mungese te theksuar te jodit eshte e zakonshme ne rastet e kancerit folikular te tiroides . Po ashtu kombinimi i : nje diete me sasi te ulura te jodit dhe ekspozimi ndaj rrezatimit rrit shancet per zhvillimin e kancerit papilar te tiroides .
Rrjedhja radioaktive ( te mbijetuarit e aksidentit te Cernobilit ne 1986 dhe ato qe jetoje prane impianteve te prodhimit te armeve berthamore ) kane nje rrezik te larte per te zhvilluar kancer te tiroides .
Personat e ekspozuar ndaj dozave te larta te rrezatimit ne vitet 1920-1950 , si trajtim per semundjet e femijeris , po ashtu paten nje rrisk teper te larte per zhvillimin e kancerit te tiroides .
Shumica e rasteve me kancer papilar dhe folikular te tiroides , gjenden tek ato persona ndermjet moshes 20-60 vjec . Kanceri i tiroides eshte pare, ne saj te studimeve statistikore , qe prek te rinjte e moshes 20-55 vjec . Rreziku per kancer te tiroides rritet me rritjen e moshes , ndikuar edhe nga faktore rrisku te tjere . Rastet me noduset beninje te tiroides dhe karcinoma te tiroides kane nje shkalle mbijetese deri ne 97%.
Cilat jane simptomat e kancerit te tiroides?
Stadet fillestare te kancerit te tiroides nuk manifestohen me simptoma te dukshme , e ndersa ai fillon te perhapet ne trup mund te manifestohet me keto simptoma :
- Dhimbje ne qafe ose ne fyt .
- Veshtiresi ne frymemarrje .
- Ze i ngjirur dhe disfagi( veshtiresi ne te gelltitur ).
- Formimin e disa noduseve ( gungave ) ne pjesen e perparme te qafes , posht molles se Adamit
- Prezenca/jo e edemave qe perfshijne noduset ne zonen e qafes .
Duhet patjeter te kontaktoni me mjekun tuaj nese perjetoni ndonje prej simptomave te mesiperme . Megjithese nje semundje shume e veshtire , diagnostikimi i hershem mund te krijonte mundesi shume te mira trajtimi . Zbulimi i masave jonormale ne gjendren e tiroides ne stade te hershme mund te jete shume pozitive per trajtimin me pas .
Megjithese rrezatimi jonizues eshte nje nder shkaktaret kryesor te kancerit te tiroides , perdorimi i Jodit radioaktiv -131 eshte pare si burim pozitiv per trajtimin e kancerit te tiroides . Pra I-131 eshte nje mjet shume efektiv per te vrare qelizat kancerogjene ne tiroide .
Si mund ta parandalojme shfaqjen e kancerit te tiroides?
Nuk ka pothuajse asnje menyre per ta parandaluar shfaqjen e kancerit te tiroides , pasi nuk ka pothuajse asnje lidhje mes personave te prekur nga kanceri i tiroides dhe faktoreve te rrezikut . Testimi gjenetik i MCT Familjare mund te perdoret per te depistuar/detektuar rrezikun tek personat me histori familjare per kete semundje . Keto persona me kete rrisk per patologjin do te kene mundesine ta ndjekin ecurin e tiroides nga afer dhe nese del e nevojshme heqja e tiroides per te parandaluar zhvillimin e nje MCT.
- Ngrenia e nje diete te shendetshme , me shume fruta dhe perime dhe me pak yndyrna shtazore
- Mbajtia e nje peshe optimale
Te dyja keto element jane pare te ndikojne ne parandalimin e shume llojeve te kancerit , perfshire edhe kete te tiroides .
REFERENCAT