KANCERI I OVAREVE
Cfare eshte kanceri i ovareve?
Ovaret ndryshe quhen “vezoret” dhe jane pjese e sistemit riprodhues femeror . Aktiviteti i tyre fillon ne momentin qe femra arrin pjekurin seksuale dhe mbaron ne momentin qe arrihet menopauza , ndryshe njihet si fundi i aktivitetit ovarial. Funksioni kryesor i ovareve eshte prodhimi i ovocitev ( ne gjuhen popullore njihen si “vezet “), me nje ritem prodhimi cdo muaj . Ato jane te vendosura ne pjesen e poshtme abdominale ,ne te dyja anet e abdomenit .
Kanceri ovarial ndodh ne momentin qe qelizat ovariale ndahen ne menyre te pakontrolluar duke formuar masa tumorale apo edhe mund te metastazojne ne pjese te tjera te organizmit . Ne pjesen me te madhe te rasteve qelizat malinje qendrojne te lokalizuara ne ovare , por edhe mund te perhapen ne pjes te tjera te trupit . Zakonisht lokalizimi i tyre jasht vezoreve , ndodh ne organet e abdomenit si : – Intensi , – hepari , -stomaku .
Kanceri ovarial mund te kete nje llojshmeri formash , por pjesen me te madhe ( 80-95%) e perbejne qelizat e epitelit te vezoreve ( qelizat e shtreses se jashtme te vezoreve ).
Cilat jane simptomat e kancerit te ovareve?
Zakonisht nuk ka simptoma qartesisht te dukshme per sa i perkete kancerit ovarial .
Ne pjesen me te madhe te rasteve femrat ankohen per simptoma jo shume te qarta , duke perfshire :
*Enjtje ose fryrje te barkut .
*Parehati lidhur me diskomfortin qe jep abdomeni i fryre /enjtur.
*Mungese oreksi .
*Ngopje shume te shpejte ne vaktet ushqimore .
*Stomak i brishte .
*Rritje te frekuences se urinimit .
*Ndryshime ne peshe,shtim/ulje ne peshe .
Diskomforti abdominal ne pjesen me te madhe te rasteve vjen nga akumulimi i likideve ne menyre te pashpjegueshme ne kavitetin abdominal . Diagnoza e semundjes kerkon nje kontroll specifik tek mjeku , pasi keto simptoma nuk jane unike te kancerit ovarial dhe veshtirsia per tu diagnostikuar eshte e madhe .
Si diagnostikohet kanceri ovarial?
Vendosja e diagnozes perfundimtare te kancerit ovarial kerkon realizimin e nje nderhyrje kirurgjikale . Realizimi i nderhyrjes kirurgjikale ka dy qellime :
Se pari , per te bere te mundur heqjen e masave kancerogjene qe gjenden ne ovare .
Se dyti ,marrja e mostrave nga indet perreth per te kuptuar shprendarjen e kancerit ne organe te tjera ( per te percaktuar stadin e semundjes ) .
Mundesia me e mire per te mbijetuar eshte kur bejm te mundur heqjen e te gjith mases tumorale nga ovaret .
Cili eshte trajtimi mjekesor per kancerin ovarial?
Ne momentin qe realizimi i nderhyrjes kirurgjikale ben te mundur vendosjen e diagnozes , terapia me ane te se ciles do te ndiqet pacienti do te varet nga disa faktore . Ketu do te permendim :
1 Llojin e qelizave .
2 Stadin e semundjes .
3 Perhapja e semundjes ne organizem .
4 Masa tumorale qe mbetet ne organizem pas nderhyrjes kirurgjikale .
Terapia plotesuese munde te jete:
*kimioterapia
*radioterapia .
Cilet jane faktoret e rrezikut per kancer ovarial?
- Nje diete e pasur me yndyrna .
- Planifikimi i femijeve ne nje moshe te vone apo mos pasja e asnje femije .
- Infertiliteti, perdorimi i medikamenteve per kontrollin e fertilitetit.
- Perdorimi i teknikave te mbrojties nga nje shtatzani e pa deshiruar/planifikuar.
- Fillimi i menarkes ne moshe te hershme dhe menopauzes ne moshe te vone .
- Perdorimi i nje substance pluhur te quajtur Talcum, tregon per prejardhje kaukaziane ose hebreje .
Po me i rendesishmi nga te gjitha eshte : - Historia familjare per kancer ovarial dhe kancer gjiri .
Te pasurit nje te aferm me kancer ovarial rrit rrezikun me gati tre here per zhvillimin e semundjes .
Ndersa faktoret qe te mbrojne duke minimizuar rrezikun e prekjes nga kjo semundje jne :
- perdorimi i pilulave kontraceptive per te kontrolluar numrin e shtatzanive .
- te pasurit nje numer te larte te lindjeve.
- ushqyerja me gji
- heqjen e ovareve ose ligatura e tubave te Fallopit .
- mungesa e nje historie familjare me kete semundje.
A eshte kanceri ovarial i trashegueshem?
Ne shumicen e rasteve kanceri ovarial nuk eshte i trashegueshem , e megjithate statistikat tregojne se 5-10% e personave te marre ne studim , semundja ka nje histori familjare . Te pasurit te nje historie familjare , te aferm te shkalles se pare , me kancer ovarial rrit rrezikun tek femrat per tu prekur nga kjo semundje nga 1.4% ne 3.1%. Sot ka teste gjenetike qe paralajmerojne rrezikun e semundjes , por gjithmone duhet te kontaktoni me mjekun tuaj specialist .
Si mund te parandalohet kanceri ovarial?
Egzistojne teste depistuese(gjenetike) per kancerin ovarial , por gjithmone ato tregojne shkallen e rrezikut per tu prekur ne te ardhmen , jo rrezikun real/aktual te semundjes . Qe domethen teste gjenetike nuk tregojne me siguri , thjeshte bejne nje parashikim per kancerin ovarial . Grate e prekura nga kjo semundje , por qe kane bere nje diagnostikim te hershem te kancerit te gjirit , kane nje shkalle te larte mbijetese . Per fat te keq ne shumicen e rasteve , kanceri i ovareve nuk diagnostikohet ne faz te hershme .
A mund te prekesh nga kanceri ovarial ,nese nje person nuk i ka ovaret?
Nje grua me nje rrezik te shtuar per te zhvilluar kancer ovarial , mund ta konsideroje si nje menyre te mire heqjen e tyre . Kjo procedure ul rrezikun per zhvillimin e kancerit ,por nuk e eleminon plotesisht semundjen . Prandaj nje grua me nje histori familjare per kancer gjiri dhe ate te ovareve dhe me nje test depistues gjenetik pozitiv , duhet te konsultohen me mjekun per heqjen e ktyre organeve .
REFERENCAT