KANCERI I LEKURES
CFARE ESHTE KANCERI I LEKURES?
Kanceri i lekures eshte nje nder karcinomat me te shpeshta dhe me te perhapura ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por edhe ne bote . Me shume se 90% e pacienteve te diagnostikuar me kancer te lekures kane shkaktar kryesor, te zhvillimit te semundjes, ekspozimin ndaj rrezeve te demshme te diellit .
Kanceri i lekures ndahet e ne dy grupe te medha :
- Melanocitar
- Jo-Melanocitar
- Kanceri jomelanocitar i lekures . Ky lloj i kancerit te lekures eshte nje nder me te perhapurit e ketij lloji ,e ka origjinen nga qelizat bazale dhe ato skuamoze te lekures . Kanceri i lekures jo-melanocitar mund ta mari origjinen nga te gjitha llojet e qelizave te lekures pervec melanociteve .
- Kanceri melanocitar i lekures . Ky lloj i kancerit te lekures eshte me pak i rastisur ne krahasim me ate jo-melanocitar , por eshte edhe me seriozi njekohesisht . Ai pothuajse gjithmone eshte i trajtueshem ne stadet e hershme te semundjes , por ka nje shkalle te madhe rreziku nese lihet i patrajtuar . Kjo per arsye te invadimit te kancerit ne pjes te tjera te organizmit .
Fakt: Numri i rasteve te reja me kancer te lekures dhe vdekjeve nga ai po rritet. Shkalla e vdekshmerise per melanomen eshte rritur me 44% qe nga viti 1973, ne SHBA . Sipas “Regjistrit te Kancerit ne Shtetin e Illinois,SHBA”, do te diagnostikoheshin ne vitin 2008, rreth 1900 raste te reja me melanome . Ne vitin 2008, numri i vdekjeve nga kanceri melanocitar i lekures ne kete vend arriti ne 360 te vdekur .
CILET JANE SHKAKTARET DHE FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E KANCERIT TE LEKURES?
Karcinoma e qelizave bazale dhe skuamoze te lekures kane shkaktar kryesor ekspozimin ndaj rrezatimit ultraviolet ( UV ) te diellit . Ka edhe shume faktore te tjere , qe jane predispozues per zhvillimin e kesaj patologjie :
- Rrezatimi Ultraviolet ( UV )
Ekspozimi ndaj ketij lloj rezatimi eshte nje nder shkaktaret kryesor te zhvillimit te kancerit te lekures . Shkaku kryesor eshte ekspozimi ndaj rrezeve te demshme te diellit, kabinave te rrezatimit ose te dyja . - Rraca.
Personat me nje ngjyre lekure te zbehte , me njolla jane me te rriskuar per zhvillimin e kesaj patologjie ne krahasim me afrikano-amerikanet me ngjyre lekure te erret. Personat me floke te kuqe ose bjonde jane shume te rriskuar po ashtu . - Nishanet
- Historia familjare
Personat me nje histori familjare pozitive per kancer te lekures jane me te rriskuarit . Pacientet te cilet kane pasur nje melanom ne lekure kane nje rrezik te shtuar per te zhvilluar nje tjeter melanome . - Ekspozimi ndaj kimikateve
Ekspozimi ndaj arsenikut apo insekticideve , rrit rrezikun per kancer jo-melanocitar te lekures. - Rrezatimi
Trajtimi i kancerit te lekures me ane te rrezatimit mund te behet shkak per per zhvillimin e nje tjeter karcinome jo-melanocitare te lekures . - Gjinia
Meshkujt jane me te rriskuar per zhvillimin e kanceri te lekures ne krahasim me femrat . - Mosha
Pothuajse me shume se 50% e te gjitha melanomave zhvillohen tek pacientet me shume se 50 vjec .
CILAT JANE SIMPTOMAT E KANCERIT TE LEKURES?
Kanceri i lekures ne me te shumten e rasteve nuk shfaq simptoma deri ne momentin qe ajo eshte mjaftueshem e madhe . Ne disa raste keto masa mund te gjakosin dhe mund te dhembin. Kanceri melanocitar i lekures mund te zhvillohet ne cdo pjes te lekures . Eshte shume e rendesishme te behet nje dallim mes nje melanome dhe nje nishani jo malinj . Ka nje rregull qe mundeson percaktimin nese nje nishan eshte malinj ose jo dhe ai quhet Rreguli ABCD .
Nese nje nishan ka karakteristikat e meposhtme , ai do te cilesohet si melanom :
A. Asimetria .
Nese njera gjysem e nishanit nuk perputhet me gjysmen tjeter.
B. Parregullsit kufitare .
Skajet ose buzet e nishanit jane jo te rregullta ose te dhembezuara .
C. Ngjyra .
Ngjyra e nishanit nuk eshte e njejte kudo . Ai mund te kete nje ngjyre te kuqe , kafe shume e erret , e zeze blu ose te bardhe
D. Diametri .
Nishani eshte me i gjere se rreth 1/4 e inchit.
Kanceri jomelanocitar i lekures zakonisht zhvillohet ne ato zona te lekures qe kane ekspozimin me te madh ne diell .
Karcinoma e qelizave bazale
Shpesh here ajo shfaqet si nje zone e sheshte, e forte, e zbehte ose si nje zone e vogel, e ngritur mbi lekure .Ato shpesh kane nje ngjyre roze ose te kuqe,jane te tejdukshme e me shkelqim. Por kjo lloj karcinome mund te manifestohet me hemoragji pas lendimeve te lehta . Nishane te tjera me permasa me te medha mund te formojne kore ne siperfaqe te tyre pas hemoragjis .
Kanceri me qeliza skuamoze
Ky lloj karcinome mund te shfaqet si nje e ngritur mbi lekure ( gunga ) qe eshte në rritje. Ajo shpesh manifestohet me nje siperfaqe te ashper ose si njolla te sheshta,me ngjyre te kuqe që rriten ngadalë.
SI MUND TA PARANDALOJME ZHVILLIMIN E KANCERIT TE LEKURES?
- Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve te demshme te diellit , sic jane UV apo cdo lloj tjeter rrezatimi . Duhet patjeter te eleminoni ekspozimin ne diell per nje kohe te gjate dhe pa perdorur kremra mbrojtes .
- Ne rastet e ekspozimit te detyruar ne diell duhet patjeter te perdorni rroba me meng te gjata ,kapele me streh te madhe , etj.
- Duhet te perdorni SPF , krem per mbrojtie nga rrezet e demshme te diellit . SPF duhet se paku te kete nje efekt mbrojtes minimal 15 . Ai aplikohet 20-30 min para ekspozimit ne diell dhe riaplikohet cdo 2 ore .
- Mbani syze dielli .
- Duhet te mbroni femijet nga rrezet e demshme te diellit . Pasi nese ne femijeri apo ne vitet e adoleshences personat zhvillojne djegie te medha te lekures , ka nje rrisk te madh qe ne te ardhmen te zhvillojne kancer te lekures .
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/skin-cancer.html