Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I KAVITETIT ORAL

KANCERI I KAVITETIT ORAL

CFARE ESHTE KANCERI I KAVITETIT ORAL?

Kanceri i kavitetit oral eshte nje patologji shume serioze , e cila mund te preki te gjithe kavitetin oral ( gojen ) . Kjo patologji mund te nderhyje edhe ne shume procese te tjera si p.sh aftesine per te folur , per te ngrene, per tu pertypur , per tu gelltitur apo ne aktet e procesit respirator . Kaviteti oral eshte shume i lehte per tu egzaminuar si nga ana e vet personit kur pikas dicka qe nuk shkon ,ashtu si edhe nga ana e mjekut . Ne momentin qe kanceri i gojes eshte diagnostikuar ne stade te hershme ,atehere fare mire edhe trajtimi ka me shume gjasa te kete sukses .

Sipas “Regjistrit te Kancerit ne Shtetin e Illinois”, u diagnostikuan rreth 1,480 raste te reja me kancer te kavitetit oral dhe faringut ne Illinois në vitin 2008. Prej tyre, rreth 1040 ishin meshkuj dhe rreth 440 te tjere ishin femra. Rreth 350 qytetare vendas humben jeten nga kanceri i gojes dhe faringut në vitin 2008. Kanceri oral eshte cilesuar si shkaktari i katert kryesor i kancerit te meshkujt afrikano-amerikane .

CILET JANE SHKAKTARET DHE FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E KANCERIT NE KAVITETIN ORAL?

Ka shume persona te cilet zhvillojne kancer te kavitetit oral pa patur asnje faktor rreziku te njohur , po ashtu ka shume persona te cilet megjithese kane disa faktore predispozues nuk zhvillojne kurre kancer te kavitetit oral .

Disa nga shkaktaret etiologjik te zhvillimit te kancerit te kavitetit oral permendim :

  1. Duhanpirja. Rreth 90% e personave me kancer te kavitetit oral ,kjo sipas studimeve te kryera ne amerike , ishin konsumues te duhanit apo te atyre produkteve qe permbajne nikotine . Rreziku per zhvillimin e ketij lloj kanceri eshte e lidhur si me sasine e duhanit te konsumuar, ashtu edhe me kohen qe kjo sjellie ka zgjatur . Personat duhanpires jane 6 here me te rriskuar per zhvillimin e kancerit te kavitetit oral ne krahasim me personat jo duhanpires . Po ashtu personat te cilet konsumojne nikotinen ne formen e camcakezit kane nje rrezik te larte per te zhvilluar kancer ne faqe , mishrat e dhembeve apo ne siperfaqen e brendshme te buzes. Dhe pikerisht ky ves “duhanpirja ne formen e camcakezit ” e rrit rrezikun per kancer me rreth 50 here.
  2. Alkooli .
    Personat te cilet jane konsumues te alkoolit kane nje rrisk te shtuar per te zhvilluar kancer te kavitetit oral .Por nese ato persona jane edhe konsumues te duhanit ateher kombinimi i ketyre dy veseve eshte vdekjeprures. Rreth 75-80% e personave te diagnostikuar me kete lloj kanceri jane konsumues te alkoolit . Nder personat qe konsumojne alkool me te rriskuarit jane personat e alkolizuar .
  3. Rrezatimi Ultraviolet(UV)
    Me shume se 30 % e pacienteve te diagnostikuar me kancer te buzeve , jane persona te cilet nuk mund ti shmangen rrezatimit te demshem te diellit .
  4. Malnutricioni
    Nje diete ushqimore me sasi shume te pakta te frutave dhe perimeve eshte e lidhur gjithashtu me zhvillimin e kancerit .
  5. Infeksioni nga Human Papilomavirus ose HPV
    Studimet e fundit kane treguar se infeksionet e shkaktuar nga HPV mund te kontribuojne ne zhvillimin e kancerit te kavitetit oral dhe orofaringeal ne rreth 20% te njerezve .
  6. Mosha
    Rreziku per te zhvilluar kancer te gojes dhe te orofaringut rritet me rritjen e moshes .Me shume se gjysma e personave te diagnostikuar me kete lloj kanceri jane persona te nje moshe me te madhe se 65 vjec .

KUSH JANE SIMTOMAT ME TE CILAT MANIFESTOHET KANCERI I KAVITETIT ORAL?

  1. Lendime ne goje te cilat nuk sherohen ( nje nder simptomat me te zakonshme ).
  2. Dhimbje ne goje e cila nuk largohet ( po ashtu simptome shume e shpeshte ).
  3. Prezenca nje mase te palpueshme (gunge) ne faqe apo si nje trashje te lekures se faqe.
  4. Nje njolle e vazhdueshme e bardhe ose e kuqe ne mishrat e dhembeve,gjuhe ,bajame ose ne faqe .
  5. Dhimbje ne zonen faringeale qe nuk largohet.
  6. Veshtiresi ne pertypje ose gelltitje .
  7. Veshtiresi ne levizjen e gjuhes ose te nofulles.
  8. Ndjesia e nje parezie te gjuhes.
  9. Edema ne zona te caktuara ne goje.
  10. Dhimbje te dhembeve ose te nofulles.
  11. Probleme per personat qe kane vendosur proteza dentare , pra levizja e tyre si pasoj e ndryshimeve te vazhdueshme te struktures se gojes .
  12. Nje mase e palpueshme( prekshme ) ne qafe.
  13. Humbje e pashpjegueshme e peshes .
  14. Nje arome e pakendshme dhe e vazhdueshme qe vjen nga goja .

DIAGNOSTIKIMI I KANCERIT ORAL!

Shenjat e para te semundjes mund te dallohen nga ana e vete pacientit ,por edhe nga nje dentist,mjek,etj. Dentisti eshte ai qe e di me mire si duket nje goje e shendetshme . Duhet me shume kujdes qe te kontrrollohen rregullisht personat qe jane duhanpires apo seksualisht aktiv .
Cdo mase jo e rregullt e gjendur ne goje apo ne strukturat rreth e rrotull duhet te egzaminohet me shume kujdes .
Per nje mase te dyshimte duhet patjeter te behet biopsia e mases ne fjale per te bere egzaminimin e mundshem . Egzistojne shume lloje biopsish dhe mjeku vendos se cilen duhet te kryeni . Disa prej llojeve te biopsise jane :

  • biopsi ku materiali per egzaminim merret me furce .
  • biopsi ku materiali per egzaminim merret me bisturi .
  • biopsi ku materiali per egzaminim merret me lazer .

TRAJTIMI I SEMUNDJES?

Kanceri oral trajtohet me ane te kirurgjis,kimioterapis apo terapis me rrezatim. Kujdes duhet te tregoni me pirjen e duhanit apo te alkoolit te moderuar.
Kufizoni ekspozimin tuaj ne diell ose perdorni SPF mbrojtese .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/oral-cancer.html

http://www.cancer.org/

http://www.cancer.gov/cancertopics/types/oral

https://www.webmd.com/oral-health/guide/oral-cancer

https://www.nhs.uk/conditions/mouth-cancer/#:~:text=Mouth%20cancer%2C%20also%20known%20as,)%2C%20the%20lips%20or%20gums.