KANCERI I ENDOMETRIT
Cfare eshte endometrioza?
Endometrioza vjen nga fjala endometium , qe eshte shtresa e brendshme e cila vesh uterusin ( mitren ) . Kjo patologji fatkeqesisht eshte mjaft e hasur te femrat dhe mund te godas cdo-njeren prej tyre pavaresisht klases socio-ekonomike , moshes apo rraces . Semundja ndikon pothuajse ne cdo aspekt te jetes se personit te prekur , si : – aftesise per tu riprodhuar , – mardheniet intime bashkshortore , – aftesine per te punuar , etj . Endometiumi ka 2 shtresa :
- Shtresa bazale , e cila eshte strukture e qendrueshme .
- Shtresa funksionale , e cila bie ne fund te cdo cikli ne formen e menstruacioneve .
Ne endometrioz , indi endometrial gjendet jasht uterusit kudo ne paretin abdominal . Megjithese jasht kavitetit uterin , indi endometrial funksionon si te ishte ne kavitetin uterin . Megjithse i vendosur gabimisht ne strukturat abdominale , serisht lengu menstrual prodhohet ,por nuk derdhet jasht kavitetit uterin sic ndodh normalisht . Lengu menstrual derdhet ne strukturat indore perreth duke dhene nje fryrje te zones dhe inflamim te saj . Ne menopauz keto struktura degradojne , zvogelohet dhe simptomat zhduken.
Cilat jane simptomat qe manifestohen ne endometrioz?
Simptomat e endometriozes fillojne dhe shfaqen disa vite pas fillimit te menstruacioneve. Me kalimin e viteve, simptomat priren te rriten gradualisht ndersa zonat e endometriozes rriten ne madhesi . Simptoma me e zakonshme e endometriozes eshte dhimbja, veçanerisht dhimbjet e shtuara menstruale (dismenorrea). Keto dhimbje shfaqen ne zonen abdominale ose ne pjesen e poshtme te shpines , gjate/pas aktivitetit seksual (dispaneunia) . Steriliteti mund te ndodh ne rreth 30-40 % te grave me endometrioze. Rrallehere ,nje acarimi i shkaktuar nga vendosja e nje implanti endometrial mund te perparoje ne infeksion ose absces duke shkaktuar dhimbje pavaresisht nga cikli menstrual. Zonat endometriale jashte uterusit mund te jene gjithashtu te ndjeshme ne palpacion ose perkusion . Pikerisht keto zona endometriale jasht uterusit mund te behen shkak per aderenca ne segmente te caktuara te zorres duke dhene dhimbje te medha . Shkalla e dhimbjes nuk eshte gjithmone e lidhur me ashpersine e semundjes. Disa gra me endometrioze te rende nuk kane dhimbje , ndersa te tjeret me vetem disa rritje te vogla indi endometrial jasht uterusit kane dhimbje te medha .
A mundet endometrioza te shkaktoje kancer te endometiumit?
Kanceri i endometiumit nuk eshte nje patologji e cila shkaktar kryesor ka endometriozen . Ne saj te studimeve te bera ne amerike eshte pare se endometrioza eshte shkaktari i me pak se 1 % te pacienteve te diagnostikuar me kancer te endometiumit . Edhe ne ato raste kur shkaktar eshte endometrioza , stuata ka te bej me nje patologji shume te avancuar e cila shfaqet me se shumti te grat e moshuara .
A mund te shkaktoj endometrioza infertilitet?
Endometrioza e rende dhe gjeresisht e perhapur nese prek organet e paretit abdominal mund te ndikoje ne fertilitet . Endometrioza konsiderohet si nje nga tre shkaktaret kryesor të infertilitetit femeror. E megjithate ende nuk dihet saktesisht mekanizmi qe shkakton infertilitetin ne rastet me endometrioz . Ndersa numri i shtatzenive per pacientet me endometrioze mbetet me i ulet se i popullates se pergjithshme , ka te tjera paciente me endometrioze qe nuk perjetojne asnje shenje te infertilitetit .
Cili eshte shkaku i endometriozes?
Shkaku i endometriozes eshte ende i panjohur. Nje teori per menyren e zhvillimit te kesaj patologjie eshte se gjate menstruacioneve disa nga indet menstruale kthehen nepermjet tubave te fallopit ne kavitetin abdominal , ku implantohet dhe rritet. Nje teori tjeter sugjeron se endometrioza mund te jete shkaktar nga nje proces gjenetik ose disa te tjere mund te kene predispozit gjenetike per te .
Si behet diagnostikimi i endometriozes?
- Vleresimi i historise mjeksore te pacientit .
- Egzaminimi fizik , paplacion dhe perkusion .
- Proceduara e diagnostikimit me laparoskop eshte ajo me e sakta .
Laparoskopi ndihmon ne zbulimin e lokalizimit , shtrirjes dhe madhesise
se endometriozes .
Si behet trajtimi i endometriozes?
Mjeket jane te mendimit se nese simptomat jane te lehta , nuk nevojitet ndonje trajtim tjeter vec analgjezikeve . Po ashtu ne kete rast te endometriozes keshillohet per femrat qe duan nje femije , te mos perdorin masa mbrojtese dhe nuk ka nevoje per ndonje terapi medikale plus nga ana e mjekut . Per ato femra qe nuk kerkojne te mbeten shtatzena dhe kane dikomfort te madh ,si trajtim zgjidhet metoda laparoskopike . Ne fillim ato marrin terapi hormonale , kjo terapi mund te bllokoj edhe ovulimin , por qe eshte e perkoheshme dhe zgjat per aq kohe sa zgjat terapia .
REFERENCAT ;
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/endometriosis/symptoms-causes/syc-20354656