Kanceri i Cerviksit
Cfare eshte Kanceri i Cerviksit ( qafes se mitres )?
Kanceri i Cerviksit eshte nje semundje fatkeqsisht shume e zakonshme tek femrat . Ky lloj kanceri shfaqet ne momentin qe qelizat dikur normale ne cerviks pesojne mutacione , qofte ky mutacion ne nivel kromozomal apo ne nje fragment genetik ne ADN . Cerviksi eshte segmenti qe bashkon uterusin ( mitren ) me vaginen , po ashtu ajo eshte nje rruge per kalimin e fetusit gjate aktit te lindjes . Zhvillimi i kesaj semundje ndodh ne nje periudhe kohore te caktuar dhe gjate kesaj periudhe qelizat e cerviksit ndryshojne plotesisht duke u kthyer ne qeliza kancerogjene . Ndryshimet qe pesojne krto qeliza njihen ne termin displazi .
Cilat jane simptomat e kancerit te Cerviksit?
Duke qene se kjo patologji nuk ka pothuajse asnje simptome qartesisht te dallueshme, eshte shume e rendesishme kontrolli periodik i gruas . Duhet qe mjeku te realizoj nje test te quajtur PAP-Test . Ky test konsiston ne nje brush ( furc , te tille si remeli qe perdoret per qerpiket tek femrat ) i cili futet thelle ne cerviks ku merret dhe materiali qe do te egzaminohet nen mikroskop.
Cilet jane faktoret e rriskut per zhvillimin e kancerit te cerviksit?
- Moshen e hershme ne startimin e marredhenieve seksuale .
- Nje histori te partnereve te shumte seksual .
- Infeksione genitale si per shembull HPV ( Human Papiloma Virus ).
- Semundjet seksualisht te transmetueshme ( SST).
- Kalimi i llojeve te tjere kanceri te traktit genital, per shembull kanceri skuamoz epitelial.
- Lezione (qeliza jonormale).
- Grate 60 vjeç e lart jane ne rrezik me te madh per kancerin e cerviksit , pasi ato jane me pak te gatshme ose ne gjendje te kerkojnë kujdes mjekesor per trajtimin e kancerit te cerviksit .
- Faktore te tjerë rreziku perfshijne pirjen aktive ose pasive te duhanit , ushqyerja e dobet dhe nje partner seksual aktual ose te kaluar me faktore rreziku për SST , mungese imuniteti ose testim pozitiv per HIV.
Si trajtohet kanceri i Cerviksit?
Trajtimi per kancerin e cerviksit ( qafes se mitres ) varet nga :
- Faza e semundjes .
- Madhesia e tumorit .
- Mosha
- Gjendja e pergjithshme fizike .
- Deshira e nje gruaje per te pasur femije.
Ekzistojne tre lloje trajtimi per grate me kancer të cerviksit ( qafes se mitres ) :
- Kirurgjia (heqja e kancerit me ane te nje operacion).
- Terapia me rrezatim (duke perdorur rreze X me doze te larte ose rreze te tjera me energji te larte per te vrare qelizat kancerogjene)
- Kimioterapi (duke përdorur terapi medikamentoze per te vrare qelizat e kancerit).
REFERENCAT
https://www.nhs.uk/conditions/cervical-cancer/