Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI GASTRIK ( STOMAKUT )

KANCERI GASTRIK ( STOMAKUT )

Cfare eshte kanceri gastrik?

Stomaku eshte nje organ perberes i Aparatit Tretes , shume i rendesishem per tretjen primare te ushqimeve . Ai eshte i ngjashem me nje “thes ” , i cili mund te zgjerohet ne perputhje me sasin e ushqimit qe gjendet ne te . Kanceri gastrik mund te zhvillohet ne cdo pjese te stomakut .

Stomaku ka pese shtresa :

  1. Shtresa Mukozeale ( epiteliale ) .
  2. Shtresa Submukozeale .
  3. Shtresa Muskulare ( ndihmon ne levizjen /perzierjen e permbajties ushqimore ne stomak ) .
  4. Shtresa Subseroze (Mienterike ) .
  5. Shtresa Seroze ( shtresa e jashtme perberese e stomakut ) .

Ndersa kanceri perhapet ne stomak , ai perparon ne shtresat e thella perberese te tij ku edhe prognoza e semundjes perkeqsohet . Rastet me te shpeshta te kancerit gastrik fillojne ne shtrese mukozeale , e quajtur ndryshe si Adenokarcinoma .

Fakt : Sipas ” Regjistrave Shteteror per Kancerin Gastrik “ne Illinois , ne vitin 2008 , do te diagnostikoheshin rreth 990 raste te reja . Ku prej tyre 620 ishin meshkuj dhe 370 femra . Nga e gjitha kjo do te humbin jeten 610 prej tyre .

Cilet jane faktoret e rrezikut per zhvillimin e kancerit gastrik?

Faktoret kryesor te rrezikut qe e bejne nje person me te rriskuar per te zhvilluar kancer gastrik ,me shume sesa te tjeret , jane :

  1. Infeksioni bakterial
    Shkaktari kryesor bakterial i kancerit gastrik eshte Helicobacter Pylori . Nje infeksion afatgjat nen prezencen e ketij bakteri mund te coje ne nje inflamacion dhe demtim te rende te shtreses se brendshme ( mukoze ) te stomakut . Ky bakter eshte pergjegjes edhe per zhvillimin e disa llojeve te limfomave te stomakut , ndersa te tjere njerez me Helicobacter Pylori nuk zhvillojne kurre kancer .
  2. Duhani
    Pirja e duhanit pothuajse dyfishon rrezikun e kancerit gastrik .
  3. Dieta ushqimore
    Ushqimet e tymosura , peshku , mishi i kripur dhe turshite e regjura kane nje incidence te larte per te rritur rastet me kancer gastrik.
    Ngrenia e ushqimeve te tilla si: drithera , fruta , perime ,dhe te tjera ushqime qe permbajne vitaminen A dhe C duket se ul rrezikun per zhvillimin e kancerit gastrik .
  4. Obeziteti
    Te qenit mbipeshe( sasi e tepert e dhjamit ne trup ) ose obez ( sasi jo normale e dhjamit ne trup ) rrit rrezikun per zhvillimin e shume llojeve te kancerit, perfshire edhe kancerin gastrik .
  5. Kirurgjia e stomakut
    Kanceri gastrik ka nje incidence me te larte te zhvillohet te ato persona qe kane kryer intervent kirurgjikal per heqjen e nje pjese te stomakut .
  6. Grupi i gjakut A
    Per arsye ende te panjohura njerezit me grup gjaku A kane nje incidence te shtuar per te zhvilluar kancer gastrik.
  7. Polipet e stomakut
    Polipet jane ngritje te vogla mbi shtresene mbrendshme te stomakut , shume prej tyre nuk jane te rrezikshem per zhvillimin e kancerit .
  8. Gjinia
    Kanceri gastrik eshte dy here me i shpeshte tek meshkujt se tek femrat .
  9. Mosha
    Predispozite me te madhe kane per ta zhvilluar kete semundje presonat mbi 50 vjec .Perkatesia etnike
  10. Personat Hispanik dhe afro-amerikanet jane me te rriskuar per kete semundje ne krahasim me personat e bardhe johispanik .
  11. Historia familjare :
  12. Personat me nje histori familjare per kancer gastrik jane me te rriskuar per zhvillimin e kesaj semundje ne krahasim me personat qe nuk kane kete faktore rreziku .

Cilet jane simptomat e kancerit gastrik?

Diagnostikimi i kancerit gastrik mund te jete shume i veshtire te realizohet . Kjo ndodh shpesh sepse simptomat ne stadet e hershme te semundjes mungojne dhe ato shfaqen ne ato raste kur trajtimi eshte shume i veshtre . Edhe ne ato paciente qe shfaqja e simptomave eshte e hershme , ato shpesh injorohen .

Simptomat e kesaj semundje jane :

  1. Mungese oreksi dhe humbje peshe .
  2. Dhimbje epigastrike ( ne zonen e stomakut ) .
  3. Ndjesine e ngopjes edhe pas ngrenies se nje vakti te vogel .
  4. Dispepsi , urth dhe shenja te tjera tipike te nje ulcere gastrike .
  5. Nauze dhe te vjella .
  6. Te vjella ( emesis ) me ose pa gjak .
  7. Edema abdominale .

Shpesh kjo semundje mund te ngaterrohet edhe me patologji te tjera prandaj duhet kontaktuar me mjekun ne cdo rast , per te realizuar percaktimin e nje diagnoze te qarte .

Si mund ta parandalojme zhvillimin e kanceri gastrik?

Megjithese shkaku per zhvillimin e kancerit gastrik nuk eshte ende i qarte , duhet thene se modifikimi i faktoreve te rrezikut mbetet nje opsion i mire parandalimi ne kete rast . Standarti i arte eshte : “ Me mire eshte te parandalosh se te trajtosh ” , qe ne kete rast diagnoza e hershme eshte mundesia me e mire qe plani i trajtimit te jete i suksesshem dhe te reduktohet numrin i vdekjeve .

Disa menyra parandalimi permendim :

  1. Ruajtia e ushqimeve ne temperatura shume te ulta ( ne vend te perdorimit te kripes per ruajtien e tyre si psh turshite apo mishi ) dhe ndryshimet ne diete kane ndihmuar ne uljen incidences se kancerit gastrik gjate 60 viteve te fundit .
  2. Rritja e konsumimit te frutave , perimeve dhe dritherave . Shmangia e konsumimit te mishit te kuq ,qe ka nivel te larte te yndyres .
  3. Ndaloni perdorimin e duhanit dhe alkoolit .
  4. Ne rast te nje infeksioni nga Helicobacter Pylori duhet patjeter te trajtohet .
    Megjithese studimet vazhdojen dhe asgje nuk eshte e sigurte .

REFERENCAT :

https://www.cancer.org/

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/stomach-cancer.html

https://www.cancer.gov/types/stomach

https://www.nhs.uk/conditions/stomach-cancer/

https://www.webmd.com/cancer/stomach-gastric-cancer