Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI DHE MJEDISI KU BANONI .

KANCERI DHE MJEDISI KU BANONI .

Shume njerez jetojne me pikpyetjen nese mjedisi ku ato banojne ndikon ne shfaqjen e kancerit ! Por per tju pergjigjur kesaj pyetje duhet ne fillim te dime se cfare eshte kanceri , si ai shfaqet dhe cilet jane faktoret e rriskut per shfaqjen e tij .

Cfare eshte kanceri ?

Kanceri nuk eshte nje semundje e vetme . Ai eshte pjese e nje grupi , qe perfshin me shume se 200 semundje te ndryshme . Kanceri eshte nje rritje e pakontrolluar e qelizave te trupit , qe prish funksionimin e ketij te fundit . Keto qeliza qe formohen nuk jane normale as ne ndertim as ne funksionimin e tyre . Ato rriten dhe shumohen ne menyre te pakontrolluar duke formuar masa tumorale , gjithashtu eshte e madhe mundesia qe keto qeliza apo masa tumorale te perhapen ne pjes te tjera te organizmit te njeriut . Ne fillimet e semundjes zakonisht nuk ka simptoma , por me kalimin e kohes dhe renies se funksionit mbrojtes te organizmit simptomat fillojne dhe shfaqen , kjo ne perputhje me vendin e lokalizimit te tumorit . Ndersa kanceri fillon dhe perhapet ne organizem , ai manifestohet me humbje te mases indore , lekur te zbehte , dhimbje , lodhje , humbje te oreksit , etj .

Si eshte i perhapur kanceri ?

“Shoqata Amerikane e Kanceri ” ka pohuar , ne saj te studimeve te tyre , qe nje ne dy burra dhe nje ne tre gra do te kene kancer gjate jetes se tyre . Nje ne kater persona do te humbas jeten perballkesaj semundje te rrezikshme , eshte pohuar po ashtu . Ne Amerike eshte dale ne konkluzionin se kanceri eshte shkaktari i dyte kryesor per numrin e larte te vdekshmeris , pas semundjeve te zemres .

Cilat lloje te kancerit shkaktojne me shume vdekje ?

Ne SHBA eshte vertetuar ( per popullaten e marre ne studim ) qe kanceri i mushkrise eshte shkaktari kryesor i vdekjeve per te dyja gjinit , i ndjekur nga kanceri i prostates per meshkujt dhe kanceri i gjirit per femrat . Ndersa per femijet me te vegjel se 15 vjec kanceri eshte shkaku i peste kryesor per nga vdekshmeria pas aksidenteve , leucemive , kancerit te trurit dhe te sistemit nervor qendror .

Sa llojesh eshte kanceri ?

Ka shume lloje kanceri sepse qelizat kancerogjene mund te rriten kudo ne trup. Vendi i lokalizimit te kancerit dhe lloji i indit te perfshire ne kete semundje eshte shume i rendesishem per ti dhene kancerit nje emertim te sakte . Disa lloje te kancerit permendim :kancerin e pulmoneve , kancerin e gjirit , kancerin e vezoreve , kancerin e prostates , melanomat , leucemit , etj .

Si zhvillohet kanceri ?

Kanceri eshte nje proces me 3 hapa : fillimi ( lokalizimi ne nje pjes te caktuar te trupit ) , zhvilimi dhe perhapja . Cdo njera prej ketyre fazave ka nje rol jetik ne ndalimin e ecuris se kancerit , pra ka nje kufi prej disa vitesh mes fillimit te shfaqjes se kancerit ne organizem dhe fillimit te shfaqjes se simptomave po ashtu . Prandaj edhe shpesh cilesohet se metoda me e mire e trajtimit eshte parandalim , ne kete raste eshte zbulimi i hershem i semundjes . Metoda e parandalimit duke identifikuar faktoret e rrezikut dhe zbulimin e hershem te semundjes jane me efektiv nese zbatohen ne 2 hapat e pare te procesit te kancerit

.Hapi i pare : ne kete stad kemi te bejme me ndryshimin e materialit gjenetik ( ADN) te qelizes inicuese . Ky stad ka te bej thjesht me nje gabim ( mutacion ) qe peson qeliza , ne nivel komozomal apo ne nje segment gjenetik te ADN . Ne kushte kur organizmi ne teresi funksionon si duhet ky gabim mund te rikuperohet dhe nuk kemi lindjen e kanceri , ne te kundert ne momentin qe qeliza mbart muatacionin dhe vazhdon te shumohet atehere kemi te bejme me procesin e zhvillimit te kancerit . Kjo ndodh sepse qelizat qe prodhohen jane po ashtu mbartese te mutacionit .

Hapi i dyte : keto qeliza te reja , me funksionim teresisht tjeter paisen me nje promotor . Promotori eshte nje substance qe pershpejton ritmin e ndarjes se qelizave , duke krijuar keshtu masa qelizash kancerogjene . Cfare mund te jete nje promotor ? Nje promotor mund te jete nje hormon estrogjeni apo edhe nje substance kimike sic eshte tymi i duhanit .

Hapi i fundit : ne kete faze rritja qelizore eshte jashte kontrollit dhe pikerisht krijimi i ketyre masave te medha mund te behet shkak per formimin e ashtuquajturave mase tumorale . Keto masa tumorale shpesh rriten me kufinje te mirpercaktuar , por ka raste kur ato rriten edhe jasht nje linje te percaktuar duke invaduar te gjithe organizmin . Koha qe i duhet nje mase tumorale te perhapet ne trup ka te bej me kushtet e organizmit , hormonet , faktoret gjenetik , etj .

Cfare e shkakton kancerin dhe cilet jane faktoret qe kontribuojne ne shfaqjen e tij ?

Shkaktare e kancerit nuk jane asnjehere te vetem ato vijne si kombinim faktoresh . Te tille jane : gjenetika , shendeti , ushqimi , stili i jeteses , mjedisi ,et, . Faktoret qe e shkaktojne mund te jene te vullnetshem ( qe mund ti ndalojm se realizuari )si psh duhanpirja dhe te pavullnetshem ( qe nuk jane ne doren tone per ti ndryshuar ) si psh ajri i ndotur apo uji i ndotur .

Faktoret kryesor qe kontribuojne ne zhvillimin e kancerit jane :

1 Duhanpirja , tymi i cigares .
2 Dieta , ushqimet e yndyrshme dhe pijet alkolike jane shum te demshme .
3 Rrezatimi UV , shkaktari primar per zhvillimin e melanomes .
4 Mardheniet seksuale te pambrojtura .
5 Ndotja e mjedisit

Si munden kimikatet te shkaktojne kancer ?

Shumica e kimikateve jane toksike dhe shpesh-here ato konsiderohen si nxites per zhvillimin e kancerit .

Mardheniet shkak pasoje qe jane verejtur ne kete rast permendim :

  1. Lidja mes Benzenit dhe leucemis
  2. Lidja mes Azbestit dhe kancerit te mushkrive
  3. Lidja mes Klorul Vinilit dhe kancerit te melcise

Si mund te reduktojme faktoret e rriskut per shfaqjen e kancerit ?

  1. Shmangni perdorimin e duhanit ( kane permbajtie te nikotines ) dhe cdo produkt qe ka permbajtie te tij .
  2. Tregoni kujdes me dieten tuaj ushqimore , shmangni ushqimet me yndyrna , ushqimet e konservuara , etj.
  3. Mundohuni te reduktoni ushqimet me prejardhje shtazore , te tilla si mishi .
  4. Merrni pjese ne aktivitete fizike , po ashtu duhet te kontrolloni peshen atuaj .
  5. Reduktoni marrjet e alkoolit .
  6. Reduktoni ekspozimin ne diell , sidomos pa perdorur mjete mbrojtese ne pikun e saj ne oret 10-16 .
  7. Kujdesuni per ambientin ku punoni .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/cancer-your-environment.html

https://www.health.state.mn.us/communities/environment/hazardous/topics/cancerenvt.html#:~:text=However%2C%20exposures%20to%20certain%20chemicals,to%20those%20who%20are%20exposed.

https://www.cancer.gov/about-cancer/causes-prevention/risk/substances

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3521879/