
Interpretimi i testeve serologjike per Covid-19
Pershendetje,
Doja te ndaja me ju pergjigjet e testeve serologjike te pacienteve te mi te cilet ose kane kaluar infeksionin Covid-19 me shenja klinike apo pa shenja klinike.
Per dijeni, Covid-19 eshte nje infeksion viral i shkaktuar nga virusi me emrin coronavirus. Te gjithe e kuptoni situaten e pandemise se krijuar nga perhapja e ketij virusi qe te gjithe po e perjetojme.
Ngaqe eshte nje virus i ri, dhe shume pak i studiuar, te dhenat jane marre nga publikimet e kolegeve anembane botes rreth rasteve me Covid-19 te trajtuar nga ata.
Ajo qe doja te ndaja me ju jane testet serologjike.
Ne fakt organizmi yne reagon ndaj ketij virusi pas 1 jave te ekspozimit me antitrupat e quajtuar anti-Sars-Cov-2-IgM. Pra organizmit, i duhen 7 dite qe ta njohe virusin, dhe te mobilizohet per ta luftuar ate.
Brenda ketyre 7 diteve, pacientet mund te zhvillojne disa shenja klinike apo te mbeten asimptomatike.
Keta antitrupa mund te vazhdojne te qarkullojne ne gjakun e pacienteve deri ne 7 jave pas infektimit.
Nga java e dyte deri ne te katert, zhvillohen antitrupat mbrojtes te tipit anti-Sars-Cov-2-IgG. Pra, organizmi i krijon keta antitrupa per te larguar kete virus. Dhe ne rast se me vone ai ekspozohet prape ndaj tij, e njeh me shpejt dhe e largon me shpejt. Ne nje fare menyre, studimet kane treguar qe prezenca e ketyre antitrupave krijojne mbrojtjen e organizmit per disa muaj (6 ose me shume) deri ne disa vite (per kete duhen akoma studime).
Ne fotot e bashkangjitura jane disa raste te pacienteve te mi, me pergjigjet e testeve serologjike perkatese.


