Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

INKONTINENCA URINARE

CFARE ESHTE INKONTINENCA?

Sistemit urinar eshte shume i rendesishem per filtrimin e gjakut dhe largimin e mbeturinave nga trupi.
Ai eshte i ndertuar nga:
-dy veshka
-dy uretere
-nje fshikez/vezike urinare
-nje ureter.
Veshkat sic thame edhe me pare, largojne produktet e mbeturinave nga gjaku dhe prodhojne vazhdimisht urine. Ureteret jane ne formen e tubave dhe kane nje ndertim muskulor, ato bejne te mundur lëvizjen e urines nga veshkat ne fshikez, ku ruhet derisa te dale nga trupi permes uretres, qe po ashtu eshte e ngjashme me nje tub dhe ka ndertim muskulor.
Nje muskul rrethor, i quajtur sfinkteri, kontrollon aktivitetin e uretres.Ky sfinkter ndodhet ne dalje te vezikes urinare dhe fillimin e uretres dhe mund te luaje nje rol thelbesor ne shfaqjen e inkontinences.

Normalisht, fshikeza ruan urinen qe prodhohet vazhdimisht nga veshkat derisa te kete arritur piken maksimale ku fillon akti i urinimit. Por kur ndonje pjese e sistemit urinar keqfunksionon, mund te rezultoje ne mosmbajtjeje te urines dhe shfaqet ajo qe quhet inkontinenece.

CILAT JANE DISA NGA TIPET E INKONTINENECES?

  • Inkontinenca nga stresi.
    Nivelet e larta te stresit mund te demtojne muskujt e legenit, duke shkaktuar rrjedhjen e urines nga fshikeza gjate stervitjes, kollitjes, teshtitjes, te qeshurit ose çdo levizjeje te trupit qe ushtron presion mbi fshikezen.
  • Urgjenca ne urinim.
    Nevoja urgjente per te urinuar dhe pamundesia per te shkuar ne tualet ne kohe, ndodh kur kalimet nervore pergjate rruges nga fshikeza ne tru demtohen, duke shkaktuar nje tkurrje te papritur te fshikezes qe nuk mund te frenohet me vetedije.
  • Inkontinenca e perziere.
    Inkontinenca e perzier eshte shume e zakonshme dhe shfaqet kur simptomat e stresit dhe te llojeve te tjera te nxitesve te saj jane te pranishem
  • Tejmbushja e kapacitetit te vezikes urinare.
    Tejmbushja e vezikes i referohet rrjedhjes qe ndodh kur sasia e urines se prodhuar tejkalon kapacitetin mbajtes te fshikezes.
  • Inkontinenca reflektore.
    Inkontinenca refleksore, humbja e urines kur personi nuk eshte i vetedijshem per nevojen per te urinuar. Mund te rezultoje nga nje hapje jonormale midis fshikezes dhe nje strukture tjeter, ose nga nje rrjedhje ne fshikez, ureter ose ureter.
  • Inkontinenca post-operatore.
    Inkontinenca nga operacioni pason operacione te tilla si histerektomite(heqja e mitres), prerjet cezariane, prostatektomite(heqjene prostates), kirurgjine e zorreve te poshtme ose kirurgjine rektale.

Pjesa me e madhe e personave me inkontinence urinare jane te moshuar dhe shumica e personave i takojne gjinise femerore. Te perjetuarit te ketyre simptomave jep shqetesime fizike dhe emocionale dhe disa te rinje pikerisht per kete problem e kane shume te veshtire e thuajse te pamundur te fillojne nje pune.

SI DIAGNOSTIKOHET INKONTINENCA URINARE?

Perafersisht 80 % e atyre qe preken nga mosmbajtja/mos kontrrollimi i urines mund te kurohen ose edhe te permiresohen.
Diagnoza perfshin :

  1. Nje histori mjekesore dhe nje ekzaminim te plote fizik.
  2. Mund te nevojiten analiza te tilla si :
    -rrezet X
    -ekzaminimet cistoskopike
    -kimikatet e gjakut
    -analizat e urines
    -teste speciale per te percaktuar : – kapacitetin e fshikezes, – gjendjen e muskul unazor ,- presionin e uretres dhe -sasine e urines se mbetur ne fshikez pas zbrazjes.

SI TRAJTOHET INKONTINENCA URINARE?

Meqenese mosmbajtja e urines eshte nje simptome dhe jo nje semundje, metoda e trajtimit zgjidhet ne baze te te dhenave qe merren nga diagnostikimi.
Ndonjehere ndryshimet e thjeshta ne diete ose eliminimi i medikamenteve te tilla si diuretiket mund te kurojne inkontinencen urinare.Zakonisht trajtimi perfshin nje kombinim te ilaçeve, modifikimit te sjelljes, forcim te muskujve te legenit,ushtrime per mbajtien e urines, ushtrime per forcimin e sfinkterit te vezikes urinare,etj.

  1. Teknikat e sjellies
    • Planifikimi i tualetit. Duhet edukuar pacienti te shkoj ne tualet 2-4 ore pas konsumimit te lengjeve, ne kete menyre pacienti ka nje orar te rregullt te zbrazjes se vezikes urinare.
    • Ushtrime per forcimin e muskujve te legenit(pelvisit).
    • Ushtrime per sfinkterin e vezikes urinare.
  2. Terapia farmakologjike(me ilace)
    Jane disa medikamente(ilace) qe ndihmojne ne kontrrollimin e akteve te urininimit.Keto medikamente jepen nga mjeku dhe po ashtu heqja e tyre behet nga mjekur. Kjo per te parandaluar nje riperseritje te situates.
  3. Trajtimi kirurgjikal
    Kjo eshte mundesi e fundit qe perdoret per kontrrollimin e inkontinences pasi te jene vleresuar e gjitha metodat e tjera. Ato qe duhen realizuar jane: injektim i kolagjenit ne zonen rreth uretres, implantim te nje sfinkteri urinar artificial, stimulim te nervit sakral, etj.

Nese te gjitha keto nuk funksionojne ka edhe metoda te tjera per trajtimin e inkontinences urinare.Aro jane mbajtia e nje kateteri urinar,sistemeve te jashtme grumbullimi per urinen,produkteve absorbuese (thithese),etj.

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?