Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Informacion mbi Shkaqet e Diabetit

Jane disa shkaqe qe njihen te shkaktojne diabet. Ato do te shpjegohen me poshte ne varesi te tipeve te diabetit.

Shkaqet e Diabetit Tip 1.

Ne diabetin tip 1, shkaqet me te mundshme jane infeksionet virale apo toksiciteti nga nje lende e huaj. Ndaj tyre, trupi reagon nepermjet pergjigjes imunitare. Gjate kesaj pergjigje imunitare, kemi demtim te atyre qelizave te pankreasit qe prodhojne insulinen. Ne kete menyre, kjo gjender nuk eshte me e afte te prodhoje dhe sekretoje insulinen. Si rezultat, do te kemi pakesim te insulines ne gjak, dhe mos metabolizim te mire te sheqerit, pra diabet tip 1.

Shkaqet e Diabetit Tip 2.

Ne kete tip diabeti, shkaqet jane te ndara ne 2 kategori te medha:

  1. Ne kategorine e pare futen ato shkaqe te cilat nuk jane te kontrollueshme, te quajtura faktore gjenetike.
  2. Ne kategorine e dyte, futen ato shkaqe te cilat jane lehtesisht te kontrollueshem, te quajtura faktore te jashtem mjedisore.

Shkaqet e pakontrollueshme te diabetit tip 2

Te tilla shkaqe jane quajtur ” te pakontrollueshme” pasi nuk mund te beni asgje per ti eliminuar ata vete. Por ne fakt, mund te beni dicka per te parandaluar efektin e tyre mbi organizem. Keto shkaqe jane:

  • Historia familjare
  • Mosha
  • Pjese e popullates me risk te larte (te tille si Afriko-amerikan, Amerikane, Hispanike apo Hawaian)

Pra, nese prinderit tuaj, kusherinj te afert, motra, vellai, gjysherit kane patur diabet tip 2 , atehere, ju dhe/ose femijet tuaj keni risk te mundshem per te zhvililluar diabet gjithashtu.

Me kalimin e kohes, funksioni dhe vitaliteti i qelizave te trupit tone ulet,. E njejta gje ndodh dhe me qelizat qe prodhojne insulin. Kjo shpeegon pse mosha mbi 60 vjec eshte me shume e prekur per diabet (10-15%).

Nga ana tjeter, eshte gjithashtu e vertete qe kpersona te moshes nen 60 vjec po zhvillojne diabet (25%). Kjo ka me shume te ngjare te ndodhe si rezultatat i mos konsiderimit te “faktoreve te kontrollueshem” dhe abuzimeve gjithmone e ne rritje.

Shkaqe “te kontrollueshme” te diabetit tip 2

Keto shkaqe ne fakt jane faktore risku, pra me pak perpjekje ju mund te shmangni efektin e tyre negativ mbi organize duk e ulur mundesine per te patur diabet dhe per te jetuar nje jete me te shendetshme. Me poshte po ju renditim cilat jane keto shkaqe:

  1. Pesha  – Nese nje pacient eshte me shume se 20% e peshes se tij ideale, atehere kjo behet shkak per te krijuar rezistence ndaj insulines, dhe nivele te larta te sheqerit ne gjak. Prandaj eshte e rendesishme te ulni peshen tuaj per te parandaluar komplikacione serioze sidomos ato te lidhura me aparatin kardio-vaskular.
  1. 2 Dieta– Dieta eshte faktori me i rendesishem ne shfaqjen e diabetit tip 2. Konsumimi i shtuar i ushqimeve me shume kalori, sheqerna dhe yndyre rrisin riskun per te zhvilluar diabet. Pak informacion: trupi yne ka mundesi te prodhoje vete sheqer duke e aktivizuar ate nga depozitat e sheqerit. Nderkohe qe ajo qe ne marrim nga jashte i jep furnizimin e duhur organizmit per nje jete normale. Por ama, kjo duhet te behet ne balance pra te kete nje ekuiliber midis asaj c’ka ne hame dhe asaj qe vete trupi yne e prodhon.
  1. 3. Alkooli –  Konsumimi i alkoolit, sidomos ne sasira te medha shkakton demtime te muskujve te zemres dhe melcise. Kjo con ne rritje te tensionit arterial, rritje te glicemise dhe yndyrnave ne gjak. Nga ana tjeter, alkoolizmi shkaterron qelizat e pankreasit, gje qe con ne shfqjen e diabetit. Eshte vene re qe perdorimi i sasive te vogla te alkoolit con ne rritje te nivelit te HDL, kolesterolit te mire. Por ama, duke vene ne peshore te mirat dhe te keqijat qe vijne nga perdorimi i alkoolit, animi eshte nga te keqijat, pra me shume efekte negative sesa te mira. Prandaj dhe nuk rekomandohet konsumimi i perditshem i alkoolit.
  1. 4. Kequshqyerja – Kequshqyerja vleresohet si stres nga ana e organizmit. Nen veprimin e ketij stresi, qelizat e trupit do te funksionojne jo normalisht. Keshtu ndodh dhe me qelizat e pankreasit duke shkaktuar diabet.
  1. 5. Pirja e duhanit – Kur nje person pi duhan, dhe eshte diagnostikuar me diabet tip 2, shtohen risqet per te patur hipertension (nivele te larta te tensionit te gjakut), semundje te zemres dhe komplikacione te tjera me serioze nga diabeti.
  1. 6. Stresi – Stresi ndikon direkt mbi diabetin. Gjate nje situate stresi, do te sekretohen shume hormone qe mobilizojne glukozen (sheqerin), duke rritur transportin e sheqerit ne gjak. Kjo con ne shtim te nivelit te sheqerit ne gjak dhe diabet.

Ne rast se kur ne loje jane faktoret qe nuk mund te kontrollohen, atehere keto informacione do ju ndihmokuptoni sesi mund te arrini te kontrolloni faktoret e tjere.

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini , M.B.B.S., MMedSc Mjek Familje Detaje te Edukimit 2006 , Mjek i Pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise Tirane 2011, Master i Shkencave Mjesore, Fakulteti i Mjekesise, University of Malaya, Malaysia Pjesmarres ne shume Aktivitete Akademike e Trajnime Mjekesore Brenda dhe Jashte vendit. 2007 - deri tani Urdheri i Mjekut te Shqiperise Mars 2010 - deri tani Anetar i Shoqates Malejziane te Parazitologjise dhe Mjekesise Tropikale. Korrik 2024 - tani Anetar i European General Practice Research Network

Follow Me