Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

IMPLANTET KOKLEARE

CFARE JANE IMPLANTET KOKLEARE?

Nje implant koklear eshte nje pajisje elektronike qe permireson degjimin, tek njerezit qe kane probleme me degjiimin apo qe kane pesuar trauma te ndryshme ne sistemin degjimor.
Ajo mund te jete nje zgjidhje shume e mire per njerezit qe kane humbje te rende te degjimit nga demtimi i veshit te brendshem, te cilet nuk jane ne gjendje te degjojne mire me aparate degjimi.

Ndryshe nga aparatet e degjimit, qe perforcojne zerin, nje implant koklear anashkalon pjeset e demtuara te veshit per te dhene sinjale zanore tek nervi i degjimit.

Implantet kokleare perdorin nje procesor zeri qe pershtatet pas veshit. Procesori kap sinjalet zanore dhe i dergon ato ne nje marres te vendosur nen lekure, pas veshit. Marresi i dergon sinjalet elektrodave te implantuara ne veshin e brendshem ne forme kermilli (koklea).
Sinjalet stimulojne nervin e degjimit, qe me pas i drejton sinjalet ne tru. Truri i interpreton ato sinjale si tinguj, megjithese keta tinguj nuk do te jene njesoj si degjimi natyral.

Duhet kohe dhe trajnim per te mesuar per te interpretuar sinjalet e marra nga nje implant koklear. Brenda 3-6 muajve te perdorimit, shumica e njerëezve me implante kokleare kane perfitime te medha ne te kuptuarit e te folurit.

KUSH JANE PERFITIMET E VENDOSJES SE IMPLANTEVE KOKLEARE?

Implantet kokleare permiresojne degjimin tek njerezit me humbje te rende te degjimit, te cileve nuk ju funksionojne aparatete e degjimit. Implantet kokleare mund te permiresojne komunikimin dhe cilesine e jetes se tyre.

Implantet koklear mund te vendosen ne njerin vesh ose ne te dy veshet . Nga kjo procedure mund te perfitojne te gjithe personat me humbje te degjimit, femije nga mosha 6 deri 12 muajsh dhe te rriturit e cdo moshe.

Personat qe kane implante kokleare raportojne per permiresime te:

  1. Aftesise per te degjuar dhe per te folur me te tjeret, pa u munduar ti lexoni buzet.
  2. Njohjes e zhurmave te ambjentit qe i rrethon.
  3. Aftesise per te degjuar ne nje mjedis te zhurmshem.
  4. Aftesise per te gjetur burimin se nga vijne tingujt.
  5. Aftesise per te qene me bashkpunues me te tjeret
  6. Afesise per te degjuar dhe shmang zhurmat ne vesh(tinitus).

A KA RREZIQE VENDOSJA E IMPLANTEVE KOKLEARE?

Rreziqet e implanteve kokleare mund te jene:

  1. Humbja e degjimit te mbetur.
    Ne disa njerez, keto paisje mund te shkaktojne humbje te çdo pjese degjimi te mbetur ne ate vesh qe ka probleme.
  2. Inflamacion i membranave qe rrethojne trurin dhe palcen kurrizore (meningiti).
    Meningiti mund te ndodhe pas operacionit te implantit koklear. Vaksinimet per te zvogeluar rrezikun e meningitit ne pergjithesi u jepen te rriturve dhe femijeve perpara implantimit te paisjes.
  3. Paisja mund edhe te mos funksionoje.
    Ndonjehere mund te nevojitet nje nderhyrje kirurgjikale per te riparuar ose zevendesuar nje pajisje te brendshme te demtuar.

Komplikacionet jane te rralla dhe mund te perfshijne:

  1. Gjakderdhje.
  2. Paraliza e fytyres.
  3. Infeksioni ne vendin e operacionit.
  4. Probleme me paisjen.
  5. Probleme te ekuilibrit.
  6. Marramendje.
  7. Probleme te shijes.
  8. Zhurme e re ose e perkeqesuar e veshit (tinitus).
  9. Rrjedhje e lengjeve kurrizore.

Cfare duhet te dini para procedures.


Ju ose femija juaj do te keni nevoje per nje vleresim te detajuar mjekesor per te percaktuar nese implantet kokleare jane nje opsion i mire trajtimi.
Ofruesit e kujdesit shendetesor do te kryejne nje vleresim qe mund te perfshije:

  1. Testet e degjimit, te folurit dhe ekuilibrin.
  2. Ekzaminimi fizik per te vleresuar shendetin e pergjithshem.
  3. Testet imazherike MRI ose CT te kokes per te vleresuar strukturen e veshit te brendshem.

REFERENCAT

  1. The American Cochlear Implant Alliance (ACI Alliance): ACI Alliance është një organizatë e specializuar në promovimin e teknologjisë së implantit koklear. Në faqen e tyre zyrtare (www.acialliance.org), ju mund të gjeni informacion të vlefshëm për pacientët dhe familjarët në lidhje me implantet kokleare, procedurat kirurgjikale, rezultatet dhe aspektet e pas-implantimit.
  2. The American Academy of Otolaryngology-Head and Neck Surgery (AAO-HNS): AAO-HNS është një organizatë profesionale që ofron informacion mbi teknologjinë e implantit koklear. Faqja e tyre zyrtare (www.entnet.org) ofron udhëzime klinike, informacion të përgjithshëm, dhe burime të tjera për pacientët dhe profesionistët e shëndetit në lidhje me implantet kokleare.
  3. The National Institute on Deafness and Other Communication Disorders (NIDCD): NIDCD është një institut shkencor që fokosohet në kërkim dhe edukim në fushën e shëndetit të dëgjimit. Faqja e tyre zyrtare (www.nidcd.nih.gov) ofron informacion të rëndësishëm në lidhje me implantet kokleare, përfshirë informacion mbi procedurën, avantazhet dhe kufizimet, efikasitetin dhe rezultatet e pritur.
  4. The European Association of Cochlear Implant Users (EURO-CIU): EURO-CIU është një organizatë që përfaqëson dhe mbështet përdoruesit e implantit koklear në Evropë. Në faqen e tyre zyrtare (www.eurociu.org), ju mund të gjeni informacion për përvojat e përdoruesve të implantit koklear, ndihmën sociale dhe teknike, dhe aktivitete të tjera të organizatës.