Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HUMBJA NE PESHE DHE DIABETI

Pesha eshte nje çeshtje shume delikate per shume njerez dhe arritja ne nje peshe te shendetshme eshte me e lehte te thuhet sesa te behet realitet.
Humbja e peshes mund te ndihmoje gjithashtu me kontrollin e diabetit, sidomos tek diabeti i tipit 2 qe humbja e peshes mund te nenkuptoje edhe sherimin prej diabetit.

PERFITIMET E HUMBJES NE PESHE

Perfitimet e humbjes ne peshe jane shume te medha, si ne sferen e shendetit emocional ashtu edhe ne sferen e shendetit fizik.

Pesha e tepert rreth belit do te thote se yndyra grumbullohet rreth organeve te barkut, si melçi dhe pankreas. Kjo mund te shkaktoje ate qe quhet rezistence ndaj insulines dhe humbja e peshes mund te ndihmoje qe insulinen e prodhuar ose insulina e injektuar te funksionoje siç duhet.

E megjithate personat qe vuajne nga diabeti i tipit 1 nuk kane shume lidhje me peshen, humbja e peshes se tepert do t’ju ndihmoje te zvogeloni rrezikun e komplikimeve dhe mund te nenkuptoje injektimin e nje sasie me te paket te insulines.

E kunderta ndodh nese vuani nga diabeti i tipit 2, humbja e rreth 5% te peshes trupore mund te kete perfitime te medha per shëndetin tuaj. Nese jeni obez, keni me shume gjasa ta vendosni diabetin ne kontrrollin e duhur nese humbni nga kilogramet e tepert dhe kjo mund te nenkuptoje marrjen e me pak ilaceve dhe nje jetese me te mire.
Gjithmone humbja graduale e shendetit eshte me e mire se humbja e kilogrameve te medha ne nje kohe shume te shkurter.

SI TA KUPTONI QE KENI PESHEN E DUHUR?

Pesha ideale varet nga faktore te ndryshem si gjinia, mosha, gjatesia, struktura trupore dhe niveli i aktivitetit fizik.

Ka disa metoda per te vleresuar peshen ideale, nder to me e perdorura eshte BMI apo Indeksi i masës trupore.
BMI eshte nje llogaritje e raportit midis peshes dhe gjatesise se nje individi. Mund te llogaritet duke perdorur formulen
BMI = pesha/ gjatesia ne katror ose BMI = kg/m2.
Pergjithesisht, nje vlere BMI midis 18.5 dhe 24.9 konsiderohet si pesha normale ose ideale.
Bazuar ne vleren e BMI, peshen tuaj mund ta klasifikoni ne kater kategori:

  • BMI nen 18.5 .
    Personi konsiderohet nen peshen normale. Mund te tregoje se keni nevoje per te fituar me shume peshe nese jeni ne kete kategori.
  • BMI midis 18.5 dhe 24.9 .
    Personi konsiderohet me peshe normale. Kjo eshte kategoria qe duhet te synoni per te mbajtur peshen e shendetshme.
  • BMI midis 25 dhe 29.9 .
    Personat konsiderohet si mbipeshe. Nese jeni ne kete kategori, rekomandohet te percaktoni qellime per humbjen e peshes ne menyre te shendetshme.
  • BMI 30 ose me shume .
    Personi konsiderohet obez. Nese jeni ne kete kategori, eshte e rendesishme te merrni masa per te humbur peshe ne menyre te shendetshme dhe te menaxhoni risqet per shendetin.

Kjo eshte formula se ju mund ta masni online BMI!

A MUND TE JETE DIABETI NJE PREJ SHKAKTAREVE QE JU BENE TE SHTONI NE PESHE?

Nese keni diabet te tipit 1, kur filloni te merrni insuline, mund te filloni te shtoni peshe. Ka shume arsye per kete, si sasia e insulines qe merrni, dieta juaj dhe lloji i insulines qe po merrni.

Insulina eshte nje hormon i rritjes dhe çdo hormon i rritjes qe merrni do te thote te shtoni me shume ne peshe. Kur jeni diagnostikuar me diabet, ka gjithashtu te ngjare qe te keni humbur shume peshe ne nje kohe te shkurter, pasi kjo eshte nje nga simptomat e diabetit dhe shtimi ne peshe eshte pjese e rikuperimit.

Lloji i insulines qe merrni mund te ndikoje ne peshen tuaj ne menyra te ndryshme.Nese keni pyetje rreth tyre drejtohuni mjekut apo edhe farmacistes suaj per nje shpjegim me te detajuar.
Nese jeni te shqetesuar per shtimin ne peshe ose deshironi ndihme per te humbur peshe, atehere ne jemi ketu per t’ju ndihmuar.

SI MUNDET NJE DIABETIK TE KONTRROLLOJ PESHEN E TIJ?

Personat diabetik munden shume lehte te kontrrollojne peshen e tyre duke kontrrolluar ne fillim dieten e tyre.
Per diabetiket qe deshirojne te konsumojne nje diete me pak kalori, eshte e rendesishme te kujdesen per nivelin e sheqerit ne gjak, ndersa reduktojne kalorite ne menyre te shendetshme.

Me poshte do te paraqesim disa strategji se si ta realizoni kete:

  1. Zgjidhni ushqime te pasura me fibra: Perimet, frutat, dritherat dhe farat kane nje sasi te ulet kalorish. Ato ndihmojne ne stabilizimin e nivelit te sheqerit ne gjak dhe kontrollin e oreksit.
  2. Fokusohuni ne proteina te pasura me yndyrna te pangopura: mishi i bardhe(mishi pules), peshku, dritherat, fasulet, vezet dhe produktet e qumeshtit te paketuar me yndyre të ulet jane burime te shkelqyera te proteinave. Proteina ndihmon ne rritjen e ndjenjes se ngopjes dhe ndihmon ne ruajtjen e mases se muskujve.
  3. Kufizoni yndyrat dhe sheqerin e shtuar: Zvogeloni perdorimin e yndyrave te ngopura dhe sheqerit te shtuar ne pije dhe ushqime te gatshme. Mund te përdorni alternativa te ndryshme si frutat e shtrydhura apo erza gjate gatimeve.
  4. Kontrolloni sasine e ushqimeve gjate vakteve dhe hani mengjesin: Sigurohuni qe te hani tre vakte kryesore (mengjes, dreke dhe darke) dhe dy mesvakte te shendetshme midis tyre. Duke u ushqyer rregullisht dhe me porcione te moderuara, mund te mbani nivelin e sheqerit ne gjak te stabilizuar dhe te parandaloni shtimin ne peshe.
  5. Hani me kujdes dhe jo shume shpejt: Ngrenia e ushqimit ne menyre te kujdesshme dhe te ngadalte ndihmon ne kontrollin e oreksit dhe ne ndjenjen e ngopjes.

Kujdes mos perdorni cfardolloj diete qe gjeni ne internet, ajo duhet te jete specifike per ju dhe problemin qe ju keni. Nese nuk e zbatoni kete gje ju mund te vuani nga nje crregullim te vlerave ushqyese ne trup.

REFERENCAT

  1. American Diabetes Association (ADA): Standards of Medical Care in Diabetes – Nutrition Therapy Recommendations (Standartet e Kujdesit Mjekësor në Diabet – Rekomandimet për Terapinë Nutritive)
  2. European Association for the Study of Diabetes (EASD): Nutrition Guidelines for Adults with Diabetes (Udhëzime Nutritive për të rriturit me Diabet)
  3. National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDK): Eating and Diabetes (Ushqyerja dhe Diabeti)
  4. American Heart Association (AHA): Diabetes Meal Planning (Planifikimi i Vakteve për Diabetikët)
  5. Diabetes UK: Enjoy Food – Eating with Diabetes (Të Gëzosh Ushqimin – Ushqyerja me Diabet)

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?