HPV(HUMAN PAPILLOMA VIRUS)
CFARE JANE INFEKSIONET NGA HPV DHE INFEKSIONET GENITALE NGA HPV?
HPV eshte nje infeksion viral,pra semundja shkaktohet nga nje mikrob i quajtur virus, dhe qe manifestohet me masa te ngritura mbi lekure apo mukoza( ndryshe quhet lytha). HPV genitale eshte nje infeksion seksualisht i transmetueshem(SST). Ka me shume se 100 lloje te ndryshme HPV,ku nga keto rreth 40 lloje jane karakteristike qe prekin zonen genitale. HPV kane karakteristiken qe te japin krijimin e lythave, por mund te behen shkak edhe per zhvillimin e llojeve te ndryshme te kancerit( shume e rralle).
HPV genitale jane ne gjendje te infektojne :
-zonen genitale
-gojen
-fytin
Shumica e infeksioneve nga HPV nuk shkaktojne kancer, megjithese HPV genitale e kane predispoziten dhe rriskun e madh per te zhvilluar kancer.
Llojet e kancerit qe mund te zhvillohen si rrjedhoje HPV jane:
-kancer te qafes se mitres
-kancer te anusit
-kancer ne penis
-kancer te vagines apo/edhe te vulves
-kancer te orogaringsit
SI TRANSMETOHET KJO SEMUNDJE?
Transmetimi i HPV mund te ndodh ne saj te :
1.Mardhenieve seksuale.
Kjo ndodh ne saj te mardhenieve seksuale anale,orale apo vaginale.Transmetimi ndodh edhe nga ato persona(partner seksual) qe mund te mos kene shenja apo simptoma aktuale te HPV.
Semundja e HPV mund te shfaqet edhe nese kane kaluar vite qe nga mardhenia e fundit me nje partner te infektuar nga HPV. Shumica e te prekurve nga HPV nuk e dine qe jane te infektuar nga lloji i mikrobit pergjegjes per infeksionin.
2.Transmetimi nga nena tek femija gjate aktit te lindjes.
Keto femije rralle,por ka ndodhur qe te zhvillojne edhe papilomatoz respiratore rekruente(infeksion qe prek traktin respirator/frymemarrjes).
3.Kontakti i afert me dike qe eshte i infektuar nga semundja(kontakti lekure-lekure).
CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES?
Ne shumicen e rasteve sistemi imunitar e detekton semundjen nga HPV para shfaqjes se shenjave ne lekure apo mukoz.
Ne momentin qe kemi shfaqjen e shenjave ne lekure,duhet me patjeter te identifikojme se cili nga llojet e HPV eshte pergjegjes.
- Lythat genitale.
Ato shfaqen si lezione te sheshta,si bashkim i disa lythave qe ngjasojne me pamjen e lulelakres apo si disa zgjatime te vogla.
Keto lythat tek femrat zakonisht shfaqen ne zonen e vulves,anusit,qafes se mitres(cerviks) apo ne vagine.
Ndersa tek meshkujt ato shfaqen ne penis,skrotum ose rreth anusit.
Ato rrall here shkaktojne dhimbje,por me shpesh japin nje ndjesi kruarje ne zonen genitale. - Lythat e zakonshme.
Lythat e zakonshme shfaqen si gunga te ngritura mbi lekure,te ashpra dhe qe zakonisht shfaqen ne duar dhe gishterinj. Ne shumicen e rasteve ato jane me shume te shemtuara sesa te dhimbshme,por megjithate ndonjehere ato mund te behen te ndjeshme dhe te dhimbshme. - Lythat ne shputene kembes.
Lythat ne shputen e kembes jane si kokrra te ngritura mbi lekure dhe pergjithesisht jane te forta, qe shfaqen ne pjesen e shputes se kembes ku pikat e presionit jane shume te larta. Keto lytha pergjithesisht jane te dhimbshem. - Lythat e sheshta qe shfaqen ne trup.
Lythat e sheshta jane ato te cilat jane vetem pak te ngritura mbi lekure. Keto lloje mund te shfaqen kudo neper trup, tek femijet shfaqen ne pjesen e fytyres dhe tek burrat shfaqen ne zonen e mjekrres.
Ndersa grate priren ti marrin me shume ato ne pjesen e kembes.
Kanceri i Cerviksit(qafes se mitres).
Pothuajse te gjithe llojet e kancerit te qafes se mitres shkaktohen nga infeksionet e ardhura nga HPV.
Infeksionet e ardhura nga HPV mund t’ju duhen shume vite qe te mund te shkaktojne semundje nga momenti qe instalohen ne organizem.
Infeksioni i HPV dhe kanceri i qafes se mitres zakonisht nuk shfaqin simptoma te dukshme dhe si rrjedhoje edhe diagnostikimi i semundjes eshte pak i veshtire.
E vetmja menyre per tu mbrojtur nga kanceri i qafes se mitres me shkaktar HPV eshte vaksinimi.
Duke qene se situata eshte e tille, lind nevoja per realizimin e testeve depistuese(zbuluese) per te zbuluar cdo ndryshim te hershem te qafes se mitres. Si rrjedhoje duhet qe cdo person mbi 21 vjec ose qe eshte seksualisht aktiv duhet te beje teste depistuese, qe tek grate testi quhet Pap dhe behet cdo vit.
Testimi duhet te jete i rregullt nga mosha 21 deri ne 65 vjec, ndersa pas kesaj moshe nese testet e tjera kane dale normale mund te ndalohet berja e ketyre testeve rregullisht.
CILET JANE FAKTORET E RRISKUT QE PREDISPOZOJNE ZHVILLIMIN E SEMUNDJES?
Infeksionet e ardhura nga HPV jane te shpeshta.
Faktoret e rriskut qe predispozojne zhvillimin e semundjes jane:
- Numri i madh i partnereve seksual.
Sa me shume partner seksual te kete nje person aq me i rrezikuar eshte personi per te zhvilluar nje infeksion te HPV. Po ashtu edhe pasja e nje partneri seksual, i cili ka shume partner eshte nje gje shume e rrezikshme. - Mosha.
Lythat genital (masa jonormale genitale) kane predispoziten me te madhe te zhvilloht tek te rinjte qe jane seksualisht aktiv. Kjo per arsye sepse ato jane me pak te kujdesshem ndaj masave mbrojtese. - Nje sistem imunitar i dobet.
Personat me nje sistem imunitar te dobet jane me te rriskuarit per te zhvilluar HPV. Dobesimi i sistemit imunitar mund te vij nga : -infekstimi nga HIV/SIDA apo -mjekimet me medikamente supresore. - Lekura e demtuar.
Personat me nje lekure te demtuar jane me te rriskuarit per tu prekur nga HPV, nese mbien ne kontakt me mikrobin shkaktar. - Kontaktet e afert.
Kontakti i afert me nje plage te hapur,e cila ka nje ngarkese te larte me mikrobet e HPV, dhe nese nuk mbani veshur doreza dijeni se jeni shume te rriskuar per tu prekur nga semundjet qe mund te japin HPV.
KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES!
- Lezione te rrugeve te siperme respiratore dhe orale.
Disa infeksione te HPV-ve mund te japin lezione qe mund te prekin : tonsilat(bajamet),gjuhen,qellzen e bute,hunden apo laringun(organi qe prodhon fjalet/tingujt). - Kanceri.
Nder llojet me te shpeshta te kancerit qe vjen nga HPV eshte kanceri cervikal(qafes se mitres).
Gjithashtu kane predispoziten te zhvillohet edhe kancer genital,anal,te gojes apo dhe pjeses se siperme te traktit respirator/frymemarrjes.
PARANDALIMI I SEMUNDJES ?
- Lythat e zakonshem.
Ketyre lythave eshte shume e veshtire ti qendrosh larg/ti ruhesh perhapjes se infeksioni.Ajo qe ju duhet te beni eshte duke mos e prekur lythin,duke mos i kafshuar thonjte apo duke u kujdesur per higjenen e duarve. - Lythat ne shputen e kembes.
Eshte shume e rendesishme qe keto lytha te ruhen nga renia ne kontakt me hapsira te tjera, ku mund te ecin persona te tjere. Prandaj duhen mbajtur veshur gjithmone shapka apo sandale ne mjedise publike si pishina publike,dhomat e zhveshjes, etj. - Lythat genital.
Eshte shume e rendesishme qe te parandalojme perhapjen e tyre duke:
-qendruar besnik ndaj partnereve seksual(mardhenie monogame)
-reduktimi i numrit te partnereve seksual
-perdorimi i mjeteve mbrojtese eshte gjeja me e rendesishme( si psh prezevativet)
VAKSINIMI NDAJ HPV!
Vaksinimi eshte shume i rendesishem per te parandaluar komplikacionet qe mund te vijne nga infektimi me HPV. Duhet theksua se kjo vaksine nuk jep mbrojtie absolute nga semundja. Mosha e rekomanduar per tu vaksinuar ndaj ketij mikrobi eshte 11-12 vjec. Kjo sepse eshte shume e rendesishme qe vaksina te behet para fillimit te mardhenieve seksuale, keshtu qe do te krijohet nje mbrojtie me e mire ne organizem. KUJDES kjo vaksine nuk eshte me efektive nese realizohet ne momentin qe ju jeni mbartes te semundjes. Per personat deri ne moshen 15 vjec vaksina jepet ne 2 doza me nje kohe prej 6 muajsh distance nga njera tjetra. Mosha maksimale qe mund behet kjo vaksine eshte mire qe ta diskutoni me mjekun.
Trajtimi i semundjes.
- Disa lytha mund te largohen edhe vetvetiu pa perdorur ndonje medikament(ilac).
- Perdorimi i medikamenteve per largimin e lythave.
- Kyretazh.
- Azot i lengshem.
- Djegie me lazer.
Eshte shume e rendesihme qe te parandalojme zhvillimin e kancerit, prandaj duhen bere kontrrolle te rregullta mjeksore.
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/hpv.html
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/hpv-infection/symptoms-causes/syc-20351596
https://www.cancer.gov/about-cancer/causes-prevention/risk/infectious-agents/hpv-and-cancer