Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HEPATITI A, B DHE C

CFARE ESHTE HEPATITI?

Hepari (melcia) eshte nje organ shume i rendesishem/jetik per trupin e njeriut. Hepari ndryshe njihet si laboratori i organizmit tone. Ajo eshte ne gjendje te kryej shume funksione, si : -perpunimin e lendeve ushqyese, -filtrimin e gjaku apo -luftimin e infeksioneve. Me termin hepatit do te kuptojme nje gjendje inflamatore te heparit(melcise). Semundja jep demtime te shtreses se jashtme te organit duke perparuar me tej nese nuk trajtohet e duke dhene disfunksion hepatik.

SHKAKTARET E HEPATITIT JANE:

  • Viruset
  • Toksinat
  • Medikamentet(jo te gjitha medikamentet jane toksike per melcine,psh paracetamoli nese perdoret pa kufi eshte shume i demshem)
  • Gjendje te caktuara shendetesore

CILET JANE SHKAKTARET E SEMUNDES?

Hepatiti A

Virusi i Hepatitit A

Hepatiti B

Virusi i Hepatitit B

Hepatiti C

Virusi i Hepatitit C

NUMRI I RASTEVE TE DEKLARUARA NE SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES(SHBA)!

Hepatiti A

  • Deklarohen cdo vite rreth 24900 te infektuar te rinje me kete lloj hepatiti.

Hepatiti B

  • Deklarohen cdo vite rreth 22600 te infektuar te rinje me kete lloj hepatiti.
  • Ne vitin 2018 u deklaruan rreth 862000 persona qe jetonin, pra te cilet ishin mbartes te virusit te hepatitit B.

Hepatiti C

  • Sipas studimeve te vitit 2018 ishin rreth 50300 persona te rinje te infekstuar nga ky lloj hepatiti.
  • Po ashtu po sipas studimeve te po ketij viti rezultoi se ishin 2.4 milion persona te cilet jetonin,ishin mbartes, me virusin e hepatitit C.

SI PERHAPET KJO SEMUNDJE NE POPULLATE?

HEPATITI A

Menyra e perhapjes se semundjes eshte orale-fekale. Kjo do te thote se semundja perhapet ne popullate me ane te :

-ushqimeve te kontaminuara me virusin hepatiti A
-uji i kontaminuar me virusin e hepatiti A
-objekte te tjera te kontaminuara, te cilat ne i prekim dhe nuk kujdesemi ti lajme duart me pas.

HEPATITI B

Hepatiti B transmetohet ne momentin qe nje person i shendetshem bie ne kontakt me likidet trupore te nje personi te infektuar me virusin e hepatiti B.
Likidet trupore qe sherbejne si burim per perhapjen e kesaj semundje jane:
-gjaku
-sperma(tek meshkujt) dhe lenda veshtullore qe vesh vaginen( tek femrat)
-peshtyma
-likidi amniotik
-likidi cerebrospinal(qe gjendet ne shtyllen kurrizore)
-likid peritoneal( qe gjendet ne bark)
-fecet
-sekrecionet nazale
-urina
-djersa
-lotet

Rruget e transmetimit te semundjes jane:

  • Gjaku, si psh transfuzionet, kontakti aksidental me nje burim gjaku te infektuara.
  • Transmetimi nga nena e infektuar tek femija i saj.
  • Mardheniet seksuale te pambrojtura,me nje partner/e te infektuar.
  • Perdorimi i paisjeve intravenoze te kontaminuara me mikrobin ne fjale.
  • Ndarja e sendeve personale me te tjeret si psh furca e dhembeve.
  • Nje kujdes shendetesor co cilesor ne spitale apo qendra shendetsore

HEPATITI C

Hepatiti C zakonisht perhapet nepermjet infektimit me gjakun e nje personi te infektuar nga virusi i hepatitit C.

Ai po ashtu mund te transmetohet nepermjet:

  • Aget/Shiringat e kontaminuara me gjakun e nje personi te infektuar.
  • Transfuzionet e gjakut te infektuar me virusin e hepatitit C.
  • Transmetimi nga nena tek femija, nga nje nene e infektuar me virusin ne fjale.
  • Kontrrollet e mjeksore jo te rregullta.

SA KOHE I DUHET SEMUNDJES TE SHFAQI SIMPTOMAT E SAJ?

HEPATITI A

Zakonisht hepatiti A zgjat nga disa jave ne disa muaj. Koha qe i duhet ketij virusi te aktivizohet dhe te japi simptomatiken pergjegjese eshte 15-45 dite.

Hepatiti A eshte nje semundje akute.

HEPATITI B

Ky lloj hepatiti ndahet ne dy periudha kohore : –hepatiti B akut ,i cili nese nuk zhvillon komplikacione sherohet brenda disa javeve. –hepatiti B kronik , qe eshte nje semundje afatgjate dhe kercenuese per jeten ne disa raste.

Periudha qe i duhet semundjes te shfaqi simptomat e saj eshte 40-160 dite dhe simptomat zgjasin per se paku 12 jave.

Hepatiti B eshte nje semundje kronike ne shumicen e rastev.

HEPATITI C

Ky lloj hepatiti ndahet ne dy periudha kohore : –hepatiti C akut ,i cili nese nuk zhvillon komplikacione sherohet brenda disa javeve. –hepatiti C kronik , qe eshte nje semundje afatgjate dhe kercenuese per jeten ne disa raste.

Zakonisht nese nje person infektohet nga virusi i hepatiti C, ka predispozite te zhvilloj hepatit kronik C.

Hepatiti C eshte nje semundje kronike ne shumicen e rasteve.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SEMUNDJA?

Zakonisht personat te cilet zhvillojne hepatit, te cfardo lloji, nuk shfaqin simptomat. E megjithate nese ato ndodhin te shfaqen ne rast te nje infeksioni akut,simptomat zgjasin per 2-6 jave pas ekspozimit te pare me mikrobin. Ndersa nje infeksion kronik mund ti duhen disa vite deri ne zhvillimin e simptomave te semundjes, dmth mund te zhvillojne simptoma te ngjashme me semundje te tjera nderkohe qe hepatiti kronik perparon.

Simptomat e semundjes jane:

1.Dobesi trupore/lodhje te pergjithshme.
2.Shenja te nje viroze si temperature,ethe,etj.
3.Nauze dhe/apo te vjella.
4.Dhimbje barku.
5.Urin me ngjyre te erret.
6.Dhimbje kycesh.
7.Jashteqitje me ngjyre te celur.
8.Ikter,ngjyrimi me te verdhe.

DIAGNOSTIKIMI I SEMUNDJES!

HEPATITI A

Analizat per diagnostikimin e hepatitit A nuk zealizohen ne menyre rutine. Nese ajo do te kerkohet te realizohet duhet te behet me nje flet kerkes specifike.

Testi quhet: HAV IgM, HAV IgG apo analiza per antitrupat total ne gjak.

HEPATITI B

Analiza e gjakut per diagnostikimin e hepatitit B rekomandohet te realizohet per:

  • Injektuesit e drogerave intravenoze.
  • Homoseksualet ( mardheniet seksuale mes personave me gjini te njejte).
  • Personat me HIV.
  • Personat me terapi imunosupresive.
  • Personat me nje shkalle te rende disfunksioni renal.
  • Personat qe vuajne nga hepatiti C.
  • Personat me nivele ALT te larte.
  • Grat shtatzana.
  • Femijet e lindur me HBV(virusi i hepatiti b)

Testi quhet: HBsAg dhe Anti-HBs

HEPATITI C

Analiza per zbulimin e hepatitit C rekomandohet per :
-Te gjithe personat mbi 18 vjec.
-Grate shtatzena.
-Perdoruesit e drogerave.
-Personat me HIV.
-Personat me nivele te larta te ALT,per nje kohe te gjate.
-Personat qe jane marres te rregullt te gjakut dhe nese nje nga dhuruesit ka rezultuar pozitiv per HCV .
-Personat qe jane marres te transplanteve dhe dhuruesi ka rezultuar pozitiv per HCV.
-Punonjesit e shendetesis duhet te testohen rregullisht.
-Femijet e lindur nga nena pozitive me HCV.

Testi quhet: Anti-HCV dhe testi ELISA.

CILAT JANE MENYRAT E TRAJTIMIT TE SEMUNDJES?

HEPATITI A

Trajtimi i kesaj semundje eshte i gjithi simptomatik. Kjo do te thote qe plani i trajtimit eshte i fokusuar ne trajtimin e shenjave qe shfaq semundja. Psh nese ka temperature jepen antipiretik si psh Ibuprofen,nese ka dhimbje jepen analgjezik psh Ibuprofen, etj.

Plus qe jepet nje ushqim i pasur me vlera ushqyese,jepen shume lengje po ashtu.

HEPATITI B

Nese keni Hepatit B Akut : trajtimi edhe ketu eshte simptomatik. Vec trajtimit te simptomave i vihet theksi edhe nje te ushqyerje te shendeteshme,me vlera te larta ne vitamina. Po ashtu rekomandohet te pijne shume lengje. Nese kemi Hepatiti B Kronik: trajtimi behet ne baze te shkalles se semundjes. Behen vleresime te here pas hershme per te shikuar nese semundja ka pesuar permiresime apo perkeqesime dhe zgjidhet nje plan trajtimi. Plani i trajtimit fokusohet tek barnat antivirale: -interferon alfa (PEG-IFN-a), -entecavir (ETV), tenofovir disoproxil fumarate (TDF), dhe-tenofovir alafenamide (TAF) . Edhe nje ushqyerje e shendetshme me shume lengje eshte shume pozitive ne trajtimin e semundjes.

HEPATITI C

E njejta gje vlen edhe per trajtimin e hepatiti C . Nese kemi nje forme akute te hepatitit C trajtimi eshte i gjithi simptomatik, me diete te shendetshme dhe me shume lengje. Ama nese kemi nje hepatit kronik duhet me patjeter nje kujdes me i madh. Trajtimi zgjat per 8-12 jave dhe zakonisht ne 90 % te rasteve terapia ka efekte anesore. Disa medikamente qe perdoren ne kete rast jane: -sofosbuvir me ledipasvir (Harvoni) -sofosbuvir (Sovaldi) – daclatasvir (Daklinza) -ribavirin (Ibavyr).

Asnje trajtim nuk percaktohet nga pacienti apo farmacisti, beni shume kujdes per cdo gje lidhur me semundjen duhet te kontaktoni vetem me mjekun tuaj!!!

SA SERIOZE ESHTE PREKJA NGA HEPATITIT?

HEPATITI A

  • Te semuret me hepatit A mund te jene te rriskuar per disa jave apo disa muaj. Zakonisht kjo semundje sherohet pa lene demtime te parikuperueshme.

HEPATITI B

  • 15-20% te personave te prekur mund te zhvillojne : -cirroz hepatike -disfunksion te shkalles se larte -kancer hepatik

HEPATITI C

  • 50% e te perkurve nga semundja zhvillojne Nje forme kronike te semundjes.
  • 5-20 % e te prekurve zhvillojne cirroze brenda10-20 viteve.

A KA NJE VAKSINE PER KETE SEMUNDJE?

HEPATITI A

Per kete lloj hepatit ka nje vaksine dhe rekomandohet te behet nga:

  1. Femijet e moshes 12-23 vjec.
  2. Personat qe do bejne udhetime ne vende ku rreziku per marrjen e hepatiti A eshte i madh.
  3. Personat qe perdorin lende narkotike.
  4. Personeli qe punon ne spitale.
  5. Grate shtatzena.

HEPATIT B

Per kete lloj hepatiti ka nje vaksine ne perdorim.

Personat qe duhet me patjeter ta realizojne kete vaksine jane:

  1. Femijet e porsalindur.
  2. Personat qe do bejne udhetime shume shpesh.
  3. Personat qe perdorin lende narkotike.
  4. Personeli qe punon ne spitale.
  5. Grate shtatzena.
  6. Personat me hepatit C .
  7. Personat me semundje kronike te heparit.
  8. Personat me HIV.

HEPATITI C

Per hepatitin C nuk ka ende nje vaksine ne qarkullim.

REFERENCAT

https://www.cdc.gov/hepatitis/abc/index.htm#:~:text=Hepatitis%20means%20inflammation%20of%20the,medical%20conditions%20can%20cause%20hepatitis.

https://www.niddk.nih.gov/health-information/liver-disease/viral-hepatitis#:~:text=Viral%20hepatitis%20is%20an%20infection,cause%20acute%20and%20chronic%20infections.

https://www.niddk.nih.gov/health-information/liver-disease/viral-hepatitis/what-is-viral-hepatitis

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4245-hepatitis-viral-hepatitis-a-b–c

https://www.msdmanuals.com/home/liver-and-gallbladder-disorders/hepatitis/overview-of-acute-viral-hepatitis