Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HEMOKULTURA( KULTURA E GJAKUT )

HEMOKULTURA( KULTURA E GJAKUT )

Cfare eshte testi i Hemokultures ?

Testi I Hemokultures eshte nje analize laboratorike e cila sherben per te identifikuar bakteret dhe llojet e tjera te mikroorganizmave qe mund te jene te pranishme ne gjakun tuaj .
Te pasurit te elementeve patogjen ne qarkullimin e gjakut eshte nje shenje e nje infeksioni qe ndryshe njihet si bakteremi.
Nje test hemokulture pozitive pikerisht kete gje kerkon te thote , pra prezencen e nje infeksioni ne gjak .
Nje test hemokulture pozitive mund ta kete origjinen nga sistemi GastroIntestinal, Pulmonar , Lekura apo trakti Urinar . Nese nje situate e tille kombinohet edhe me nje sistem imunitar te dobet te organizmit pergjegjes ,ka nje rrisk te madh qe infeksioni te perhapet ne te gjithe organizmin dhe te kemi nje gjendje te rende te quajtur sepsis .


Cilat jane ato situata qe indikojne mjekun te kerkoj realizimin e nje testi te tille ?


Ne momentin qe mjeku dyshon per nje situate te tille , pra te nje infeksioni qarkullues ne gjak menjehere kerkon realizimin e nje testi te tille . Situata eshte shume emergjente ,prandaj kerkohet ky test per te parandaluar shfaqjen e nje komplikacioni edhe me te rende sic eshte sepsis .


Simptomat dyshuese per nje infeksion ne qarkullimin e gjakut , apo te nje
situate edhe me te rende sic eshte sepsis , jane :

 Ethe te forta , shkundese
 Temperature e moderuar deri ne te larte
 Takipne ( rritje te ritmit te frymemarrjes )
 Takikardi ( rritje te punes se zemres , pra rritje e nrumrit te te rrahurave
te zemres )
 Lodhje e pashpjegueshme
 Dhimbje muskujsh
 Dhimbje koke .


Nese situata te tilla qe per me teper jane edhe jet-kercenuse , lihen pa trajtuar gjendja mund te progresoj ne te quajturen sepsis ( kjo ne saj te clirimit te toksinave nga patogjenet qarkullues ) .


Simptoma te tilla permendim :
● Marrje -mendesh
● Konfuzion mendor
● Zvogelim te debitit urinar
● Nauze dhe te vjella
● Shenja ne lekure ( psh eritema )


Nese e gjitha kjo nuk vlersohet progresivisht atehere simptomat mund te
perkeqsohen ne :

● Gjendje inflamatore te gjeneralizuara te lekures
● Formimi I mikrokoagulave
● Renia e presionit te gjakut
● Demtim te funksioneve te organeve


Faktoret e rriskut per nje infeksion ne qarkullimin e gjakut ?


Nje rezultat hemokulture pozitive kane mundesine me te madhe ta kene keto
persona :

● Personat me HIV/ SIDA
● Personat me kancer
● Personat diabetik
● Personat me semundje autoimune
● Personat me terapi imunosupresive
● Personat post-kirurgjikal
● Personat qe kane kryer nje implant te nje valve ne zemer .


Si realizohet nje test I tille ?


Para se gjithash pacienti duhet te referoj tek mjeku te gjitha medikamentet qe perdor apo ka perdorur se fundmi . Ketu nuk perfshihen vetem medikamentet qe pacienti ka marre me recete nga mjeku , por edhe medikamentet pa recete apo edhe suplementet ushqyese .

Marrja e nje mostre gjaku per nje analize te tille behet ne keto qendra :
spital , qendrat e urgjences apo edhe ne qendra te specializuara per kete test .
Rrall here kjo analize mund te merret ne kushte ambulatore .
Teknika eshte kjo :pasi pozicionojme pacienti ne karrigen e marrjes se gjakut , sigurohemi qe te dezinfektojme vendin ku do te bejme punktimin .
Pastrimi I vendpunktures behet ne forme cirkulare nga brenda jasht .
Lidhim zhgutin me siper vendit qe do te marrim mostren e gjakut ( ne kushte praktike rreth 3-4 cm me siper dhe me ndihmen e nje age duke u futur ne vene do te jemi ne gjendje te marrim
mostrat e gjakut te deshiruara .
Zakonisht per nje analize te tille merret me shume se nje moster gjaku , saktesisht 2 ose 3 . Marrja e tyre behet ne vende te ndryshme me qellim te rritet mundesia e zbulimit te mikroorganizmave patogjen nese ato jane prezen ne qarkullimin e gjakut .
Pas marrjes se mostrave te nevojshme te gjakut sigurohemi qe me leukoplast te mbulojme vendpuktimet tek pacienti . Ndersa mostrat e gjakut duhet qe ti dorezojm menjehere ne laborator , ku
ato me pas do te zhyten ne tretesisra te ndryshme me qellim qe nese do te kemi presencen e ndonje bakteri ose mikroorganizem tjeter ne qarkullim , ai te shumohet dhe te vlersohet me qarte .


Si ta lexojme hemokulturen ?


Nese nje test hemokulture del pozitiv atehere do te thote qe ne organizmin tuaj eshte duke u shumuar nje bakter apo kerpudhe qofte ai . Kjo e detyron mjekun te kerkoj teste plotesuse sic eshte testi qe vlereson ndjeshmerin e bakteri nga medikamente te dryshme qe quhet antibiograma .
E gjitha kjo ben te mundur percaktimin e sakte te planit te trajtimit ne baze te specifikave qe ka patogjnei


Trajtimi !


Ndersa realizohet testi I hemokultures , mjeku mund te vazhdoje me antibiotik me spekter te gjere ne rruge intravenoze . Trajtimi ne keto raste zhvillohet ne spital nen mbikqyrjen periodike te stafit
mjeksor per te bere te mundur parandalimin e nje gjendje sepsi .
I gjithe plani I trajtimit realizohet ne spital dhe pacienti kerkon mbikqyrje te afert nga mjeku edhe pas daljes nga spitali .

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/

https://www.mountsinai.org/health-library/tests/blood-culture#:~:text=A%20blood%20culture%20is%20a,%2C%20urine%2C%20or%20cerebrospinal%20fluid.

https://www.healthline.com/health/blood-culture

https://www.webmd.com/a-to-z-guides/what-is-a-blood-culture-test

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?