Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HELMIMI NGA PLUMBI

CFARE ESHTE HELMIMI NGA PLUMBI?

Helmimi nga plumbi eshte ai lloj helmimi qe ndodh kur kemi nje grumbullim te sasisve te medha te plumbit ne trup, qe me se shumti ndodh kur kemi nje grumbulli te madh te tij gjate muajve ose viteve te fundit.
Mund te ndodh qe edhe sasi te vogla te plumbit mund te shkaktojne probleme serioze shendetesore.
Femijet me te vegjel se 6 vjec jane vecanerisht te ndjeshem ndaj helmimit nga plumbi, i cili mund te ndikoje rende ne zhvillimin mendor dhe fizik te femijes.
Ne nivele shume te larta, helmimi me plumb mund te jete fatal.

Bojerat me baze plumbi dhe pluhuri i kontaminuar me plumb ne ndertesat e vjetra jane burime te zakonshme te helmimit nga plumbi tek femijet.
Burime te tjera te tij do te permendim ajrin, ujin dhe token e kontaminuar. Puntoret qe punojne ne nderitimin e baterive, qe bejne rinovime shtepie ose punojne ne dyqanet e riparimit te makinave gjithashtu mund te ekspozohen ndaj plumbit.

Ekziston nje trajtim per helmimin nga plumbi, por marrja e disa masave te thjeshta paraprake mund t’ju ndihmoje te mbroni ju dhe familjen tuaj nga ekspozimi i plumbit perpara se te ndodhe ndonje helmim i mundshem.

SIMPTOMAT E HELMIMIT NGA PLUMBI?

Fillimisht, helmimi nga plumbi mund te jete i veshtire per t’u zbuluar – edhe njerëzit qe duken te shendetshem mund te kene nivele te larta te plumbit ne gjak.
Shenjat dhe simptomat zakonisht nuk shfaqen derisa te grumbullohen sasi te rrezikshme te plumbit ne gjak.

Simptomat e helmimit nga plumbi tek te porsalindurit :

  • Lindje premature(parakohe)
  • Femije me peshe te vogel ne lindje
  • Rritje shume e avashte(ngadalte)

Simptomat e helmimit nga plumbi tek femijet :

  • Zhvillim i vonuar i femijes
  • Veshtiresi per te mesuar gjera te reja
  • Te qenit agresiv
  • Humbje te oreksit
  • Humbje te peshes
  • Dhimbje abdominale(barku)
  • Te vjella
  • Konstipacion ose kapsllek
  • Humbje apo ulje te degjimit
  • Konvulzione

Simptomat e helmimit nga plumbi tek adoleshentet jane po qa te rrezikshme sa edhe tek femijet.
Ketu do te permendim:

  • Presion i lart i gjakut
  • Dhimbje te muskujve dhe te kyceve
  • Veshtiresi per tu perqendruar dhe per te kujtuar gjera
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje abdominale(barku)
  • Crregullime te memorjes
  • Crregullime te prodhimit te spermes
  • Tek vajzat shtatzena kemi rrezik per lindje premature ,etj.

SHKAQET E HELMIMIT NGA PLUMBI?

Plumbi eshte nje metal qe gjendet natyrshem ne koren e tokes, por aktiviteti njerezor (minierat, djegia e lendeve djegese fosile dhe fabrikat e ndryshme) ka bere qe ai te behet akoma me i perhapur.
Plumbi dikur perdorej ne prodhimin e bojerave dhe benzines, ndersa sot ai perdoret per prodhimin e baterive, saldim, tuba, qeramike, materiale mbulimi dhe disa produkte kozmetike.

  1. Prania e plumbit ne bojera.
    Bojerat me baze plumbi jane te ndaluara te perdoren ne shume vende te botes,ku permendim psh Ameriken.
    Megjithate ato jane ende prezente ne shtepite e vjetra dhe punimet e drurit ne disa vende. Madje jane edhe disa lloje patatinash qe nuk duhet konsumuar se kane mundesine e madhe te kene perberje plumbi ne brendesi te tyre, gje qe rrezikon shume shendetin e konsumatorit.
  2. Duhet te kini shume kujdes nga tubat e ujit apo paisjeve te tjera hidraulike me perberje plumbi, pasi ky material ka mundesine e madhe te leshoje grimca plumbi ne uje dhe te japi ndoshta edhe helmim.
    Duhet pasur kujdes edhe me kutite/kanacet qe konservojne ushqime, pasi ka mundesi shume te madhe qe ato te kene shenja te plumbit ne perberje te tyre.
  3. Plumbi mund te gjendet edhe ne :
  • Toke. Grimcat e plumbit te leshuara nga benzina e plumbuar mund te kontaminoje/ndotin token.
  • Pluhurat e shtepise.
  • Qeramika. Lustrat qe gjenden ne disa pisje prej qeramike dhe porcelani mund te permbajne plumb.Prandaj duhet te kishet shume kujdes prej ture
  • Lodrat.
  • Kozmetika.
  • Disa produkte bimore apo ilace popullore.
  • Te qendruarit gjate ne vendet e prodhimit te plumbave apo ne vendet ku behet qitje me arme.
  • Disa profesione te caktuara, si : mekaniket, ato qe merren me lyerjen e anijeve, ato qe punojne ne miniera, etj.

CILET JANE ME TE RRISKUARIT PER TE ZHVILLUAR NJE HELMIM NGA PLUMBI?

Faktoret qe rrisin rrezikun qe ndodh nje helmim ne prani te plumbit jane :

  1. Mosha.
    Te porsalindurit dhe femijet e vegjel jane me te rrezikuarit per te zhvilluar simptomat e helmimit ne rast te ekspozimit ndaj plumbit. Ndryshe nga keto me te rriturit jane me pak te rriskuar per te zhvilluar nje helmim nga plumbi.
  2. Te jetuarit ne nje shtepi te vjeter.
    Shtepite e vjetra, te lyera me bojera me permbajtie plumbi ,ne te cilen jetojne njerez, eshte nje faktor shume i madh per te zhvilluar helmim nga plumbi.
  3. Disa profesione te caktuara.
    Ketu permendim personat qe merren me lyerjen e anijeve,personat qe punojne ne miniera,ato qe merren me restaurimin e shtepive te vjetra,etj.
  4. Te jetuarit ne vende ne zhvillim.
    Te jetuarit ne vende ne zhvillim, bene qe rregullat qe vendosen per te parandaluar helmimet nga plumbi te jene me pak strikt. Apo levizja e njerezve nga nje vend ku ekspozimi ndaj plumbit ka qene i madh drejt nje vendi tjeter pa u kontrrolluar njerezit me pare.

Rreziku me i madh i kesaj semundje qendron ne faktin se egziston nje mundesi shume e madhe per :

  • demtim te veshkave
  • demtim te sistemit nervor qendror
  • konvulzione
  • humbje te vetedijes
  • vdekje
    Kjo eshte shume e rrezikshme sidomos per femijet e vegjel dhe te porsalindurit.

SI TRAJTOHET NJE HELMIM NGA PLUMBI?

Pjesa me e rendesishme e trajtimit eshte parandalimi i ekspozimit ndaj plumbit.
Mjeku mund te kerkoj te dije gjithashtu per shtepine ku ju banoni,vendin ku punoni,apo me se merreni ne pergjithesi. Kjo per te zbuluar mundesine e nje helmimi nga faktore te jashtem. Nese egziston nje lidhje e tille atehere duhet testuar/analizuar te gjithe pjestaret e familjes.

Kalciumi, hekuri dhe vitamina C jane pjese e rendesishme per nje diete te shendetshme dhe gjithashtu ndihmojne ne uljen e sasise se plumbit qe trupi thith.
Mjeku mund te rekomandoje nje multivitamine me hekur per nje femije qe nuk merr mjaftueshem nga keto lende ushqyese te rendesishme ne dieten e tij.

Femijet me nivele te larta te plumbit dhe simptoma te helmimit nga plumbi mund te kene nevoje per kujdes ne spital per te marre nje ilac te quajtur chelator (KEE-lay-ter).
Kelatori ndihmon ne largimin e plumbit nga trupi.

Efektet e plumbit ne zhvillim mund te mos shfaqen me vite.
Mjeket do te ndjekin nga afer zhvillimin e femijeve me ekspozim ndaj plumbit ne te gjitha kontrollet mjekesore qe do te behen.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/lead-poisoning/symptoms-causes/syc-20354717

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list.html

https://kidshealth.org/en/parents/lead-poisoning.html

https://www.nhsinform.scot/illnesses-and-conditions/infections-and-poisoning/lead-poisoning

https://www.webmd.com/children/what-is-lead-poisoning