Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HELIKOBAKTER PYLORI

CFARE ESHTE HELIKOBAKTER PYLORI?

Helicobacter Pylori (H.Pylori) eshte nje mikrob, saktesisht nje bakter, qe rritet ne ose nen mukozen e stomakut. Mikrobi eshte pergjegjes ne shume demtime qe ndodhin me stomak dhe ne pjesen e pare te zorres se holle,Duodenin. H.Pylori eshte shkaktari i ulcerave te stomakut dhe/apo te duodenit. Ulcerat jane plage te hapura te mukozes qe vesh pjesen e brendshme te organeve si: stomakun apo duodenin. Shume kohe me pare, para se ky bakter te zbulohej ,mendohej se shkaktari per zhvillimin e ulcerave ishin : ushqimet pikante,stresi,stili i jeteses,etj. Me vone u pa se te gjitha keto ishin faktore predispozues(nxites) dhe se shkaktari i vertete ishte H.Pylori. Duke qene se tashme shkaku i formimit te ulcerave njihet edhe trajtimi eshte me i lehte. Shumica e njerezve nuk e dine se vuajne nga H.Pylori deri ne momentin qe shfaqen shenjat e para te semundjes qe ai shkakton. Shenja kryesore paralajmeruese qe sherben si elementi kryesor nga mjeku per realizimin e analizes per H.Pylorin eshte nje dhimbje qe shtrihet ne shtomak dhe pjesen e pare te zorres se holle,duoden.

A ESHTE SHUME E SHPESHTE KJO SEMUNDJE?

Semundja qe shkaktohet nga H.Pylori eshte shume e perhapur ne popullate. Rreth 2/3 e popullsise ne bote vuajne nga ulcera e shkaktuar nga H.Pylori. Ne amerike kjo semundje eshte zbuluar me shpesh tek te rriturit ne krahasim me pjesen tjeter te popullates.

SI PERHAPET KJO SEMUNDJE?

Menyra e transmetimit te semundjes eshte fekale-orale(kur fecet e nje personi te infektuar mbien ne kontakt me uji,ushqimin apo duart e nje personi tjeter). Menyra tjeter e transmetimit te semundjes eshte orale-orale( kjo ndodh kur te vjellat apo peshtyma e nje personi te infektuar bie ne kontakt me ujin, ushqimin apo duart e nje personi tjeter).

CFARE SEMUNDJESH SHKAKTON H.PYLORI?

Zakonisht semundja e shkaktuar nga ky mikrob nuk shfaq shenja ne fillimet e saj, ne fazen inflamatore. Shenjat e semundjes shfaqen pasi gjendja ka agravuar shume. Semundjet qe shkakton ky mikrob jane :

  1. Gastrit (Inflamacion te shtreses se brendshme te stomakut)
  2. Ulcer ne stomak dhe/ose ne duoden.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE SHKAKTUAR NGA H.PYLORI?

Sic thame edhe me siper 2 semundjet kryesore qe shkakton ky bakter jane gastriti, qe me vone mund te kaloje ne ulcer. Shume njerez nuk kane simptoma te semundjes nderkohe qe jane mbartes te H.Pylorit, kjo i atribuohet rezistences se madhe qe kane disa njerez kundrej demtimeve qe jep ky mikrob.

Simptomat kryesore te semundjes se ulceres jane:

  • Nje dhimbje gerryese ose nje ndjesi djegie ne stomak, midis fundit te kraharorit dhe kerthizes.
    Dhimbja eshte e pranishme ne momentin qe stomaku eshte bosh ( midis vakteve ushqimore apo ne mengjes heret ), megjithate mund te ndodh edhe ne pjese te tjera te dites.
    Kjo dhimbje mund te qetesohet vetem duke marre ushqim apo duke perdorur antacide.
  • Nauze
  • Te vjella
    Ne disa raste te vjellat mund te jene hemoragjike(me gjak). Dhe nese nuk ndalojne mund te behen shkak per humbje te medha gjaku dhe mund te cojne ne anemi.
  • Humbje te oreksit
  • Jashqitje me gjak( njihen ndryshe si melena)

SI MUND TE DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E SHKAKTUAR NGA H.PYLORI?

Mjeket ne ditet e sotme kane disa metoda per te bere diagnostikimin e H.Pylorit.
1.Analizat e gjakut
Ato mund te percaktojne duke perdorur kete analize nivelin e antitrupave specifik te H.Pylorit.
2.Nje test i frymemarrjes po ashtu mund te percaktoje nese nje person vuan apo jo nga H.Pylori ne stomakun e tij.
Si mund te behet kjo?
Kjo metode behet duke i dhene pacientit per te pire “ure me karbon”. Kete lende H.Pylori eshte ne gjendje ta zbertheje ne stomak, ku me pas me qarkullimin e gjakut kalon ne pulmone(mushkeri) dhe nxirret me ane te frymenxjerrjes.
Mjeket specialisht ne kete menyre do te masin nivelin e karbonit te nxjerre e si rrjedhoje do te percaktojne edhe nese mikrobi eshte i pranishem apo jo.
3.Po ashtu mund te kerkohet edhe realizimi i nje endoskopie fleksibel. Ky eshte nje tub i holle me nje mikrokamer ne maje te tubit, i cili futet ne goje,ezofag,stomak dhe duodenum per te kerkuar per pranine e ulcerave.
4.Gjate realizimit te endoskopise mund te lind nevoja edhe per marrjen e biopsise( merrret nje pjese nga plaga per tu egzaminuar). Ne keto mostra indesh mund te kryhen disa teste per te percaktuar nese pacienti eshte i infektuar nga H.Pylori.

SI TRAJTOHET KY INFEKSION?

Sic thame edhe me siper ka shume teste me ane te se cilave mund te vertetojme ose jo prezencen e H.Pylorit ne stomak. Nese vertetohet prania e tij,vecanerisht nese zbulohet ne stadet e hershme te semundjes edhe trajtimi me antibiotik eshte shume me shume efektiv sec mund te ishte ne stade te tjera.
Antibiotiket jane nje arme shume e fuqishme per trajtimin e ulceres, kjo terapi konsiston nga 1 deri ne 2 jave ne varesi se sa mjeku e shikon te arsyeshme . Antibiotiku mund te jete nje i vetem ose mund te jet i kombinuar me lloje te tjera te klases se antibiotikeve.
Vec kesaj terapia me antibiotik shoqerohet gjithmon me antacide,per te reduktuar aciditetin e stomakut.
Kjo formule trajtimi eshte shume efektive per trajtimin e ulceres. Megjithate eshte gjithmone ne dore te mjekut per te percaktuar metoden dhe kohen e trajtimit.

SI MUND TE PARANDALOHET INFEKTIMI NGA H.PYLORI?

Nuk ka asnje menyre te sigurte se si mund te parandalojme infektimin nga H.Pylori. E vetmja gje e sigurte eshte te kujdesemi per higjenen tone , ushqimet qe hame apo ujin qe pime. Kjo referuar edhe menyres se transmetimit qe thame me siper fekale-orale dhe orale-orale.

CILI ESHTE RREZIKU ME I MADH QE VJEN NGA KY MIKROB?

Perpos gjithe te dhenave qe dhame me siper rreziku me i madh qe vjen nga H.Pylori eshte zhvillimi i kancerit gastrik(stomakut). Per hire te se vertetes kjo eshte nje semundje shume e rezikshme, prandaj nuk duhet injoruar asnje simptome e kesaj semundje.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/helicobacter-pylori.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/h-pylori/symptoms-causes/syc-20356171

https://www.webmd.com/digestive-disorders/h-pylori-helicobacter-pylori

https://www.healthline.com/health/helicobacter-pylori

https://medlineplus.gov/helicobacterpyloriinfections.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?