Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HANTAVIRUSET

CFARE JANE HANTAVIRUSET?

Hantaviruset jane nje grup virusesh(mikrobe) te cilet jane gjendur tek brejtesit e eger(psh minjte ). Nderkohe qe Hantaviruset nuk shkaktojne semundje tek brejtesit,ato jane shume te rrezikshme nese transmetohet tek njerezit. Emri i ketij virusi u quajt keshtu pasi vendi qe u be izolimi i pare i virusit nga minjte ishte lumi Hantaan afer Korese. Shume shpejt semundjet e shkaktuara nga Hantaviruset preken nje numer te larte personash ne mbare boten. Shkalla e mortalitetit te semundjes eshte 38% ne rang global.

SI MUNDET NJE PERSON TE INFEKTOHET NGA HANTAVIRUSET?

  • Transmetimi i semundjes se shkaktuar nga Hantaviruset behet nepermjet rrugeve respiratore/frymemarrjes tek njerezit.
    Kjo behet duke marre ne rruge respiratore grimcat e virusit, por si?
    Frymemarrja,si proces, e se bashku me te edhe thithja e pluhurave ne ajer te kontaminuar me urinen,peshtymen apo fecet e brejtesve te infektuar nga virusi eshte nje rruge e transmetimit te semundjes.
  • Po ashtu rruge transmetimi jane edhe materialet e kontaminuara edhe pluhurat e infektuar me viruset pergjegjes,te cilet hyjne ne trup nepermjet lekures dhe membranave mukoze te demtuara ( psh syte).
  • Uji dhe ushqimet e kontaminuar me mikrobin ne fjale.
  • Kafshimi nga brejtesit e infektuar me Hantavirusin.
  • Nuk ka asnje te dhene per transmetimin e semundjes ndermjet njerezve.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE JEP KJO SEMUNDJE NE ORGANIZEM?

Kjo semundje, e shkaktuar nga hantaviruset, me se shumti prek sistemin respirator dhe specifikisht pulmonet(mushkrite). Per kete arsye kjo semundje eshte quajtur Sindromi Pulmonar i Hantaviruseve.
Fillimi i semundjes se shkaktuar nga ky mikrob ngjason pak me pneumonin apo edhe gripin.
Simptomat e semundjes zhvillohen per 5-42 dite pas infektimit nga virusi dhe jane :
-temperature
-dhimbje koke
-dhimbje stomaku
-dhimbje muskujsh
-kolle
-nauze/te perziera
-te vjellat

CILET JANE BURIMET E KETIJ VIRUSI?

Rastet me te medha te semundjes jane evidentuar ne zonat rurale .Me specifikisht jane evidentuar ngarkesa te larta mikrobike ne hambare(vend ku ruhen barerat per bagetite),garazhe,zona ku ka grumbuj mbeturinash apo vend grumbullimin e drurit. Pra nese ne ndonjeren prej ketyre vendeve ka brejtes te infektuar mundesia qe ju te merrni semundjen ne fjale eshte shume e madhe(zonat e thata me pluhur te kontaminuar me jashqitje te brejtesve).
Nje shtepi e pabanuar nga brejtesit,nje shtepi e paster eshte nje menyre shume e mire per parandalimin e perhapjes se semundjes.

A KA NDONJE MENYRE PER TRAJTIMIN E INFEKSIONIT TE ARDHUR NGA HANTAVIRUSET?

Ne disa raste semundjet e shkaktuara nga Hantaviruset jane shume serioze dhe kercenuese per jeten.
Shume studime jane bere dhe vazhdonje te behen per trajtimin e semundjes se shkaktuar nga Hantaviruset,por aktualisht asnje nuk ka rezultuar te jete shume efektiv. Ne trajtimin e kesaj semundjes aktualisht perdoret ribavirina megjithese nuk eshte pare te jete shume efektive.
Kujdesi per keto persona jepet nen nje mbikqyrje te rrepte, mundesisht ne njesin e terapis intensive(reanimacion) . I kushtohet nje vemendje shume te madhe ruajties se presionit arterial(TA), ruajties se vellimit te lengjeve dhe mbeshtetjes se sistemit te frymemarrjes me oksigjen shtese.

SI TE MUND TA PARANDALOJME KETE LLOJ INFEKSIONI?

1.Ruani ushqimet tuaja ne vende ku eshte shume e veshtire te arrihen nga brejtesit. 2.Shmangni krijimin e kushteve qe brejtesit te ndertojne familje afer shtepise tuaj,si grumbijt e drurit,koshat e mbeturinave,krijimi i kopshteve,etj. 3.Siguroni shtepine tuaj,duke izoluar cdo vend te mundshem nga ku mund te hyjne brejtesit.

REFERENCAT

https://www.cdc.gov/hantavirus/hps/symptoms.html

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/hantavirus.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/hantavirus-pulmonary-syndrome/symptoms-causes/syc-20351838

https://www.ecdc.europa.eu/en/hantavirus-infection/facts

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC2880890/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?