Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GRUPET E GJAKUT

Tek njerezit ka 4 grupe gjaku A, B, AB dhe 0. Grupi juaj i gjakut eshte trasheguar nga gjenet qe keni trasheguar nga prinderit tuaj.

Nese do te shtonim edhe faktorin Rh pozitiv/negativ ne total do te na shkonin 8 grupe gjaku.

Per me shume informacionet lexoni tabelen me poshte.

Rh+Rh-
A+A-
B+B-
AB+AB-
0+0-
Secili prej 4 grupeve kryesore te gjakut ka mundesine te jete Rh+/- dhe si rrjedhoje kemi 8 grupe te ndryshme gjaku.

CFARE ESHTE FAKTORI RHEZUS(Rh)?

Faktori Rhezus eshte nje lloj proteine ose me sakte nje antigen RhD , qe gjendet ne siperfaqe te qelizave te kuqe te gjakut. Nese faktori Rhezus gjendet ne qelizat e kuqe te gjakut, ai grup gjaku quhet A, B, AB ose 0 Rh+. Dhe e kunderta nese faktori Rhezus nuk gjendet ne siperfaqe te qelizave te kuqe te gjakut ai grup quhet A, B, AB ose 0 Rh-.

SI JANE TE NDERTUARA GRUPET E GJAKUT?

Pra nga sa tham me siper ne kemi 4 grupe kryesore gjaku A, B, AB dhe 0 (ku me mbivendosjen e RH+/- shkojn ne total 8 grupe gjaku.)

Grupet e gjakut jane te ndertuara sipas SISTEMIT ANTIGEN DHE ANTITRUP.

Gjaku i nje njeriu eshte i perbere nga qelizat e kuqe, qelizat e bardha dhe plazma. Antigenet jane proteina qe gjenden ne siperfaqe te qelizave te kuqe te gjakut. Ndersa Antitrupat jane proteina te sistemit imunitar qe gjenden ne plazme dhe luftojne trupat e huaj qe hyjne ne organizem.

Grupi gjakutAntigenAntitrup
AAntigen AAntitrup B
BAntigen BAntitrup A
ABAntigen A dhe B
0Antitrup A dhe B

Pra nga sa shikojme me siper grupi AB eshte marres universal i gjakut sepse ka Antgene A dhe B, per me teper nuk ka Antitrupa. Por ai mund ti dhuroj vetem grupit te tij ne rast transfuzionesh gjaku.

Ndersa grupi 0 nuk ka Antigene, Antitrupa ka A dhe B , si rrjedhoje ai eshte dhurues universal gjaku. Por ai mund te marri gjak vetem nga grupi 0 ne rast transfuzionesh gjaku. Pjesa me e madhe e popullsise ne bote eshte grup gjaku 0 .

Transfuzionet e gjakut duhet te jene te perputhshem sipas grupit te gjakut A, B, AB dhe 0 , si dhe sipas sistemit Rh+ ose Rh-. Ne kushte urgjente kur eshte e pamundur percaktimi i grupit te gjakut per momentin, deri ne percaktimin e grupit te gjakut, mund te jepet gjak grup 0 dhe Rh- . Kjo sepse mundesia e nje reaksioni eshte shume me i ulet, pothuajse nuk ka fare, ne kete grup gjaku.

PSE ESHTE E RENDESISHME PERCAKTIMI I GRUPIT TE GJAKUT TEK GRATE SHTATZANA?

Gjithmone gjate shtatzanise , nje grua duhet te bej gjithmone testin per percaktimin e grupit te gjakut. E gjitha kjo eshte shume e rendesihme edhe per shtatzanite e mepasshme. Keshtu per shembull nese nje grua eshte grup gjaku Rh- dhe femija i saj ka marre gjenin nga babai dhe eshte grup gjaku Rh+, pas lindjes gruaja formon antitrupa kunder faktorit Rh+. Nese pas lindje se ketij femije gruaja nuk bene vaksinen e Ig anti-D, ka nje rrezik shume te madh qe nese femija i dyte po me grup gjaku Rh+ te mund te sulmohet dhe shtatzania te deshtoje.

CILAT JANE KUSHTET QE DUHET TE PLOTESOJE NJE NJERI PER TE QENE DHURUES GJAKU?

Ne kete grup donatoresh perfshihen dy grupe njerezish :

  1. Dhuruesit e rregullt te gjakut ( shpesh jane jo dhurues te sigurte te gjakut)
  2. Dhuruesit vullnetar te gjakut ( jane konsideruar edhe ato individe qe dhurojne nje gjak cilesor)

Kushtet qe duhet te plotesojne keto individe jane :

  1. Dhuruesit duhet te jene nga mosha 18 deri 65 vjec
  2. Dhuruesit duhet te jene mbi 50 Kg.
  3. Sasia e gjakut qe duhet dhuruar eshte 450 ml.
  4. Hemoglobina duhet te jete 12.5 g/dl per femrat dhe 13 g/dl per meshkujt.
  5. Dhuruesit nuk duhet te kene semundje seksualisht te transmetueshme(SST).
  6. Dhuruesit nuk duhet te vuajne nga semundjet infektive si hepatiti A, B dhe C.
  7. Dhuruesit duhet te mos vuajne nga semundje kronike si psh diabeti.
  8. Duhet te kene kaluar te pakten 2 jave nese keni shkulur nje dhembe per here te fundit.
  9. Nga nje dhurum ne tjetri duhet te kaloje te pakten 56 dite, ndersa per femrat qe vuajne nga menstruacione shume te medha mund te rekomandohet qe dhurimi te shtyhet pak ne kohet.

REFERENCAT

https://www.blood.co.uk

https://www.redcrossblood.org

https://www.mayoclinic.org

https://www.medicalnewstoday.com

https://medlineplus.gov

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?