Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GRIPI( Influenca )

CFARE ESHTE GRIPI DHE KU NDRYSHON AI NGA E FTOHURA?

Gripi apo sic njihet ndryshe influenca eshte nje infeksion i traktit respirator i shkaktuar nga virusi i gripit. Gripi ndryshon nga e ftohura, e ftohura eshte relativisht me e lehte se semundja e gripi. Komplikacioni i se ftohures eshte zakonisht infeksioni i veshit. Ndersa komplikacionet e gripit jane me te shumta duke shkaktuar shpesh pneumoni,duhet thene se komplikacionet e gripit mund te cojne deri ne vdekje megjithese rastet jane te rralla.

SIMPTOMAE FTOHURAGRIPI

TEMPERATURE
Temperatura eshte nje simtome karakteristike tek femijet e vegjel ,tek te moshuarit dhe tek personat me nje sistem imunitar te dobet. Ndersa tek te rritur ajo eshte e rralle.




Temperatura eshte gjithmone e larte. Ajo zakonisht eshte me e larte se 39 grade celcius dhe zgjat se paku 3-4 dite.






BLLOKIM HUNDESHI zakonshemI rralle
RRJEDHJE HUNDESHI zakonshem I rralle
TESHTIMAI zakonshemRrallhere
DHIMBJE FYTII zakonshemRrallhere
KOLLITJEKolle e thate, e nje shkalle nga e lehte deri ne mesatare.Kolle pas sekrecioneE zakonshme. Nje kolle e thate,por qe shpesh kalon ne nje kolle me sekrecione.
DHIMBJE KOKERrallhereE zakonshme ,afatgjate
DHIMBJE MUSKUJSH DHE KOCKASH Ndonjehere, e lehteE zakonshme,shpesh e forte
LODHJE DHE DOBESI E PERGJITHSHMEShume e lehteE theksuar dhe zgjat 2-3 jave
LODHJE E THEKSUARAsnjeherNe fillim dhe gjate gjithe kohes qe zgjat semundja

Gripi prek hunden,fytin dhe pulmonin(mushkrite),te cilat duhen thene qe jane pjese e sistemit respirator(frymekembimit).

CFARE E SHKAKTON GRIPIN?

Virusi qe shkakton gripin quhet Virusi i Influenzes. Virusi pergjegjes per gripin eshte i ndare ne 3 tipe : A, B dhe C. Virusi i gripit/Virusi i Influenzes i tipit A dhe B jane pergjegjes per epidemite e gripit qe ndodhin zakonisht cdo vit,ne stinen e dimrit. Keto 2 lloje virusesh jane pergjegjes per hospitalizimet e gjata ne spitale dhe ndonjehere edhe per humbjen e jetes se pacienteve te prekur.

Me i rrezikshmi eshte virusi i gripit i tipit A. Materiali gjenetik i virusit te tipit A permban 11 gjene te cilet kodojne per prodhimin e 11 produkteve gjenetike (proteinave), nga te cilet me te rendesishmit jane hemaglutinina (HA) dhe neuraminidaza (NA). HA dhe NA jane antigjenet kundrejt te cileve organizmi prodhon antitrupa,ato jane kryesoret mbi te cilet sistemi imunitar prodhon anti-trupa dhe sherbejne si baze per klasifikimin e nentipeve te virusit te tipit A. Tipi i cili transmetohet lehtesisht mes njerezve (psh H1N) permbane HA e cila lidhet ne qelizat e mukozes se traktit te siperm respirator, siç eshte hunda, gryka dhe goja. Nga ana tjeter, tipi me virulent dhe vdekjeprures (psh H5N1, i njohur si gripi i shpendeve) lidhet ne qelizat qe gjenden me thelle, ne mushkeri.

Virusi i gripit i tipit C ndryshon nga dy te paret,sepse ky lloj virusi ose shkakton nje grip te nje shkalle jo shume te rende dhe ndonjehere mund te mos shfaq asnje simptom te gripit. Virusi i gripit i tipit C nuk shkakton epidemi dhe nuk ka te njejtin impakt ne popullate si ai i tipit A dhe B.

Virusi i gripit peson mutacione/ndryshime cdo vite, per kete arsye cdo vite keshillohet te behet vaksina e gripit. Kjo vaksine permban se paku 3 apo 4 viruse qe studiuesit mendojne se jane shkaktaret me te shpeshte. 3 llojet me te shpeshta te viruseve qe qarkullojne ne popullate jane :

-Virusi Influenza A (H1N1)
-Virusi Influenza A (H3N2)
-Influenza B

SIMPTOMAT E GRIPIT?

Ne pamje te pare gripi mund te ngjasoje me te ftohuren, ne saj te shenjave te para qe mund te shfaqi si :
-rrjedhje te hundeve
-teshtima
-dhimbje fyti
Ndryshe nga e ftohura qe ka tendencen te zhvillohet me ngadale, gripi shfaqet me shpejte.

Simptomat e gripit jane:

  • Ethe
  • Dhimbje muskujsh
  • Djersitje dhe te dridhura
  • Dhimbje koke
  • Kolle e thate dhe e vazhdueshme
  • Frymemarrje e shkurter(dispne)
  • Lodhej dhe dobesi
  • Rrjedhje dhe hunde te zena
  • Dhimbje fyti
  • Dhimbje te syve
  • Te vjella dhe diarre,qe duhet thene eshte me e shpesht tek femijet se tek te rriturit.

CILET JANE FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E GRIPIT?

  1. MOSHA.
    Gripi sezonal ka predispoziten me te madhe te shfaqet me rrezikshem tek femijet me te vegjel se 2 vjec dhe tek te rriturit me te medhenj se 65 vjec.
  2. KUSHTET E JETESES DHE TE PUNES.
    Personat te cilet jetojne dhe punojne mes grupeve te medha te njerezve, si infermieret ne spitale te medha apo ushtaret jane me te rriskuarit per te zhvilluar gripin. Edhe pacientet e shtruar ne spitale jane gjithashtu te rriskuar nga semundja e gripit.
  3. NJE SISTEM IMUNITAR I DOBET.
    Trajtimet e kancerit,perdorimi per nje kohe te gjate i kortizonikeve(kortikosteroideve), transplantimi i organeve, kanceri i gjakut apo HIV/SIDA mund te dobesojne sistemin imunitar dhe mund te rrisin rrezikun e prekjes nga gripi.
  4. SEMUNDJET KRONIKE.
    Te qenurit kronik ndaj nje semundje te caktuar mund te rrisi rrezikun e shfaqjes se komplikacioneve ne rast te prekjes nga gripi. Keshtu mund te permendim :astma, semundjet pulmonare(te mushkerise), diabeti, semundjet e zemres, te veshkave apo te gjakut jane sitata qe mund te veshtiresojne procesin e sherimit nga gripi.
  5. RRACA.
    Me te rriskuarit per te zhvilluar komplikacione pulmonare nga gripi jane : Indiano-amerikane ose banoret e Alaskes .
  6. Perdorimi i aspirines tek personat nen 19 vjec.
    Kjo sepse keto persona jane te rriskuar per te zhvillua Sindromin Rey , nese preken nga influenca mund te zhvillojne komplikacione me te rrezikshme.
  7. SHTATZANIA.
    Rrisku per te zhvilluar komplikacione rritet per grate ne tremestrin e 2 dhe te 3. Gjithashtu rritet edhe ne 2 javeshin pas lindjes se bebit.
  8. OBEZITETI.
    Nje Indeks i Mases Trupore(BMI) me i madhe se 40 rrit po ashtu rrezikun per te zhvilluar komplikacione te gripit.

KOMPLIKACIONET E GRIPIT?

Ndersa nje person eshte i ri dhe i shendetshem nuk ka asnje rrezik per te zhvilluar komplikacione nga gripi. Gripi zakonisht largohet brenda nje ose dy javeve, ne shumicen e rasteve pa lene pasoja te renda.

Komplikacionet qe mund te lindin nga gripi jane :

  1. Pneumonia
  2. Bronkiti
  3. Astma
  4. Probleme me zemren
  5. Infeksione te veshit
  6. Sindromi i Detresit Respirator Akut

SI DIAGNOSTIKOHET GRIPI?

Zakonisht gripi diagnostikohet ne baze te simptomave karakteristike te saj. Simptomat e saj mund te ngaterrohen me semundje te tjera dhe si rrjedhoje duhet me patjeter te behet nje vizite tek mjeku per percaktimin e diagnozes se sakte te semundjes. Po ashtu infeksioni viral mund te identifikohet duke perdorur : -material te marre nga gryka, -material i marre nga peshtyma apo -material i marre nga hunda. Metoda me e sakte per te zbuluar nje infeksion viral eshte PCR.

TRAJTIMI I SEMUNDJES?

Virusi i gripit eshte nje semundje qe nuk ka nje trajtim specifik. Trajtimi i gripit eshte i gjithi simptomatik. Duke filluar nga perdorimi i antipiretikeve(per uljen e temperatures), analgjezikeve(per dhimbjen),medikamente per qetesimin e dhimbjes se kokes, etj. Shume shpesh perdoret ibuprofeni,apracetamoli,etj. Sipas keshilles se mjekut mund te merren edhe antivirale,per kete semundje. Nga ana tjeter nje suport me nje diete ushqimore te pasur dhe nje mbeshtetje hidrike( shume lengje) jane shume te rendesishme ne kete rast. Nga ana tjeter nje pike shume e forte per te parandaluar komplikacionet e gripit eshte vaksinimi, para ardhjes se stines se dimrit.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/influenza.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/flu/symptoms-causes/syc-20351719

https://www.cdc.gov/flu/about/keyfacts.htm

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4335-influenza-flu

https://www.nhs.uk/conditions/flu/