Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GONORREA

CFARE ESHTE GONORREA?

Gonorrea eshte nje Semundje Seksualisht e Transmetueshme(SST). Ajo shkaktohet nga nje mikrob(bakter) i quajtur Neisseria gonorrhoeae (gonococcus). Keto lloje mikrobesh rriten dhe shumohen ne zona te lageshta dhe te ngrohta te traktit riprodhues, si ne : qafen e mitres(cerviks), miter(uterus) dhe tubat e fallopit tek femrat. Po ashtu eshte gjetur tek uretra(pjese e traktit urinar) si tek femrat dhe tek meshkujt. Mikrobet te tilla mund te rriten po ashtu edhe ne goje,gryke,sy dhe anus. Tek femrat Neisseria gonorrhoeae lokalizimin me te shpeshte e ka ne qafen e mitres(cerviks).

E megjithate kjo semundje mund te perparoje dhe te japi : Semundje Inflamatore Pelvike(SIP), infertilitet (si rrjedhoje e demtimit te tubave te fallopit), shtatzani ektopike( shtatzani jashte mitre), etj. Duhet patur shume kujdes pasi ky lloj mikrobi ka rrezikun e madh qe nese lihet i patrajtuar te mund te kaloje ne qarkullimin e gjakut dhe ne qarkullimin limfatik.

CILAT JANE RRUGET E INFEKTIMIT ME Neisseria gonorrhoeae?

Mikrobet(bakteret) qe shkaktojne gonorrene jane gjetur ne sekrecionet vaginale dhe spermen nga penisi(organi genito-urinar mashkullor). Menyra te transmetimit te gonorres jane:

  1. Mardheniet seksuale te pambrojtura.
    Mardheniet seksuale(orale,anale apo vaginale)me partnere te rastesishem, te infektuar me mikrobin Neisseria gonorrhoeae perbejne nje rrisk shume te madh per transmetimin e semundjes. Ketu del shume e rendesishme te theksohet fakti qe duhen perdorur me patjeter prezevativet per te parandaluar transmetimin e semundjes.
  2. Transmetimi nga nena tek femija.
    Kjo ndodh kur kemi kalimin e semundjes nga nena tek femija gjate aktit te lindjes. Nje grua shtatzene mund te jete infektuar gjate shtatzanise ose para planifikimit te saj. Dhe eshte shume e rendesishme te trajtohet ky infeksion para se femija te lindi.

Pa trajtimin e duhur nje i porsalindur nga nje nene me gonorre mund te rezultoje i lindur i verber perjete.
Keto lloj mikrobesh qe japin kete semundje nuk mbijetojne jashte trupit te ngjeriut per shume gjate . Prandaj duhet theksuar se kjo semundje nuk perhapet me puthje,perqafime,noti ne pishina,ndenjeset e tualetit,peshqir,filxhan,etj.

Nese ky lloj mikrobi eshte gjendur tek femijet, eshte nje shenje e abuzimit seksual(dhumes seksuale).

CILAT JANE SIMPTOMAT QE MANIFESTON SEMUNDJA NE ORGANIZEM ?

SIMPTOMAT TEK FEMRAT

  1. Sekrecione vaginale te bollshme(te shumta),me ngjyre te bardhe ose te verdhe.
  2. Dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut ose te legenit.
  3. Dhimbje dhe djegie gjate urinimit.
  4. Hemorragji(gjakderdhje) midis periodave(menstruacioneve).
  5. Nauze, te vjella, temperature.
  6. Infeksione dhe dhimbje ne gryke,sy,etj.
  • Zakonisht pjesa me e madhe e femrave te infektuara nga gonorrea nuk kane simptoma.

SIMPTOMAT TEK MESHKUJT

  1. Sekrecione te shumta nga penisi, me ngjyre te bardhe apo te verdhe.
  2. Dhimbje apo djegie gjate urinimit.
    Infeksione dhe dhimbje ne fyt.
    *Simptomat zakonisht shfaqen 1-14 dite pas infektimit primar me mikrobin pergjegjes per semundjen.

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I GONORRES?

Personat qe kane nje jete seksuale aktive duket te testohen per mbartjen apo jo te Neisseria gonorrhoeae. Simptoma te tilla si djegie gjate urinimit, sekrecione vaginale,etj jane nje shenje e hershme qe ju duhet te beni nje analize per te vertetuar apo jo pranine e gonorres. Megjithate keto simptoma jane te pranishme edhe ne shume semundje te tjera prandaj duhet realizuar nje vizite tek mjeku ne menyre qe ai tju drejtoje me tej. Vizita eshte shume e rendesishme sidomos per ato persona qe kane nje partner me gonorre. Gonorrea perben nje rrisk te shtuar per zhvillimin e HIV ne te ardhmen,sidomos kur ajo lihet e patrajtuar. Prandaj si rrjedhoje nese zbuloni se vuani nga kjo semundje, mjeku mund tju kerkoj te realizoni teste te tjera per te pare per mikrobe te tjera te SST.

Per te vertetuar apo jo semundjen e gonorres duhet te realizoni nje analize. Po cila eshte ajo? Ne shumicen e rasteve nje test urine mund te tregoje prezencen e gonorres. E megjithate mjeket mund tju rekomandojne te beni nje analize me specifike ku materiali do merret me tampon nga vagina apo nga penisi. Kjo analize merret disa dite pas mardhenies se fundit seksuale,por mund edhe te kerkohet te prisni deri ne nje jave per realizimin e analizes.

Kijeni parasysh qe diagnostikimi i hershem i semundjes parandalon komplikacionet dhe e bene trajtimin me efektiv.

TRAJTIMI I SEMUNDJES!

Gonorrea mund te sherohet nese ajo zbulohet shpejt dhe merret trajtimi i duhur.Si nje infeksion bakterial, trajtimi i gonorres konsiston ne perdorimin e antibiotikeve. Trajtimi nuk duhet te nderpritet asnjehere pa keshillen e mjekut dhe ilacet nuk duhet te perdoren nga askush tjeter megjithse simptomat mund te jene te njejta. Mjekimi do te parandaloj perparimin e metejshem te infeksionit dhe komplikacionet qe mund te vijne prej tij. Kujdes keto medikamente nuk mund te sherojne asnje demtim te perhershem qe eshte shkaktuar nga semundja. Ilacet qe perdoren per kete semundje eshte pare te kene krijuar rezistence ne trajtim,prandaj po behet gjithnje e me e veshtire trajtimi i gonorres.

A MUND TA PARANDALOJME NJE INFEKTIM TE MUNDSHEM NGA GONORREA?

Menyra me e sigurte per te parandaluar nje infektim te mundshem nga gonorrea eshte te kryerit mardhenie seksuale te mbrojtura(prezevative). Prezevativet qofshin mashkullor apo femeror eshte pare te kene qene efektiv ne parandalimin e perhapjes se semundjes. Po ashtu eshte shume e rendesishme monogamia, te qenit besnik ndaj nje partneri seksual .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/stds/gonorrhea.html

https://www.nhs.uk/conditions/gonorrhoea/diagnosis/

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/gonorrhea/symptoms-causes/syc-20351774

https://www.healthline.com/health/gonorrhea

https://www.cdc.gov/std/gonorrhea/stdfact-gonorrhea.htm

× Si mund tu vij ne ndihme?