Glicemia esell 168, pas buke 190?
Pershendetje,
Kam matur nivelin e sheqerit ne gjak, dhe me kane dale keto rezultate:
- esell = 168
- pas buke = 190
Jane nivele te mira apo keq?
Faleminderit
Nayomi
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Comment ( 1 )
Pershendetje Nayomi,
I pashe me vemendje nivelet e sheqerit ne gjak qe na kishe derguar dhe me poshte eshte pergjigja ime.
Nivelet e glicemise esell dhe pas buke jane te dyja shume te larta.
Ne rast se jeni diabetik, atehere duhet me shume perpjekje per te patur nje kontroll me te mire te niveleve te sheqerit ne gjak.
Vazhdoni ti monitoroni, dhe mbani shenim rezultatet qe tua tregoni mjekut tuaj kurues.
Per momentin, duhet te shtoni dozen e medikamenteve qe merrni aktualisht. Dhe duhet te ndiqni nje regjim diete dhe stil jetese strikt per te ulur nivelet e glicemise.
Ne rast se nuk jeni diabetik, duhet te masni dhe nivelin e HBA1C ne gjak, ne menyre qe te shohim sa ka qene mesatarja e glicemise keto 3 muajt e fundit ne menyre qe te percaktohet nje mjekim sa me i mire.
Nderkohe edhe ne kete rast vlejne zbatimi i nje diete dhe stil jetese strikt per diabetiket qe te normalizoni nivelet e sheqerit ne gjak qofte esell, qofte pas ushqimit.
Uroj qe t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Mos hezitoni te na shkruani serish nese keni ndonje pyetje tjeter.
Faleminderit.
Dr.Albana