Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GJENDRA ADRENALE

Gjendra mbiveshkore apo sic mund te njihet ndryshe edhe gjendra adrenale, jane pjese e sistemit tone endokrin(hormonal). Ato jane gjendra ne forme trekendore dhe jane dy te tilla, qe gjenden secila ne pjesen e siperme te seciles veshke.

Gjendra mbiveshkore perbehet nga dy pjese kryesore:

  • Korteksi eshte pjesa e jashtme dhe gjithashtu pjesa me e madhe e gjendres mbiveshkore.
    Ndahet ne tre zona te veçanta: zona glomerulosa, zona fasciculata dhe zona reticularis. Ne secilen prej zonave prodhohen hormone te caktuara.
  • Medulla ndodhet brenda korteksit adrenal ne qender te gjendres mbiveshkore. Ai prodhon hormone shume te rendesishme, duke perfshire adrenalinen.

Korteksi dhe medulla e gjendres mbiveshkore jane te rrethuara nga nje kapsule dhjamore qe formon nje shtrese mbrojtese rreth tyre.
Gjendrat mbiveshkore jane pjese e sistemit endokrin dhe prodhojne disa hormone qe ndihmojne ne rregullimin e disa funksioneve te rendesishme trupore, duke perfshire:

  1. Metabolizmin.
  2. Sistemin i imunitar.
  3. Tensionin e gjakut.
  4. Reagimi ndaj stresit.
  5. Zhvillimi i tipareve seksuale.

KUSH JANE HORMONET QE PRODHOHEN NGA GJENDRA MBIVESHKORE?

Roli i gjendrave mbiveshkore ne trup eshte te leshoje disa hormone shume te rendesishme direkt ne qarkullimin e gjakut. Shume prej ketyre hormoneve kane te bejne me menyren se si trupi reagon ndaj stresit dhe disa prej tyre jane jetike per ekzistencen e individit.

Hormonet kryesore te prodhuara nga korteksi i veshkave jane:

1. KORTIZOLI

Kortizoli eshte nje hormon glukokortikoid i prodhuar nga zona fasciculata qe luan disa role te rendesishme ne trup.
Kortizoli ndihkon ne rregullimin e perdorimit te :

  • Yndyrave .
  • Proteinave .
  • Karbohidrateve .
  • Ul inflamacionin .
  • Rregullon tensionin e gjakut .
  • Rrit sheqerin ne gjak .
  • Ul rritjen e kockave.

Ky hormon kontrollon gjithashtu ciklin e gjumit dhe te zgjimit. Ky hormon clirohet gjate kohes se stresit per te ndihmuar trupin te marre nje nxitje energjie dhe te trajtoje me mire nje situate emergjente.

Si funksionon gjendrat mbiveshkore per te prodhuar kortizol?

Gjendrat mbiveshkore prodhojne hormone ne pergjigje te sinjaleve qe marrin nga gjendra e hipofizes ne tru.
Normalisht, qendrat e kontrrollit ne tru dhe gjendra e hipofizes mund ta kuptojne nese gjaku ka sasine e duhur te kortizolit ne qarkullim . Nese ka shume ose pak kortizol ne gjak, keto gjendra respektivisht ndryshojne sasine kortizolit qe do te clirohet ne qarkullim.

2. ALDOSTERONI

Ky hormon mineralokortikoid, prodhohet nga zona glomerulosa dhe luan nje rol shume te rendesishem ne rregullimin e tensionit te gjakut dhe disa elektroliteve (natrium dhe kalium).
Aldosteroni dergon sinjale ne veshka, duke bere qe veshkat te thithin me shume natrium ne qarkullimin e gjakut dhe leshojne kalium ne urine.
Po ashtu aldosteroni ndihmon ne rregullimin e pH te gjakut duke kontrolluar nivelet e elektroliteve ne gjak.

3. DHEA DHE STEROIDI ANDROGJENIK

Keto hormone te prodhuara nga zona reticularis jane hormone te dobeta mashkullore. Ato jane hormone pararendese qe shnderrohen ne vezore ne hormone femerore (estrogjene) dhe ne testikuj ne hormone mashkullore (androgjene).
Megjithate, estrogjenet dhe androgjenet prodhohen ne sasi shume te medha nga vezoret dhe testikujt.

4. ADRENALINA (EPINEFRINA) DHE NORADRENALINA (NOREPINEFRINA)

Medulla mbiveshkore, pjesa e brendshme e nje gjendre mbiveshkore, kontrollon hormonet qe clirohen ne nje periudhe shume te rendesishme ne trup (sipas mekanizmit lufto ose ik).
Hormonet kryesore te sekretuara nga gjendra mbiveshkore jane epinefrina (adrenalina) dhe norepinefrina (noradrenalina), te cilat kane funksione te ngjashme.

Keto hormone kane funksion qe :

  • Te rrisin ritmin e zemres dhe forcen e kontraktimeve(tkurrjet) te zemres.
  • Te rrisin sasine e gjakut ne muskuj dhe tru.
  • Te relaksojne muskujt e lemuar te rrugeve te frymemarrjes .
  • Te ndihmojne ne metabolizmin e glukozes (sheqerit).

Ata gjithashtu kontrollojne diametrin(gjeresine) e eneve te gjakut duke ndihmuar ne ruajtjen e tensionit te gjakut dhe rritjen e tij ne pergjigje ndaj stresit.

Ashtu si disa hormone te tjera te prodhuara nga gjendrat mbiveshkore, epinefrina dhe norepinefrina shpesh aktivizohen ne situata stresuese fizike dhe emocionale kur trupi ka nevoje per burime energjie shtese per te duruar presionin e pazakonte.

CILAT JANE SEMUNDJET QE PREKIN ME SHUME GJENDREN MBIVESHKORE?

1. INSUFICENCA E GJENDRES MBIVESHKORE

Insuficienca adrenale eshte nje çrregullim i rralle.
Mund te shkaktohet nga semundja e gjendrave mbiveshkore (insuficienca primare mbiveshkore, semundja e Addison-it) ose nga semundjet ne hipotalamus ose hipofize (insuficienca adrenale dytesore).

Kjo gjendje ka karakteristike keto simptomat :

  • humbje peshe
  • oreks te dobet
  • nauze, te vjella dhe lodhje
  • erresim te ngjyres se lekures
  • dhimbje barku

Megjithese insuficenca e gjendres mbiveshkore zakonisht kerkon kohe qe te zhvillohet, ajo gjithashtu mund te shfaqet papritur si nje deshtim akut adrenal (krize mbiveshkore).
Nese kjo gjendje nuk trajtohet atehere pacienti mund te kaloje kriza dhe te bie ne koma.

2. HIPERPLAZIA KONGENITALE E GJENDRES MBIVESHKORE

Insuficenca e gjendrave mbiveshkave mund te rezultoje gjithashtu nga nje çrregullim gjenetik i quajtur hiperplazi kongjenitale adrenale. Femijeve qe lindin me kete çrregullim u mungon nje enzime thelbesore e nevojshme per te prodhuar kortizolin, aldosteronin ose te dyja. Ne te njejten kohe kane shumice te hormoneve androgjene, gje qe mund te çoje ne zhvillimin e karakteristikave mashkullore tek vajzat dhe pubertet te parakohshem tek djemte.

3. SEMUNDJA CUSHING

Sindroma Cushing vjen nga prodhimi i tepert i kortizolit nga gjendrat mbiveshkore.
Simptomat e kesaj semundje jane :

  • shtim ne peshe dhe depozitime yndyrore ne zona te caktuara te trupit si ne fytyre, ne qafe dhe ne bark.
  • krahe dhe kembe shume te holla.
  • strija vjollce ne bark.
  • lodhje te theksuar.
  • dobesi te muskujve.
  • lekura e mavijosur lehte.
  • tension i larte i gjakut.
  • diabet.

Prodhimi i tepert i kortizolit mund te shkaktohet gjithashtu nga mbiprodhimi i ACTH(Hormoni Adenokortikotrop) nga nje tumor beninj ne gjendren e hipofizes ose nje tumor diku tjeter ne trup. Kjo njihet si Semundja Cushing.
Nje tjeter shkak i zakonshem i sindromes Cushing eshte marrja e tepert dhe e zgjatur e steroideve te jashtme, të tilla si prednizoni ose dexamethasone. Keto ilace jepen per te sheruar shume semundje autoimune ose inflamatore si artriti reumatoid, astma, etj.

4. HIPERALDOSTERONIZMI

Hiperaldosteronizmi rezulton nga mbiprodhimi i aldosteronit nga nje ose te dyja gjendrat mbiveshkore. Kjo karakterizohet nga nje rritje e tensionit te gjakut qe shpesh kerkon shume ilace per ta kontrolluar. Disa njerez mund te perjetojne nivele te uleta te kaliumit ne gjak dhe si rrjedhoje mund te perjetojne: dhimbje muskulore, dobesi dhe spazma(dridhje) te muskujve.

5. FEOKROMATOCITOMA

Feokromocitoma eshte nje tumor qe shfaqet nga prodhimi i tepert i adrenalines ose noradrenalines nga medulla mbiveshkore.
Feokromocitoma mund te shkaktoje tension te larte te gjakut te vazhdueshem ose sporadik qe mund te jete i veshtire per t’u kontrolluar me ilace qe merren rregullisht. Simptoma te tjera mund te jene: dhimbje koke, djersitje, dridhje, ankth dhe rrahje te shpejta te zemres.

6. SEMUNDJET MALINJE TE VESHKAVE

Tumoret malinje te veshkave (kanceri i veshkave), te tilla si karcinoma adrenokortikale, jane te rralla dhe shpesh jane perhapur në organe dhe inde te tjera deri ne kohen kur ato zbulohen.
Tumoret kancerogjene te veshkave mund te jene funksionale dhe te çlirojne nje ose me shume hormone te shoqeruara nga simptomat perkatëse, siç jane renditur me siper. Pacientet mund te perjetojne gjithashtu dhimbje barku, dhimbje krahu ose nje ndjenje te fryrjes se barkut, veçanerisht kur tumori i veshkave behet shume i madh.

REFERENCAT

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?