Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GANGRENA

Gangrena eshte nje semundje qe shfaqet me vdekje te indeve te trupit per shkak te mungeses se rrjedhjes/qarkullimit te gjakut ose nje infeksioni serioz bakterial(mikrobik).
Gangrena zakonisht prek krahet dhe kembet, duke perfshire gishtat e kembeve dhe gishtat e duarve.
Mund te ndodhe edhe ne muskuj dhe ne organe brenda trupit, siç eshte vezika(fshikeza) e temthit.

Semundjet qe mund te demtojne enet e gjakut dhe te ndikojene ne qarkullimin e gjakut,jane diabeti ose arteriet e ngurtesuara (ateroskleroza), duke rritur rrezikun e gangrenes.

Trajtimet per gangrenen mund te perfshijne antibiotike, terapi me oksigjen dhe kirurgji per te rivendosur rrjedhen/qarkullimin e gjakut dhe per te hequr indet e vdekura. Sa me heret te identifikohet dhe trajtohet gangrena, aq me te medha jane shanset per sherim.

SIMPTOMAT E GANGRENES

Kur gangrena prek lekuren, shenjat jane:

  • Ndryshime te ngjyres se lekures, duke filluar nga gri e zbehte ne blu, vjollce ose e kuqe.
  • Enjtje te trupit
  • Flluska ne lekuren ku po ndodh gangrena
  • Dhimbje e papritur, e forte e ndjekur nga nje ndjenje mpirjeje
  • Nje rrjedhje, si lend veshtullore, me ere te keqe qe rrjedh nga nga plaga
  • Lekure e holle, me shkelqim ose lekure pa qime
  • Lekure qe ndihet e ftohte ne prekje

Nese gangrena prek indet nen lekuren tuaj, ju gjithashtu mund te keni ethe te shkalles se ulet dhe ne pergjithesi nuk ndiheni mire.

Nese mikrobet qe shkaktojne gangrenen perhapen ne trup, mund te behet shkak per nje gjendje te quajtur shok septik.
Shenjat dhe simptomat e shokut septik jane :

  • Presioni i ulet i gjakut
  • Ethe, temperature trupi me e ulet se 37 C.
  • Rrahje te shpejta te zemres
  • Frymemarrje e shkurter
  • Konfuzion mendor

SHKAQET E GANGRENES

Tre jane shkaktaret kryesor te gangrenes,ketu permendim :

  • Reduktimi/ulja e qakullimit te gjakut
    Si pasoje e kesaj gjendje indet e trupit vuajne nga mungesa e oksigjenit dhe lendeve ushqyese,ashtu si edhe sistemi imunitar i trupit eshte i dobesuar. Ku permendem si shkaktare diabetin,aterosklerozen,etj.
  • Infeksionet bakteriale
  • Demtimet traumatike
    Demtimet me arme apo aksidentet me makine jane plage te medha qe lejojne bakteret te futen ne trup.

CILET JANE ATO FAKTORE RRISKU QE BEHEN SHKAK PER SHFAQJEN E GANGRENES?

Faktoret rriskues te gangrenes jane:

  • Diabeti
    Kjo semundje demton enet e gjakut duke penguar rrjedhen e gjakut ne trup.
  • Demtimi i eneve te gjakut
    Ateroskleroza behet shkak per ngushtimin dhe forcimin e eneve te gjakut,duke dhene uljen e qarkullimit te gjakut ne trup.
  • Aksidentet me makine apo demtimet me arme zjarri po ashtu behen shkak per futjen ne trup te mikroorganizmave qe japin zhvillimin e gangrenes.
  • Duhanpirja
  • Mbipesha dhe obeziteti
  • Dobesimi i sistemit imunitar
    Kimioterapia,radioterapia dhe disa semundje te tjera si psh Hiv mund te behen shkak zhvillimin e infeksioneve te renda ne trup.
  • Gangrena mund te jete edhe nje nderlikimi i Covid-19

KOMPLIKACIONET E GANGRENES

  1. Kontrrolli i diabetit.
    Beni kujdes duke kontrolluar nivelet e sheqerit ne gjak. Gjithashtu sigurohuni qe te kontrrolloni duart dhe kembet cdo dite per prerje, plage dhe shenja infeksioni, te tilla si skuqje, enjtje .
  2. Humbisni peshe nese jeni obez ose mbipeshe.
    Kilet e teperta rrisin rrezikun e diabetit.
  3. Mos pini duhan.
    Duhani per nje kohe te gjate demton enet e gjakut.
  4. Kujdesuni per higjenen tuaj.
    Praktikoni nje higjiene te mire. Lani plage qe mund te keni ne trup uje dhe sapun. Po ashtu mbajini plaget te thata dhe te hidratuara derisa te sherohen.
  5. Shmangni ambientet e ftohta.
    I ftohti zvogelon rrjedhjen e gjakut ne zonen me plage ne trupin tuaj. Po ashtu ajo vonon edhe sherimin e plageve.

SI ZBULOHET KJO SEMUNDJE?

  1. Analize gjaku
  2. Marrja e nje analize nga sekrecionet qe rrjedhin nga plaga
  3. Teste imazherike,si ECHO dhe CT-skaner
  4. Kirurgjia

SI TRAJTOHET GANGRENA?

Ajo pjese e indit qe eshte prekur nga gangrena nuk mund te shpetohet,por trajtimi i eshte ai qe bene te mundur qe gangrena te mos perparoj me .
Trajtimi i gangrenes perfshine:
1. Terapine me ilace
Ketu permendim terapine me antibiotike sipas pershkrimit te mjekut per trajtimin e infeksionit

  1. Kirurgjia
    Ketu do te permendim: largimin e indeve qe kane pesuar nekroze(vdekje),riparimin e eneve te gjakut ne menyre qe te kemi nje rrjedhje te duhur te gjakut, heqjen/amputimin e gjymtyres ku ka ndodhur nekroza dhe e fundit vendosja e grafteve ne lekure(lekura nga nje pjese tjeter e trupit hiqet per tu vendosur ne zonen e demtuar).
  2. Terapia me oksigjen hiperbarike
    Kjo terapi rrit sasine e oksigjenit ne gjak duke permiresuar ushqimin e indeve te demtuara.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/gangrene/diagnosis-treatment/drc-20352573

https://www.nhs.uk/conditions/gangrene/#:~:text=Gangrene%20is%20a%20serious%20condition,condition%20that%20affects%20blood%20circulation.

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/gangrene/symptoms-causes/syc-20352567

https://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/guide/gangrene-causes-symptoms-treatments

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/gangrene