Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

FRAKTURAT KOCKORE

CFARE JANE FRAKTURAT(THYERJET) KOCKORE?

Frakturat zakonisht shkaktohen nga trauma si renia nga lartesi te medha, aksidentet me makine ose lendimet sportive. Por ka edhe disa semundje mjekesore dhe forca te perseritura (si vrapimi) mund te rrisin rrezikun per te perjetuar lloje te caktuara te frakturave.
Nese thyeni nje kocke, mund t’ju duhet nje nderhyrje kirurgjikale per ta riparuar. Ndersa disa te tjere kane nevoje per nje trajtim te jashtem si: splint, gips, mbajtese derisa kocka e demtuar te sherohet.
Koha qe duhet per tu sheruar kocka e thyer varet nga lloji dhe madhesia e fraktures.

  • Thyerje kockore.
    Frakturat e kockave apo edhe thyerjet kockore jane te njejtat lendime dhe nenkuptojne te njejten gje. Ju mund t’i shihni ato te perdorura ne menyre te ndersjellte. Nje frakture eshte termi mjekesor qe perdoret per nje kocke te thyer ne mjeksi.
  • Frakturat kockore dhe mavijosjet e kockave.
    Frakturat e kockave dhe mavijosjet e tyre jane te dyja lendime te dhimbshme te shkaktuara nga nje force e madhe qe godet trupin tuaj si per shembull nje renie, aksidente automobilistike ose lendime sportive. Dallimi eshte se sa e demtuar eshte kocka juaj.
    Kockat jane inde te gjalla qe mund te mavijosen njesoj si lekura, por duhet shume me teper force per te mavijosur nje kocke sesa lekuren juaj . Nese diçka godet kockat tuaja me shume force ato mund te behen shkak per gjakderdhje te brendshme.
    Frakturat jane lendime serioze dhe mund te kerkojne shume kohe per t’u sheruar sesa mavijosjet e kockave.
  • Frakturat e kockave kundrejt ndrydhjeve.
    Frakturat dhe ndrydhjet e kockave jane lendime te zakonshme sportive.
    Frakturat kockore jane shume here me te renda se ndrydhjet. Nje ndrydhje ndodh kur nje nga ligamentet tuaja shtrihet pertej mases se lejuar ose keputet.
    Eshte e mundur te perjetoni nje frakture kockore dhe nje ndrydhje ligamenti gjate te njejtit demtim, veçanerisht nese demtoni nje nyje si gjuri ose berryli.

KUSH JANE ME TE RRISKUAR PER TU PREKUR NGA FRAKTURAT?

Frakturat e kockave mund te prekin kedo. Per shkak se ato zakonisht shkaktohen nga trauma si :

  • Rrezimet
  • Aksidentet me makine apo aksidente te tjera automobilistike
  • Lendimet gjate sportit

Ju keni me shume gjasa te perjetoni nje frakture nese kockat tuaja jane dobesuar nga osteoporoza.
Osteoporoza
Osteoporoza dobeson kockat, duke i bere ato me te ndjeshme ndaj frakturave te papritura dhe te papritura. Shume njerez nuk e dine se kane osteoporoze derisa te shkaktoje thyerjen e nje kocke. Zakonisht nuk ka simptoma te dukshme.
Me te rriskuar jane femrat mbi 50 vjeç per te zhvilluar osteoporoze.

SIMPTOMAT E FRAKTURAVE KOCKORE!

Simptomat e frakturave te kockave perfshijne:

  • Dhimbje ne pjesen e trupit ku ka ndodhur fraktura
  • Enjtje te zones rreth fraktures.
  • Pamundesia per te levizur nje pjese te trupit tuaj .
  • Mavijosje ose njolle rreth zones se demtuar.
  • Nje deformim ose gunge qe nuk e keni pasur para lendimit.

SI MUND TE ZBULOHEN FRAKTURAT E KOCKAVE?

Mjeku do te diagnostikoje nje frakture kockore me ane te ekzaminimit fizik dhe testeve imazherike.
Pas pranimit ne sherbimin e urgjences nje ekip mjekesh, infermieresh apo personeli tjeter qe punon ne spital merret me stabilizimin e gjendjes dhe trajtojne lendimet tuaja sipas rendit te ashpersise, veçanerisht nese disa jane kercenuese per jeten. Pasi te jete stabilizuar gjendja, do t’ju nevojiten teste imazherike per te konfirmuar çdo frakture.
Testet imazherike me te shpeshta ne raste frakturash jane:

  • Radiografia, ajo eshte ne gjendje te zbuloje vendodhjen e fraktures.
  • Rezonanca magnetike (MRI), ajo mund te perdoret per te marre nje pamje te plote te demtimit te kockave tuaja dhe te zones perreth tyre.
  • Skaneri, eshte shume i rendesishem sepse jep nje pamje me te detajuar te kockave dhe indeve perreth .

SI MUND TE SHEROHEN FRAKTURAT KOCKORE?

Menyra se si trajtohet fraktura varet nga lloji i saj, çfare e shkakton dhe sa te demtuara jane kockat.

  1. Imobilizimi
    Nese fraktura eshte e lehte dhe kockat nuk jane zhvendosur shume nga vendi, mund t’ju duhet vetem nje splint ose gips(allci). Splinti zakonisht mbahet per 3-5 jave. Nese keni nevoje per nje gips, ka te ngjarë te zgjase me gjate ecuria e trajtimit, zakonisht 6-8 jave. Ne te dyja rastet, ka te ngjare te keni nevoje per nje radiografi per t’u siguruar qe kockat po sherohen siç duhet.
  2. Reduktimi i mbyllur.
    Frakturat me te renda kerkojne nje reduktim te mbyllur per te vendosur (rivendosur) kockat si duhet. Gjate kesaj procedure jokirurgjikale, mjeku fizikisht do ta shtyje dhe terheqe trupin tuaj nga jashte per te rreshtuar kockat tuaja te thyera brenda jush. Per te parandaluar qe te ndjeni dhimbje gjate procedures, do te perdoren:

-Anestezi lokale per te mpire zonen rreth fraktures .
-Qetesues per te relaksuar te gjithe trupin .
-Anestezi e pergjithshme per t’ju vene ne gjume gjate procedures.
-Pas reduktimit te mbyllur,mjeku do t’ju vendose ne nje splint ose gips gjymtyren ku ka ndodhur fraktura.

  1. Nderhyrja Kirurgjikale
    Disa fraktura te kockave kerkojne nderhyrje kirurgjikale. Ne varesi te llojit te fraktures qe keni dhe sa keq jane demtuar kockat tuaja .
    -Fiksimi i brendshem
    Kirurgu do t’i riorganizojë (vendose) kockat ne pozicionin e tyre te duhur dhe me pas do t’i vendose ato ne vend qe funksionojne si duhet. Ata zakonisht kryejne ate qe quhet fiksim i brendshem, qe do te thote se kirurgu fut copa metali ne kocken tuaj per ta mbajtur ate ne vend ndersa sherohet.
    -Teknikat e fiksimit te brendshem perfshijne:
    Shufra
    Pllaka dhe vida
    Kunjat dhe telat
    Disa njerez jetojne me keto pjese te futura ne trup pergjithmone. Ndersa te tjere mund te kene nevoje per operacione pasuese per t’i hequr ato.

-Fiksimi i jashtëm
Ju mund te keni nevoje per nje fiksator te jashtem. Kirurgu do te vendose vida ne kocken tuaj ne te dyja anet e thyerjes brenda trupit tuaj dhe me pas do t’i lidhe ato me nje mbajtese ose kllapa rreth kockes jashte trupit tuaj. Kjo eshte zakonisht nje menyre e perkohshme per te stabilizuar frakturen dhe per t’i dhene kohe asaj per te filluar sherimin perpara se te keni nje fiksim te brendshem.

Artroplastika
Nese keni pesuar nje frakture nje kyç (si shpatull, berryl ose gjunje), mund t’ju duhet nje artroplastike (zevendesim i kyçit).

Shartimi i kockave
Ju mund te keni nevoje per shartimin e kockave nese fraktura juaj eshte zhvendosur rende ose nese kocka juaj nuk po sherohet ashtu siç duhet. Kirurgu do te fuse ind shtese kockor per te ribashkuar kocken tuaj te thyer. Pas kesaj, ata zakonisht do te kryejne nje fiksim te brendshem per te mbajtur pjeset se bashku ndersa kocka juaj rritet perseri.

Graftet kockore
Ato mund te vijne nga:

-Brenda nga diku tjeter ne trupin tuaj, zakonisht kocka e kofshes.
-Nje donator i jashtem.
-Nje pjese zevendesuese artificiale.
Pas operacionit , kocka do te imobilizohet. Ju do te keni nevoje per nje kombinim te nje splinti, gipsi, mbajtese perpara se te filloni ta perdorni ate siç keni bere perpara fraktures .

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org

https://www.mayoclinic.org

https://www.webmd.com

https://medlineplus.gov

https://www.medicalnewstoday.com