Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

FIBROMIALGJIA

CFARE ESHTE FIBROMIALGJIA?

Me termin fibromialgji do te kuptojme nje dhimbje te muskujve (indit muskulor). Fibromialgjia e quajtur ndryshe edhe Sindromi Fibromialgjis eshte nje semundje afatgjate(qe zgjat shume ne kohe) dhe shkakton nje dhimbje e cila perfshin te gjithe trupin. Kjo dhimbje prek muskujt dhe indet e tjera po ashtu, qe lidhin kockat,ligamentet dhe tendinat. Kjo semundje shkakton dhimbje,ngurtesim,lodhje dhe ndjeshmeri te rritur kryesisht ne keto pjese te trupit: qafe,shpine,shpatull dhe ije. Keto persona qe vuajne nga fibromialgjia kane disa shqetesime ,te cilat jane:

  1. Shqetesime te gjumit
  2. Ankth
  3. Depresion
  4. Dhimbje koke
  5. Shqetesime gastrointestinale(te sistemit tretes)

Deri me sot nuk ka nje kure per trajtimin e fibromialgjis. E megjithate ajo nuk eshte nje semundje kercenuese per jeten dhe nuk shkakton deformime apo demtime te parikthyeshme(te perhershme) indeve.Raste te tilla mund te menaxhohen me sukses ne mjeksi.

CFARE E SHKAKTON KETE SEMUNDJE?

Shkaku i zhvillimit te fibromialgjis nuk dihet ende, megjithate disa faktore qe mund te luajne nje rol ne ecurine e kesaj semundje jane :

  • Stresi emocional
  • Traumat,vecanerisht ato qe ndodhin ne pjesen e qafes dhe ne pjesen e siperme te trungut te trupit
  • Ndryshime ne funsksionimin e muskujve(ulja e qarkullimit te gjakut ne muskuj)
  • Ndryshimet hormonale ne tru, ndryshimet ne nivelin e serotonines
  • Historia familjare pozitive per fibromialgji.
  • Infeksionet po ashtu mendohen te luajne nje rol ne zhvillimin e kesaj semundje,por kjo hipoteze nuk eshte ende e qarte.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES?

Simptomat e fibromialgjise jane:

  1. Rritja e ndjeshmerise ndaj dhimbjes.
  2. Ngurtesim te muskujve.
  3. Lodhje te pashpjegueshme,perfshire ketu edhe situata ku mund te kete veshtiresi per te qendruar ne gjume.
  4. Probleme ne procesin e te menduarit,veshtiresi per tu perqendruar,veshtiresi per te kujtuar gjerat apo dhimbje koke.
  5. Sindromi i Zorres se Irrituar(SZI),kjo eshte nje gjendje ku kemi perkeqesim te funksionit tretes, dhimbje te stomakut apo fryrje te zorreve.
  6. Te pasurit nje humor te ulur gjate gjithe kohes,shqetesime, etj.

Simptomat e kesaj semundje jane te ndryshme ne njerez te ndryshem, si rrjedhoje simptomat mund te permiresohen apo te perkeqesohen papritur tek individe te ndryshem. Si rrjedhoje e kesaj situate edhe trajtimi i semundjes nuk eshte ne gjendje te qetesoj 100% te gjitha simptomat,megjithese ka rezultuar efektiv ne pjesen me te madhe te tyre.

DIAGNOZA E FIBROMIALGJIS!

Fibromialgjia eshte shume e veshtire per tu diagnostikuar.Ajo nuk shkakton nje inflamacion dhe si rrjedhoje nuk mund te diagnostikohet duke perdorur:

  • Radiografine
  • Analizat e gjakut
  • Biopsine e indit muskulor

Diagnostikimi i semundjes bazohet ne:
1.Historine shendetesore te pacientit
2.Viziten tek mjeku

Analiza e gjakut behet tek keto pacient vetem me qellimin per te perjashtuar ndodhjen e simptomave nga shkaqe te tjera.
Sipas “Kolegjit Amerikan te Reumatologjise” nje person do te diagnostikohet me fibromialgji njese:

  1. Ka te pakten 3 muaj qe vuan nga dhimbje te pashpjegueshme dhe simptoma te tjera qe kane lidhje me semundjen.
  2. Ka dhimbje ne te pakten 11 pika nga 18 pika specifike te ndjeshmerise ne trup.

TRAJTIMI I SEMUNDJES!

Sic kam permendur edhe me siper semundja e Fibromialgjise nuk ka nje trajtim specifik qe mund ta sheroje ate perfundimisht. Kryesojra qe perqendrohen te gjitha metodat e trajtimit te semundjes ka te beje qetesimin e simptomave.

Trajtimi duhet te jete i kombinuar me :

  • Ndryshimin e stilit te jeteses. Kjo perfshine programe stervitore te kombinuara me periudha qetesimi. Sportet jane shume te rendesishme sepse rrisin pavaresine, permiresojne humorin, permiresojne qarkullimin e gjakut, ruan nje peshe adekuate, permireson levizjet e kyceve. Nga ana tjeter edhe pushimi eshte shume i rendesishem per te qetesuar dhimbjen muskulore dhe dobesine po ashtu.
  • Terapia e te folurit. Ketu do te permendim terapine konjitive te te sjellurit,terapin e pranimit dhe ate te ndyshimit.
  • Terapine medikale,si antidepresantet

Kryesorja e te gjitha ketyre eshte qe pacienti te clirohet nga dhimbja.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/fibromyalgia.html

https://www.nhs.uk/conditions/fibromyalgia/

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/fibromyalgia/symptoms-causes/syc-20354780

https://www.cdc.gov/arthritis/basics/fibromyalgia.htm#:~:text=quality%20of%20life%3F-,What%20is%20fibromyalgia%3F,pain%20than%20people%20without%20fibromyalgia.

https://www.rheumatology.org/I-Am-A/Patient-Caregiver/Diseases-Conditions/Fibromyalgia

× Si mund tu vij ne ndihme?