FIBROIDET
CFARE JANE FIBROIDET?
Fibroidet jane masa solide/te forta jo-kancerogjene qe rriten ne murin e mitres(uterusit) ose ne pjesen e jashtme te saj. Permasat e ketyre formacioneve jane te ndryshme, ato jane te vogla sa nje kokerr bizeleje ose te madhe sa nje kokerr portokalli. Fibroidet shpesh here njihen me termin “tumore”, por nuk jane kancerogjene. Dy ne cdo dhjete gra qe nuk kane kaluar ende ne menopauz kane mundesine shume te madhe qe te kene fibroide. Fibroidet jane te ndertuara nga ind muskulor dhe fibrotik. Ne varesi te permasave te fibroideve ato ne mjeksi disa here mund te quhen myoma,ndersa disa here te tjera leiomioma. Disa te semure nuk jane te ndergjegjshem qe vuajne nga semundja deri ne momentin qe fillojne dhe shfaqen simptomat e semundjes.
CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SEMUNDJA NE ORGANIZEM?
- Fibroidet perbejne nje semundje qe ne disa raste mund te mos shkaktojne asnje simptome ne organizem. Ndersa ne disa raste te tjera mund te shkaktojne dhimbje dhe hemoragji masive (gjakderdhje).
- Fibroidet mund te behen shkak edhe per veshtiresi ne urinim(disuri) si rrjedhoje e shtypjes/presionit mbi fshikzen e urines.
- Edeme (enjtje) te barkut
- Konstipacion
- Dhimbje gjate mardhenieve seksuale(dispaneunia)
- Dhimbje ne pjesen e fundit te barkut dhe legenit(pelvisit)
- Dhimbje dhe ngerce te mitres(uterusit) para dhe gjate ciklit menstruale
- Veshtiresi ne konceptimin e nje shtatzanie dhe/ose ne lindjen e bebit
- Aborte apo lindje te parakohshme
SI DIAGNOSTIKOHEN FIBROIDET?
Duke qene se edhe me larte e permendem,fibroidet jane struktura te forta/solide qe gjenden ne trupin e mitres. E si rrjedhoje mundesia me e madhe e diagnostikimit primar te semundjes eshte ne nje kontrroll gjinekologjik rutin. Ne me te shumten e rasteve fibroidet jane diagnostikuar nga perdorimi i egzaminimeve imazherike. Me shpesh nga perdorimi i ECHO abdominale dhe i asaj pelvike. Ne raste te rralla mund te kerkohet ndihma e CT(skanerit) apo MRI(rezonanaces magnetike) per te bere nje diagnoze te sakte te semundjes.
PSE FORMOHEN FIBROIDET?
Shkaku kryesor i zhvillimit te fibroideve eshte ende jo i njohur,por megjithate studiuesit mendojne se shkak per te jane nivelet e rritura te hormonit estrogjen. Estrogjeni eshte nje kormon i cili prodhohet nga vezoret. Mundesia me e madhe e zhvillimit te fibroideve eshte gjate mosher riprodhuese, nderkohe edhe qe nivelet e estrogjenit jane ende te larta. Fibroidet tentojne te tkurren kur nivelet e estrogjenit ulen, si psh ne rastet :-menopauzes, -ndalimit te periodave, etj.
KUSH JANE ME TE RRISKUARIT PER TE ZHVILLUAR FIBROIDE?
- Grate e moshes 30-50 vjec.
- Grate me origjine Afrikane dhe nga Karaibet.
- Grate obeze dhe ato mbipeshe( per shkak se rrisin akoma me shume nivelet e estrogjenit te cliruar ne trup).
- Mos-pasja e asnje shtatzanie rrit rrezikun per fibroide.
LLOJET E FIBROIDEVE?
Llojet e fibroideve jane :
- Fibroidet intramuskulare
Jane struktura konsistente qe zhvillohen ne muskulaturen e mitres. - Fibroidet subseroze
Jane shtruktura konsistenet qe zhvillohet jashte murit te mitres,ne kavitetin pelvik. - Fibroidet submukozeale
Jane shtruktura konsistenet qe zhvillohen ne pjesen e brendshme te mitres,ne kavitetin uterin.
SI TRAJTOHET KJO SEMUNDJE?
Ashtu sic thame edhe me siper fibroidi(mioma) varion si nga lokalizim ashtu edhe nga madhesia e tij.
Ne shumicen e rasteve fibroidet nuk kane nevoje te trajtohen nese nuk shfaqin simptoma.
Sidomos pas menopauzes,kur ato kane tendencen te tkurren vete-vetiu pa perdorur ilace shtese.
Nese ju keni fibroide me simptoma shoqeruese ateher duhet te jepen ilace per qetesimin e simptomave,e kryesisht dhimbjes ne fillim.
Ka edhe medikamente qe ndihmojne ne procesin e tkurrjes se fibroidit po ashtu.
Nese te gjitha keto nuk funksionojne, atehere rekomandohet nje nderhyrje invazive si kirurgjikale apo laparoskopike.
KUJDES plani i trajtimit eshte e gjitha detyre e mjekut dhe e askujt tjeter.
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/fibroids.html
https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/9130-uterine-fibroids