Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ETHET ME NJOLLA TE MALEVE SHKEMBORE(RMSF)

CFARE ESHTE SEMUNDJA E ETHEVE ME NJOLLA TE MALEVE SHKEMBORE(RMSF)?

Ethet me njolla te maleve shkembore jane nje semundje akute infektive qe transmetohet tek njerezit nga pickimi i nje rriqe te infektuar. Saktesisht RMSF eshte ajo semundje e shkaktuar nga rriqrat e infektuara nga bakteri i Rickettsia rickettsii.
Semundja ka statistika shume te larta te prekjes se njerezve ne amerike,kryesisht gjate muajve kur temperaturat e tokes arrijne 40 grade celcius ose edhe me shume ,koha kur rriqrat jane teper aktive.

Kush jane me te ekspozuarit per tu prekur nga ethet me njolla te maleve shkembore(RMSF)?
Si femijet ashtu edhe te rriturit mund te preken nga ethet me njolla te maleve shkembore.
Incidenca e semundjes lidhet drejtperdrejt me ekspozimin ndaj habitateve te infektuara nga rriqrat ose kafshet shtepiake te infektuara. Pavaresisht nga emri i semundjes, pak raste jane raportuar deri me sot me kete semundje aq sa mund te thuhet se jane edhe raste sporadike.

Si perhapet semundja e RMSF ne popullate ?
Jane disa menyra se si mund te perhapet semundja e RMSF ne popullate:
1. Nga pickimi i nje rriqre te infektuar.

2. Kontaminimi i lekures me gjakun ose jashteqitjet e rriqres se infektuar me bakterin e Rickettsia rickettsii.

3. Njerezit nuk duhet te shqetesohen nga transmetimi nga nje person tek nje person tjeter,pasi nje gje e tille nuk eshte e mundur.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SEMUNDJA NE ORGANIZMIN E NJEREZVE?

Shfaqja e semundjes se RMSF tek njerezit karakterizohet nga :

  • nje fillim i papritur i temperatures, e cila ka nje shkalle nga te moderuar deri ne te larte (e cila mund te zgjase per 2-3 jave)
  • dhimbje koke te forta
  • lodhje
  • dhimbje te thella muskulore
  • te dridhura
  • skuqje
    Skuqja fillon ne kembe ose krahe, mund te perfshije shputat e kembeve ose pellembet e duarve dhe mund te perhapet me shpejtesi ne trung ose ne pjesen tjeter te trupit.
    Jo cdo rast i etheve me shenja te maleve shkembore do te kete skuqje te lekures.

Sa shpejt shfaqen simptomat?
Simptomat zakonisht shfaqen nga 3-14 dite pas pickimit te rriqres se infektuar.
Cdo person qe perjeton semundje me temperature pas pickimit te rriqres duhet te konsultohet me mjekun e tij ose te saj dhe te informoj mjekun rreth pickimit te rriqres.

SI DO TE DIAGNOSTIKOHET RMSF?

Diagnoza e RMSF bazohet kryesisht ne shenjat dhe simptomat qe semundja shfaq tek pacienti.
Shenjat dhe simptomat e RMSF jane te ngjashme me ato te semundjeve te tjera te shkaktuara nga rriqrat, prandaj duhet bere nje diagnoze diferenciale sa me shpejte te jete e mundur.
Testet e gjakut jane te rendesishme ne konfirmimin e nje diagnoze, por trajtimi duhet te filloje menjehere nese simptomat dhe historia e ekspozimit mbeshtesin kete diagnoze.Rezultatet e ketyre testeve mund te zgjasin ne disa jave,prandaj edhe trajtimi shpesh fillon bazuar ne simptomat dhe shenjat e dukshme. Mjeku juaj mund te rekomandoje trajtim me antibiotike perpara se te jene te disponueshme rezultatet e testit te gjakut.

SI TRAJTOHET RMSF?

Trajtimi i RMSF perfshin perdorimin e disa antibiotikeve, si tetraciklinen ose kloramfenikolin.
Trajtimi me antibiotike mund te nderpritet 2-3 dite pasi temperatura e nje personi te kthehet ne normale per nje periudhe rreth 24-oreshe.
Vdekshmeria e pergjithshme leviz midis 3-5 % por varion nga 13-25 % te individet e patrajtuar.
Fataliteti ndodh kryesisht tek pacientet te cilet diagnoza nuk vendoset deri ne javen e dyte te semundjes.
Mungesa ose shfaqja e vonuar e skuqjes tipike kontribuon ne nje diagnoze te vone dhe ne kete menyre rrit incidencen e fatalitetit.

REFERENCAT

https://www.cdc.gov/rmsf/treatment/index.html

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/rocky-mountain-spotted-fever.html

https://www.msdmanuals.com/professional/infectious-diseases/rickettsiae-and-related-organisms/rocky-mountain-spotted-fever-rmsf

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/17838-rocky-mountain-spotted-fever

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/rocky-mountain-spotted-fever

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?