ETHET E VERDHA
CFARE JANE ETHET E VERDHA?
Ethet e verdha jane nje gjendje shendetesore hemorragjike te cilat manifestohen me :
- temperature te larte
- gjakderdhje ne lekure
- vdekje te qelizave ne melci dhe veshka.
Nese humbisni nje sasi te caktuar te qelizave hepatike ( te melcise), ndodh demtimi i melcise duke cuar ne shfaqjen e verdhez, nje gjendje ne te cilen sklera(e bardha e syrit) merr ngjyre te verdhe dhe mukozat po ashtu marrin nje ngjyre te verdhe.
Flavivirusi shkakton ethet e verdha.
Ajo eshte nje semundje akute sistemike, qe do te thote se fillon papritur dhe prek te gjithe trupin.
Virusi transmetohet nga mushkonjat, kryesisht nga speciet Aedes dhe Haemogogus.
Ka shume te ngjare te ndodhe ne pjeset tropikale dhe subtropikale te Amerikes se Jugut, pjeses se Karaibeve dhe Afrikes.
Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH) vlereson se ne vitin 2013, kishte midis 84000 raste te renda te etheve te verdha dhe midis 29000 dhe 60000 vdekje. Rreth 90% e te gjitha rasteve ndodhin ne Afrike.
Fakte te shpejta mbi ethet e verdha :
- Ethet e verdha transmetohen nga mushkonjat.
- Mund te shkaktojne temperature te larte dhe demtim te organeve dhe mund te jete fatale.
- Nuk ka trajtim specifik, keshtu qe njerezit do te marrin kujdes mbeshtetes per simptomat qe shfaqin.
- Udhetaret ne zonat e prekura duhet te kontrollojne nese kane nevoje per nje vaksine perpara se te udhetojne.
- Disa vende nuk lejojne qe udhetaret te hyje pa nje certifikate imunizimi.
SI NDODHI TRANSMETIMI I SEMUNDJES NE POPULLATE?
Mushkonjat jane ato qe perhapin semundjen e etheve te verdha. Kjo semundje transmetohet nga majmunet tek njerezit,dhe vektor transmetimi jane mushkonjat.
Nese nje mushkonje kafshon nje majmun,i cili ka ethe mund te behet shkak per transmetimin e semundjes me pas edhe tek njerezit .
Semundja e etheve te verdha, qofte vaksinimi apo kalimi i infeksionit,jep imunitet te perhershem qe do te thote se nuk ka shume mundesi te ndodh nje tjeter infektim ne te ardhmen.
Ethet e verdha zakonisht shfaqen ne vendbanimet afer xhungles, ku jetojne majmunet dhe mushkonjat e infektuara dhe mund te perhapin infeksionin gjithandej.
CILAT JANE SIMPTOMAT E ETHEVE TE VERDHA?
Shumica e njerezve me ethet e verdha nuk shfaqin simptoma, ose simptomat jane shume te lehta.
Ethet e verdha kane nje periudhe inkubacioni nga 3-6 dite, keshtu qe duhen nga 3-6 dite qe te shfaqen shenjat dhe simptomat pasi personi te jete infektuar.
Vetem mushkonjat qe mbartin infeksionin nga majmunet e infektuar me ethe,mund ta perhapin semundjen te njerezit.
Simptomat kryesore te etheve te verdha jane :
- temperatura e larte
- pulsi i ngadalte
- albuminuria
- verdheza
- kongjestioni nazal/hundet
- hemorragjia ose gjakderdhja
Shenjat dhe simptomat ndahen ne dy faza:
Ne fazen e hershme, akute, individi mund te perjetoje:
- dhimbje te muskujve, vecanerisht te shpines dhe gjunjeve
- nje temperature te larte
- marramendje
- nje dhimbje koke
- humbje te oreksit
- te perziera
- ethe ose edhe te dridhura
- te vjella
Keto simptoma zakonisht zhduken brenda 7-10 ditesh, por rreth 15% e njerezve hyjne ne nje faze te dyte ose fazen toksike.
Simptomat jane me te renda dhe mund te jene kercenuese per jeten.
Kjo perfshin:
- ethet e verdha e kane marrë emrin nga simptomat e verdhezes ose si njihet ndryshe ikter,qe eshte pasoje e demtimit te rende te qelizave te melcis
- ethe te perseritura
- dhimbje barku
- te vjella, ndonjehere me gjak
- lodhje, plogeshti, letargji
- verdheza/ikteri, e cila i jep lekures dhe te bardhes se syve nje nuance te verdhe
- deshtimi i veshkave
- deshtimi i melcise
- hemorragji
- delirium, konvulsione dhe ndonjehere edhe koma
- aritmi, ose rrahje te parregullta te zemres
- gjakderdhje nga hunda, goja dhe syte
Midis 20-50% ,njerezit zhvillojne simptoma te fazes toksike vdesin brenda dy javesh.
Brenda 7-10 ditesh, ethet e verdha jane fatale ne rreth gjysmen e te gjithe njerezve qe hyjne ne fazen toksike.
Ata qe sherohen ne pergjithesi nuk kane ndonje demtim te organeve dhe jane imun per gjithe jeten.
SI DIAGNOSTIKOHEN ETHET E VERDHA?
Diagnoza do te konfirmohet pasi mjeku te zbuloje shenjat dhe simptomat e semundjes dhe te kryeje nje test gjaku.
Nje test gjaku eshte i nevojshem sepse semundje te tjera kane shenja dhe simptoma te ngjashme.
Kjo perfshin:
- ethet e denges
- leptospiroza
- malaries
- helmimi
- tifoja
- hepatiti viral
- disa ethe të tjera hemorragjike virale
Nje test gjaku mund te zbuloje virusin ose mund te zbuloje antitrupat qe organizmi prodhon kur virusi hyn ne trup. Nje test gjaku mund te zbuloje gjithashtu nje renie te qelizave te bardha te gjakut ose leukopeni, qe eshte nje tjeter shenje infeksioni.
Testet e gjakut te perdorura jane :
- testi ELISA
- PCR
CILI ESHTE MJEKIMI QE KRYHET NE KETO RASTE?
Nuk ka asnje ilac efektiv antiviral per te trajtuar ethet e verdha, keshtu qe trajtimi konsiston ne kujdesin mbeshtetes ne spital bazuar ne simptomat qe shfaqen.
Kjo perfshin sigurimin e lengjeve, oksigjenimin e nevojshem, sigurimin e presionit te gjakut normal, zevendesimin e gjakut te humbur nga hemorragjia, dialize nese ka deshtim te funksionit te veshkave dhe trajtimin e ndonje infeksioni dytesor.
Disa pacienteve mund tu jepet transfuzioni i plazmes per te zevendesuar proteinat qe ndihmojne ne mpiksjen e gjakut per te ndaluar hemorragjin.
Ata nuk duhet te perdorin aspirine dhe ilace anti-inflamatore jo-steroide (AIJS) per shkak te rrezikut te gjakderdhjes.
VAKSINA E ETHEVE TE VERDHA!
Kushdo qe udheton ne nje zone ku dihet se ekzistojne ethet e verdha duhet te mesojne per kryerjen e vaksines te pakten 10-14 dite perpara nisjes.
Nje doze e vetme vaksine siguron te pakten 10 vjet mbrojtje nga infeksioni ne fjale dhe personi mund te mbrohet per gjithe jeten.
Efektet anesore mund te perfshijne:
- dhimbje koke
- ethe te shkalles se ulet
- dhimbje muskulore
- lodhje
- dhimbje ne vendin e injektimit
- ne raste shume te rralla, foshnjat dhe njerezit e moshuar mund te zhvillojne reaksione me serioze, si encefaliti
- vaksina konsiderohet te jete e sigurt per pacientet e moshes nga 9 muaj deri ne 60 vjec.
Grupet e meposhtme te njerezve nuk duhet te vaksinohen:
- femijet e moshes nen 9 muaj , pervec nese rreziku i etheve te verdha eshte i pashmangshem
- grate shtatzena, pervec nese rreziku eshte i pashmangshem
- nenat gjidhenese
- personat qe jane alergjike ndaj vezes
- njerezit me sistem imunitar te dobesuar, pervec nese rreziku i etheve te verdha eshte i pashmangshem
Cdo pacient mbi 60 vjec duhet te diskutoje nese duhet te bejne vaksinen me nje mjek.
Pas 30 ditesh, 99 % eshte e sigurte qe me marrjen e vaksines kane mbrojtje te plote.
REFERENCAT
https://www.medicalnewstoday.com/articles/174372#prevention
https://www.cdc.gov/yellowfever/index.html
https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/yellow-fever