Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Escherichia Coli

CFARE ESHTE ESCHERICHIA COLI?

Escherichia Koli/E.Koli eshte nje mikrob(bakter) qe ne kushte normale rritet ne zorret e nje njeriu te shendetshem apo edhe tek zorret e nje kafshe te shendetshme. Pra per te qene edhe me korrekt ky mikrob eshte pjese e flores bakteriale normale te zorres. E.Koli eshte nje bakter ne forme cilindrike,pjese e familjes se Enterobaktereve. Ato ndihmojne ne procesin e tretjes se ushqimeve. Megjithate E.Coli ne shumicen e rasteve eshte i demshem. Kjo per arsye sepse ky lloj mikrobi eshte ne gjendje te prodhoje disa toksina te fuqishme,te afta te shkaktojne semundje te renda. Nder to mund te permendim :

1.Diarre.
2.Dhimbje stomaku.
3.Dhimbje barku.
4.Temperature dhe lodhje te lehte.

Infeksioni i shkaktuar nga E.Koli nuk eshte i rralle, statistikat tregojne se eshte nje infeksion mjeft i shpeshte. Madje ne rang global ai mund te paraqesi nje shqetesim shume te madh. Te gjitha keto te dhena jane ne baze te disa studimeve ne amerike. Pasi ne shqiperi nuk ka teste laboratorike(analiza) rutine per identifikimin e E.Kolit, gjithcka behet me analiza te kerkuara posacerisht per identifikimin e bakterit.

INFEKTIMI NGA E.COLI!

Pra sic thame edhe me siper E.Koli eshte nje mikrob, i cili ne saj te clirimit te nje toksine eshte ne gjendje te japi demtim te vileve te zorreve (demtim te shtreses se brendshme qe vesh zorren) dhe te manifestohet me diarre te rende apo krampe(dhimbje/te prera) barku. E.Koli prodhon nje toksine qe quhet Shiga ( STEC ) . Ne Ameriken e Veriut STEC eshte nje nder mikrobet me te njohura dhe shpesh referohet si E.Koli 0157:H7 ose thjeshte E.Koli 0157

Ne momentin qe organizmi jone bie ne kontakt me mikrobet e E.Kolit si rrjedhoje e – demtimit te flores bakteriale normale apo edhe kur – mikrobi lokalizohet ne ate pjese te organizmit qe nuk duhet te jete, eshte ne gjendje te shaktoj nje semundje.
Personat me te rriskuar jane :

  • Te posalindurit dhe femijet e vegjel .
  • Te moshuarit.
  • Personat me nje sistem imunitar te dobet,te tille si : diabetiket,grate shtatzena,personat me HIV,etj.
  • Udhetimi ne vende te caktuara.

Disa pyesin se si mund te ndodh infektimi nga E.Koli?
Zakonisht infektimi me mikrobin e E.Kolit ndodh ne rruge orale ,kur ne e marrim ate nga goja. Me pas bakteri udheton neper sistemin trets duke cliruar toksinen e tij ,te quajtur Shiga, dhe jep simptomat e semundjes .
Jane tre menyra/rruge te infektimit me E.Kolin :

  1. Ushqimet e kontaminuara
    Ketu perfshijme :
  • Qumeshti i papasterizuar.
  • Mishi i infektuar gjate therjes,mishi i pagatuar,etj.
  • Lengjet e frutave te papasterizuara.
  • Djathra te bute, te bere nga qumshti i papasterizuar.
  • Frutat dhe perimet qe rriten prane fermave ku qendrojne kafshet dhe nuk lahen si duhet para konsumimit.
  1. Uji i kontaminuar
    Jashteqitjet e njerezve mund te perfundojne ne lumenj,liqene,perrenj,pishina,etj. Nese burimet tona te ujit te pijshem apo te ujit qe perdorim per nevojat personale eshte i kontaminuar,atehere eshte shume i madh rreziku i infektimit .
  1. Duart e kontaminuara me E.Koli
    Nese ju konsumoni ushqime me duar te palara dhe te infektuara nga E.Koli ,atehere ju jeni duke futur mikrobin ne organizmin tuaj.
    Duart mund te infektohen ne momentin qe ju : -nderroni pelenen e femijes tuaj,-keni kryer nevojat tuaja personale,-perkedhelni kafshet e kopshtit zoologjik,etj dhe nuk lani duart me uje dhe sapun me pas .

CILAT JANE SHENJAT QE MANIFESTON KJO SEMUNDJE?

Pacientet qe infektohen nga E.Koli kane simptomat e meposhtme :
1.Dhimbje stomaku,qe ndonjehere mund te jete nje dhimbje therese.
2.Nje diarre e rende,qe mund te jete e ujshme deri ne hemoragjike(me gjak).
3.Lodhje.
4.Humbje oreksi e si rrjedhoje edhe humbje te peshes.
5.Nauze .
6.Te vjella.
7.Temperature 38.5 grade celcius.
8.Semundja nga E.Koli mund te jete edhe asimptomatike.

Zakonisht shenjat e semundjes shfaqen pas 3-5 ditesh nga infektimi me mikrobin. E megjithate semundja mund te shfaqi shenjat e saj edhe pas dites se pare te futjes se mikrobit ne organizem ose edhe pas 10 ditesh. Shenjat e semundjes mund te zgjasin ne nje hark kohor prej 5-7 ditesh. Per te qene brenda per brenda duhen se paku 10 dite per te bere te mundur sherimin prej semundjes.

KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES!

Zakonisht kjo semundje e ardhur nga E.Koli manifestohet me 2 situata shume te rrezikshme:

  1. Anemia Hemolitike(shkaterrimi i qelizave e kuqe te gjakut).
  2. Uremia(insuficenca renale akute).
    Te dyja keto japin krijimin e te ashtquajturit Sindromi Uremik Hemolitik.
    SIMPTOMAT E HERSHME :
  • diarre
  • temperature
  • dhimbje stomaku
  • te vjella
    SIMPTOMAT E MEPOSHTME :
  • ulje te sasise se urinimit
  • ndjenia e lodhjes
  • pamje e zbehte e lekures
  • mavijosje e lehte e lekures
  • takikardi(rrahje te shpejta te zemres
  • pergjumur,konfuzion,konvulzione.
  • deshtim i funksionit renal( kjo vjen pasi E.Koli mund te japi infeksion urinar,i cili nese nuk trajtohet mund te japi demtim te veshkave).

SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

Pra sic thame edhe me siper E.Koli eshte nje mikrob i cili manifestohet me shume simptoma gastrointestinale, por jo vetem. Diagnostikimi i semundjes realizohet me ane te disa testeve laboratorike/analizave te cilat kerkojne nje moster nga masa fekale(jashteqitje) per te bere identifikimin e mikrobit. Duhet shume kujdes qe te lani duart para dhe pas marrjes se mases fekale, me uje dhe sapun per te parandaluar nje infektim tjeter me E.Koli. Mostra duhet te dergohet menjehere ne laborator ose nese nuk ju krijohet mundesia,atehere duhet te ruhet ne frigorifer per te parandaluar rritjen mikrobike.

TRAJTIMI I INFEKSIONIT TE SHKAKTUAR NGA E.KOLI?

Fatmiresisht infeksioni i shkaktuar nga E.Koli kalon vete edhe pa perdorur ilace,ne shumicen e rasteve. Kjo mund te kerkoje qe pacienti te ndihmoje veten duke perdorur/pire shume lengje per te zevendesuar humbjet nga diarre. Po ashtu duhet ta ndihmoni veten duke pushuar sa me shume. Antibiotiket zakonisht nuk keshillohen te perdoren pasi mund te japin nje komplikacion serioz sic eshte Sindromi Hemolitik Uremik. ABSOLUTISHT jo ilaceve antidiarretikeve,pasi diarrea eshte nje menyre sesi zorra pastron veten nga keto mikrobe. Perdorimi i ketyre ilaceve si bismuti apo loperamidi mund po ashtu te shkaktojne Sindromin Hemolitik Uremik. Trajtimi vazhdohet per te pakten 7 dite pas shfaqjes se simptomave te para.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/e-coli.html

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/16638-e-coli-infection

https://www.cdc.gov/ecoli/index.html

https://www.webmd.com/food-recipes/food-poisoning/what-is-e-coli

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/e-coli