Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ENCEFALITI ABROVIRAL

C’fare eshte Encefaliti Abroviral ?

 Encefaliti Abroviral eshte nje inflamacion i trurit  , i cili shkaktohet nga nje virus i familjes se ARTROPODEV ( ABROVIRUS ) . Tek Artropodet perfshihen mushkonjat dhe rriqrat , prandaj edhe burim per transmetimin e semundjes jane pikerisht keto mikroorganizma te infektuara. Ne nje studim te bere ne Amerike  eshte dokumentuar se encefaliti ka  keto shkaktare  : virusin St.Louis ,virusi i Nilit Perendimor  dhe  virusi i grupit te Kalifornis . Duke i marre ne konsiderat te gjitha me siper , eshte pare se Virusi i Nilit Perendimor  eshte shkaktari me i shpeshte i semundjes ne Amerike .
 Infeksionet Abrovirale e kane pikun e tyre ne periudhen qershor-tetor , atehere kur eshte edhe periudha e shfaqjes se mushkonjave . Por jo te gjitha llojet e mushkonjave jane te afta ta transmetojne kete lloj infeksioni , ne te vertete vetem nje pjese e vogel e tyre e transmetojne semundjen .
 Po ashtu nje tjeter shkaktar i kesaj semundje eshte EEE / Encefaliti i Kuajve Lindor , i cili ne raste te rralla eshte gjendur edhe tek shpendet apo kuajt .

Si perhapet Encefaliti Abroviral ?

 Infeksioni i shkaktuar nga ky virus perhapet nga artropodet e infektuar te tilla si mushkonjat , kjo eshte vertetuar edhe nga nje studim i pare ne amerike . Ky lloj virusi nuk ka aftesine te transmetohet nga nje person tek nje tjeter ( pra ndermjet njerezve ).
 Mushkonja te tilla qe jane te afta ta transmetojne kete semundje rriten ne zonat mocalore , ne koshat e mbeturinave etj . Mushkonjat qe infektohen nga virusi i St.Louis dhe Virusi i Nilit Perendimor , e marrin infeksionin  nga kafshimi i shpendeve te infektuar dhe me pas sherbejne per transmetimin e semundjes tek njerzit . Ndersa mushkonja qe transmeton encefalitin e Karlifonis rritet ne zonat pyjore , po ashtu rritet dhe ne zona mocalore ( zona me uje te ndenjur ) . Mushkonjat e infektuara nja virusi i Karlifonis  e marrin kete infeksion nga gjitaret e vegjel te infektuara dhe kane mundesine ta transmetojne ate te pasardhesit e tyre .

Ndersa mushkonjat e shfaqura pas shirave te rrembyeshem jane pare te mos jene te nje niveli shqetesues sa mushkonjat me siper .

Cilat jane simptomat e Encefalitit Abroviral ?

 Shumica e personave te prekur nga kjo semundje , ne saj te pickimit nga ushkonjat e infektuara pergjithesisht nuk do te kene shfaqje te simptomave shqetesuse .  Nje pjese e madhe  e tyre  mund te perjetojne simptoma te lehta te tilla si : temperatur , ethe apo dhimbje koke .
 Ndersa nje gjendje  e rende e infeksioni nga ky virus do te perfshinte : dhimbje te madhe te kokes , temperature te larte , dhimbje te muskujve  , ngurtesim te muskujve te qafes ,  munges te kordinimit te levizjes se muskujve , konvulzione , koma .
 Zakonishte simptomat e semundjes shfaqen nga 1-15 dite nga pickimi i nje mushkonje te infektuar .

Cilet persona jane me te ndjeshem nga Encefaliti Abroviral ?

 Personat qe e perjetojne me rende prekjen nga keto lloj infeksionesh , jane ato me moshe mbi 55 vjec .
 Shume persona jane ne gjendje te sherohen prej semundjes pa len asnje pasoje . E megjithate ka edhe shume persona te tjere qe qe mund te perjetojne nderlikime  serioze per jeten deri ne koma ose humbje jete . Nga te gjitha llojet e viruseve te permendura me larte , eshte pare se me pak i rrezikshmi eshte infeksioni i ardhur nga virusi i Kalifornis. ky virus eshte pare te preki edhe femijet , por qe rralle ka pasur raste te demtimeve neurologjike te parikthyeshme . Nese nje person kalon nje infeksion nga nje abrovirus i caktuar ai eshte ne gjendje te krijoj imunitet ndaj tij , por jo ndaj abroviruseve te tjera .

Si diagnostikohen dhe trajtohen Abroviruset ne organizem ?

 Diagnostikimi i kesaj patologjie behet nepermjet testimit te gjakut apo likidit cerebrospinal .
 Ndersa per trajtimin e patologjis nuk ka nje kure specifike , i gjithe plani i trajtimit eshte bazuar tek simptomat qe shfaqen te pacienti .

Si mund ta parandalojme infektimin nga Encefaliti Abroviral ?

 ” Menyra me e mire e trajtimit eshte parandalimi.”
  Prandaj eshte shume e rendesishme te kontrollojme shprendarjen e mushkonjave , sidomos ne  zonat mocalore ( me pellgje uji te ndenjur ).
  Ne listen e vendeve qe duhet treguar kujdes perfshihet po ashtu : uji i ndenjur i pishinave , uji i vaskave te kafsheve , uji i shiut i ndenjur tek varkat e vjetra , nuk duhet te lejoni rritjen e shumte te barerave te keqinje , etj . Por gjeja me kryesore eshte qe te ruajme banesat tona nga popullimi i mushkonjave , e ketu flasim per perdorimine   barrierave fizike   apo edhe  perdorimit te insekticideve .

REFERENCAT :

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/arboviral-encephalitis.html

About Migen Sulaj


Follow Me