Ekzema
Cfare eshte ekzema?
Ekzema eshte nje semundje e zakonshme e lekures qe shkakton kruarje, skuqje, njolla te thata dhe infeksion.
Ekzema eshte nje lloj dermatiti, i cili perben nje grup semundjesh qe mund te inflamoj/skuqi ose irritojne lekuren tuaj. Lloji me i zakonshem i saj eshte dermatiti atopik ose ekzema atopike, qe do te thote se ju keni edhe me shume gjasa te prekeni nga gjendje alergjike si astma, ethet e barit, etj.
Shumica e njerezve mund te menaxhojne simptomat e tyre duke marre trajtim dhe duke shmangur irrituesit, gjera qe mund te shkaktojne inflamacion ne lekuren tuaj kur bini ne kontakt me ta. Kruajtja ekstreme eshte simptoma kryesore e ekzemes, dhe kruarja vetem e perkeqeson ate.
Ka edhe disa lloje te tjera te ekzemes, si per shembull:
- Ekzema/dermatiti nga kontaktit.
Kjo do te thote se inflamimi (skuqja dhe kruaraja e lekures) vjen nga lendet qe bien ne kontakt me lekuren e tyre, si: shampot, sapuni, barerat, parfumet, etj. - Neurodermatiti.
Kjo forme e ekzemes shfaqet zakonisht ne krahe, kemb, shpine dhe qafe atehere kur lekura eshte shume e thate. Fillimi i saj mund te ndodh edhe pas situatave stresante dhe crregullimeve psikologjike. - Ekzema dyshidrotike.
Kjo eshte nje forme me pak e zakonshme, por me sfiduese e ekzemes. Shkakton shperthime te flluskave te vogla ne pellembet e duarve, shputat e kembeve dhe anet e gishterinjve. - Ekzema/dermatiti numulare.
Kjo ekzeme ne forme monedhe shpesh shfaqet pas nje demtimi te lekures si djegie ose pickim insekti. Ju keni me shume gjasa te prekeni nga ekzema numulare nese ju ose anetaret e familjes suaj keni dermatit atopik, alergji ose astme.
- Ekzema/dermatiti seborrheik.
Kjo ndodh ne zonat e trupit me shume gjendra yndyrore. Kur eshte ne lekuren e kokes, quhet zbokth. Ajo ka nje lidhje te ngushte me disa semundje te tjera te lekurës, si psoriasis, aknet dhe nje sere semundje te tjera te lekures.
Kush jane simptomat qe shfaq ekzema ne lekure?
Pavaresisht se cila pjese e lekures suaj prek nga ekzema, ajo jep pothuajse gjithmone kruarje. Kruarja ndonjeherë fillon edhe para shfaqjes se skuqjes se lekures.
Lekura juaj mund te jete gjithashtu:
- E kuqe ose e perflakur
- E thate
- E plasaritur
- Simptomat tek foshnjat
Tek foshnjat, skuqja e kruarja mund te shoqerohet edhe me formimin me koreve ne lekure, kryesisht ne fytyre dhe skalpin e kokes. Mund te shfaqet edhe ne krahe, kembt, shpine dhe gjoks. Foshnjat e porsalindura mund te shfaqin simptoma brenda javeve ose muajve te pare pas lindjes.
- Simptomat tek femijet
Femijet dhe adoleshentet zakonisht kane nje skuqje ne lekuren e berrylave tek krahet, prapa gjunjeve, ne qafe ose ne kyçet e dores ose kyçet e kembes. Skuqja fillon dhe shoqerohet me luspa dhe behet e thate.
- Simptomat tek te rriturit
Skuqja zakonisht ndodh ne fytyre, ne pjesen e pasme te gjunjeve, kyçet e dores, duart ose kembet.
Lekura juaj do te duket shume e thate, e trashe ose me kore/luspa.
Tek njerezit me ngjyre lekure te hapur, keto zona mund te fillojne te kuqerremta dhe me pas te kthehen ne kafe.
Tek njerezit me lekure te erret, ekzema mund te preke pigmentet e lekures, duke e bere lekuren e prekur me ngjyre me te lehte ose me te erret.
Ekzema nuk eshte nje semundje ngjitese dhe nuk ka rrezik per perhapjen e saj nga nje njeri tek nje tjeter.
Kush jane shkaktare e ekzemes?
Faktoret me te rrezikshem per shfaqjen e ekzemes jane crregullimet emocionale (stresi), demtimi i sistemit mbrojtes dhe crregullimet gjenetike.
Por ka edhe shume faktore te tjere qe ndikojne, si:
- Lekura shume e thate.
- Perdorimi i produkteve per kujdesin e flokeve ose lekures me alergjene te caktuar.
- Alergjite ushqimore.
- Te jetosh ne zona te ftohta, te lageshta ose zona te nxehta mocalore.
Disa njerez kane shperthime te inflamacioni (skuqjes dhe kruarjes se lekure) ne pergjigje te gjerave te tilla si:
- Veshje pelhure te trasha dhe te ashpra.
- Temperature shume e nxehte ose e ftohte e trupit.
- Produkte shtepiake si sapuni ose detergjenti.
- Rroba nga leshi ose gezofi i kafsheve.
- Infeksionet apo ftohjet
- Stresi
- Djersa
Si vendoset diagnoza e ekzemes?
Mjeku specialist qe do te merret me diagnostikimin e problemit te ekzemes ne lekure eshte dermatologu.
Dermatologu do te diagnostikoje ekzemen pas nje ekzaminimi fizik, ku do te shikojne nga afer lekuren tuaj.
Me shpesh, njerezit diagnostikohen me ekzeme qe ne femijeri, por nje diagnoze mund te vendoset ne çdo moshe kur shfaqen simptomat.
Simptomat e ekzemes mund te duken te ngjashme me semundje te tjera.
Dermatologu juaj per te vertetuar kete diagnoze mund tju kerkoje te beni disa teste:
- Nje test alergjie.
- Analizat e gjakut per te kontrolluar shkaqet e skuqjes qe mund te mos kene lidhje me dermatitin.
- Nje biopsi e lekures per te dalluar nje lloj dermatiti nga tjetri.
Si behet mjekimi i ekzemes?
Trajtimi mjeksor i ekzemes eshte unik per ju dhe çfare e shkakton acarimin e simptomave tuaja.
Trajtimi per ekzemen mund te perfshije:
- Perdorimin e hidratuesve te bute dhe jo alergjik ne lekure gjate gjithe dites kur keni lekure te thate. Aplikoni krem hidratues kur lekura juaj eshte e lagur pas nje banje ose dushi.
- Aplikoni medikamentet ne lekure siç keshillohet nga dermatologu.
- Mund tju jepet ilace nga goja si anti-inflamatore, antihistaminke ose kortikosteroide per te reduktuar kruarjen dhe enjtjen.
- Ilaçet imunosupresuese te dhena nga mjeku ndihmojne ne rregullimin e funksionimit te sistemit tuaj imunitar.
- Terapi me drite UV per te permiresuar pamjen e lekures tuaj dhe per te plaget e krijuara.
- Shmangni shkaktaret qe shkaktojne shfaqjen e simptomave te ekzemes.
REFERENCAT
https://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/eczema/atopic-dermatitis-eczema
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/atopic-dermatitis-eczema/symptoms-causes/syc-20353273