EGZAMINIMET E GJIRIT DHE MAMOGRAFIA
Zbulimi i kancerit te gjirit ne stadet e hershme te semundjes eshte menyra me e mire , e cila rezulton ne nje trajtim medikal te suksesshem dhe sherimin e plote nga patologjia, qe per hir te se vertetes eshte vdekjeprurese .
Jane gjithsej tre metoda te cilat mundesojne detektimin e hershem te semundjes qe cdo femer duhet ti praktikoje rregullisht :
- Vet-egzaminimi mujor i te dy gjinjve.
- Egzaminimi klinik i gjinjve nga punonjes te fushes se mjeksis .
- Realizimi i mamografise ne intervale kohore te rregullta.
SI MUND TE BEJME NJE VET-EGZAMINIM TE GJINJVE?
Cdo vajze/grua e cila eshte mbi 20 vjec duhet te realizoje nje vet-kontroll mujor te te dy gjinjve , dy ose tre dite pas ciklit menstrual . Nese personi nuk ka pasur cikel menstrual per muajin aktual ,ajo duhet ta realizoj vet-kontrollin ne te njejten date si te muajti te kaluar kur cikli ka ndodhur . Vet-egzaminimi mujor mund t’ju ndihmoje te kuptoni menyren se si gjiri juaj duket , te jeni te afte te kuptoni cdo ndryshim ne pamjen e gjirit tuaj dhe cdo ndjesi qe nuk ka qene normale ne palpimin e gjirit nga palpimi i fundit .
Keto shenja qe do te listohen me poshte duhen raportuar menjehere tek mjeku sepse kerkojne nje vemendje shume te detajuar.
- Prania e nje mase (gunge) ne palpimin e zones afer gjoksit ose nen sqetull.
- Trashje ose edem ne nje pjese te gjirit .
- Acarim ose gropezim i lekures se gjirit .
- Eritem ose plasaritje ne zonen e gjoksit ose thithave te gjirit .
- Dhimbje ose terheqje te thithes se gjirit .
- Rrjedhje nga thitha e gjirit te sekrecioneve , si qumesht apo edhe hemoragjike.
- Ndryshime ne madhesine apo formen e gjirit .
- Dhimbje ne cdo pjese te gjirit .
Duhet te dini se jo cdo njera prej ketyre shenjave mund te paralajmeroj kancer te gjirit . Ato mund te jene pasoje edhe e kushteve te tjera shendetesore te gjirit , prandaj duhet realizuar nje konsulte me mjekun per vendosjen e nje diagnoze te sakte .
INSTRUKSIONE SE SI REALIZOHET NJE VET-EGZAMINIM MUJOR I GJIRIT!
Veshtroni per ndryshime te dukshme .
Mbani nje posture te trupit drejte , me krahet anesh . Kerkoni per simetrine e te dy gjokseve tuaj .
- Formen
- Ngjyren
Kontrolloni per : - Gropezime ne strukturen e gjirit tuaj .
- Ndryshime te lekures se gjirit .
- Plasaritje(carje) te lekures se gjirit .
- Rrjedhje nga thitha e gjirit .
Ngrini krhet tuaj mbi nivelin e supeve dhe veshtroni per :
- Simetrine ne te dy gjokset tuaj .
- Plasaritje ose carje ne lekuren e gjoksit .
- Gropezime ne strukturen e gjoksit tuaj .
Vendosni duart ne bel dhe perkuluni para . Kontrolloni per :
- Simetrine.
- Drejtimin e thithes se gjirit.
- Pamjen e pergjithshme.
Shtrihuni mbi shpine , ngrini njerin krah mbi koke dhe me doren tjeter beni nje vleresim te gjirit .
Egzaminojeni gjirin :
- Kontrollojeni te gjithe zonen nga pjesa e nen sqetulles deri ne vijen e poshtme te recipetave.
- Kontrollojeni te gjithe zonene e gjirit rreth e rrotull ,kontrolli duhet bere nga periferia ne qender duke u kujdesur te palpojme te gjithe gjirin .
- Kontrollojeni zonen rreth e rrotull sqetulles dhe pjesen e brendshme te parakrahut .
Perdorni mollezat e tre gishtave te mesit te dores tuaj per te egzaminuar gjirin e anes tjeter te dores egzaminuese . Vleresimi i gjirit behet ne forme cirkulare duke u kujdesur qe te paplojme te gjithe gjirin .
Perdorni tre nivele presioni :
- Te lehte
- Mesatar
- Te forte
Egzaminojeni te gjithe zonen duke perdorur modelin e shiritit vertikal. Nese ne kontrollin tuaj te permuajshem ju vereni se keni nje mase te palpueshme ( gunge ) , nje nyje limfatike edematoze duhet ta raportoni menjehere tek mjeku juaj .
SI DUHET REALIZUAR NJE VIZITE NGA ANA E PUNONJESVE TE FUSHES SE MJEKSISE!
Nje egzaminim mjeksor i gjirit duhet te jete patjeter pjese e çdo vizite shendetesore vjetore per femrat mbi 20 vjeç . Gjate kontrrollit mjeksor , mjeku ose infermierja juaj do te palpoje me kujdes gjoksin , zonen nen sqetull dhe pjesen e brendshme te krahut tuaj duke kontrolluar per masa te forta (gunga) dhe ndryshime te tjera. Gjate vizites mjeksore ,ofruesi juaj i kujdesit shendetesor gjithashtu mund t’ju tregoje menyrën e duhur se si te kryeni nje vet-kontroll mujor te gjirit .
TESTI I MAMOGRAFIS .
Mamografia eshte nje test mjeksor i cili eshte i afte te detektoj kancerin e gjirit qe ne stadet e hershme te semundjes dhe sigurisht stadin me lehtesisht te trajtueshem . Megjithate edhe testi i mamografis nuk eshte perfekt dhe ndonjehere mund te mos i detektoj te gjitha llojet e kancerit prezent . Per kete arsye nje femer nuk duhet ti injoroje simptomat e saj edhe nese nje mamografi rezulton normale . Ndryshimet qe mund te ndodhin ne gjinje mund te mos detektohen nga mamografia nese indi i gjirit eshte i ngjeshur dhe granular, sic ndodh tek vajzat e reja . Prandaj edhe keshillohet nje kontroll mjeksor vjetor tek mjeku cdo vit .
Kur keshillohet te realizohet nje mamografi ?
Mamografia keshillohet te kryhet per here te pare te grate me moshe mbi 40 vjec dhe pas saj ajo duhet te kryhet cdo vit ne menyre periodike . Nese ju keni nje histori familjare pozitive me kancer gjiri dhe po ashtu ndieni simptoma shqetesuese ne gjinje atehere duhet te konsultoheni me mjekun tuaj . Keshtu mjeku juaj do t’ju rekomandoj te realizoni nje mamografi me heret se mosha standart qe permendem me siper .
Cfare kerkon paraprakisht realizimi i nje mamografie ?
- Mamografia realizohet dy deri ne tre dite ose nje jave pas menstruacioneve te fundit .Ne kete kohe gjoksi dhemb me pak se ne nje periudhe tjeter .
- Sillni te gjitha mamografite qe keni realizuar , biopsite po ashtu apo trajtimet qe keni ndjekur me pare .
- Nese keni realizuar nje mamografi ne nje tjeter klinik/spital dhe e realizoni konsulten ne nje tjeter vend atehere analizen duhet ta keni patjeter me vete.
- Nuk duhet te perdorni deotorant apo parfume deri ne momentin qe beni mamografine sepse mund te shfaqen ne film si njolla kalciumi .
- Vishni pantallon me nje kemish apo kemish me nje fund . Kjo sepse ne kete menyre ju mund te zhvisheni nga beli e lart dhe te realizonin amamografine me lehte .
Duhet te beni shume kujdes ne kliniken qe zgjidhni per te kryer mamografine pasi duhet te kene nje standart te larte te imazheve ( rreze X) qe shfaqin . Po ashtu duhet te dini se edhe kosto e mamografise varion nga disa faktore , si per shembull te qenurit apo jo i regjistruar ne sigurimet shendetesore apo politikat qe ndjek vendi . Keshtu per shembull duhet te dini se amerika ofron vizita falas te tilla si PAP-test per grate me moshe 35-64 vjec .
Rezultatet e mamografis merren brenda dy javeve deri ne 30 dite dhe asnjehere nuk duhet te largoheni pa marre komentin e mjekut tuaj . Per ato persona te cilet kane nje mase te forte ( gunge ) rezultati i nje mamografie normale nuk duhet te mjaftohet me kaq . Patjeter duhet te shoqerohet me nje ECHO apo BIOPSI , per tu siguruar qe nuk eshte kancer .
Zbulimi i kancerit te gjirit qe ne stadet e hershme te saj ka nje trajtim me te suksesshem dhe nje shkalle mbijetese me shume se 98 % .
REFERENCAT
https://insurance.illinois.gov/
https://www.accessdata.fda.gov/scripts/cdrh/cfdocs/cfMQSA/mqsa.cfm
https://www.cancer.gov/types/breast/breast-changes/understanding-breast-changes.pdf
http://www.cancerscreening.illinois.gov/