Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ENCEFALITI LINDOR I KUAJVE (EEE)

CFARE ESHTE ENCEFALITI LINDOR I KUAJVE?

Encefaliti lindor i kuajve (EEE) eshte nje semundje e rralle, por serioze, qe shkaktohet nga nje mikrob (virus).
Mikrobi/Virusi qe shkakton EEE perhapet permes pickimit nga nje mushkonje te infektuar.
Virusi identifikohet me shpesh ne mushkonjat qe gjenden ne ose perreth kenetave pyjore, me uje te embel. Kjo semundje mund te preki njerezit,kuajt apo edhe zogjte.

EEE (Encefaliti i Kuajve Lindor) eshte nje nga kater llojet e semundjeve te shkaktuara nga nje virus i gjinise se Alfaviruseve.
Alfaviruset pergjithesisht shkaktojne keto semundje:

  • Encefaliti i kuajve lindor(EEE)
  • Encefaliti i kuajve perendimor(WEE)
  • Encefaliti Venezuelian i kuajve(VEE)
  • Encefakiti i virusit te Nilit Perendimor(WNV)

SI PERHAPET SEMUNDJA E EEE NE POPULLATE?

EEEV transmetohet nga mushkonjat te njerezit.
Kuajt mund te infektohen me virusin nga mushkonjat e infektuara me pare dhe ne shumicen e rasteve te kuajt kjo semundje eshte fatale.
Cikli paresor i transmetimit zhvillohet ne ose rreth disa zonave kenetore ku cilesia e jeteses/kushtet e jeteses jane shume te ulta.
Rruga kryesore e transmetimit eshte ndermjet mushkonjave dhe shpendeve.

Semundja EEE infekton ne menyre te vecante zogjte dhe shpesh here pa shfaqur asnje simptome te semundjes, pra disa lloje zogjsh te eger jane mbartes te mikrobit i cili me pas kalon tek mushkojnat per tu perhapur me tej ne gjallesa te tjera. Megjithate kjo semundje mund te infektoje edhe kuajt apo njerezit,pavaresisht faktit se ato nuk e perhapin semundjen. Menyra me ane te se ciles perhapet kjo semundje eshte permes mushkojnave te infektuara nga zogjte e infektuar.
Pavaresisht te gjithave kjo semundje eshte shume e rralle. Nje epidemi e tille mund te ndodh nje here ne 10-20 vjet,por mund te zgjasi per 2-3 vjet.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE EEE?

Simptomat e para te EEE(Virusi i Kuajve Lindor) jane :

  • ethe (shpesh me temperaturë 38-39 grad celcius)
  • ngrirja e qafes
  • dhimbjet e kokes
  • dhimbje muskujsh
  • dhimbje kycesh
  • mungesa e energjise
  • nauze
  • te vjella
    Nje person quhet i sheruar prej semundjes ne momentin qe nuk ka nje perfshirje te sistemit nervor qendror.
    Keto simptoma shfaqen tre deri dhjete dite pas pickimit nga nje mushkonje e infektuar.
    Nderlikimi serioz me i rrezikshem dhe i shpeshte eshte inflamacioni dhe edema (enjtja) e trurit, qe quhet encefalit.
    Semundja rendohet me shkalle te shpejte dhe disa paciente mund te bien ne kome brenda javes se pare.

Periudha e inkubimit per kete semundje(koha qe i duhet virusit te shumoj veten dhe te japi shenjat e semundjes ) eshte 4-10 dite.

CILI ESHTE TRAJTIMI MJEKESORE PER KETE SEMUNDJE?

Nuk ka mjekim specifik per EEE. Gjeja me e rendesishme per personat qe infektohen nga EEE eshte te mos preket sistemi nervor qendror,ne menyre qe edhe nese pacienti sherohet prej semundjeste mos kete komplikacione te renda.
Rreth gjysma e atyre qe diagnostikohen me EEE kane vdekur nga infeksioni,sidomos komplikacioni qe prek sistemin nervor qendror. Ata qe nuk vdesin, shpesh vuajne pasoja te renda kronike. Te pakte jane ata persona qe sherohen plotesisht.

SI MUND TE MBROHEMI PREJ SEMUNDJES?

1.Shmangni qendrimin jashte ne oret nga perendimi i djellit deri ne agim, kur mushkonjat jane me aktive.
2.Kur te jeni jashte, mbani pantallona te gjata, nje kemishe me menge te gjata dhe çorape. Kjo mund te jete e veshtire per t’u realizuar kur moti eshte i nxehte, por do tju ndihmoje për t’i mbajtur mushkonjat larg lekures.
3.Mund te perdorni DEET(jo te foshnjat nen 2 muaj),PREMETRINR,PIKARDINE,VAJ EKUALIPTI TE CITRUAR(jo te femijet nen 3 vjec),etj.
4.Mos i lini mushkonjat t’ju hyjne ne shtepi duke riparuar vrimat ne rrjetat e dyerve dhe dritareve dhe duke u siguruar se ato jane montuar mire ne dyert dhe dritaret.
5.Menjanoni zonat me uje te ndenjur perreth shtepise.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/eastern-equine-encephalitis.html

https://www.cdc.gov/easternequineencephalitis/index.html

https://www.health.ny.gov/diseases/communicable/eastern_equine_encephalitis/fact_sheet.htm

https://www.sciencedirect.com/topics/pharmacology-toxicology-and-pharmaceutical-science/eastern-equine-encephalitis-virus

https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/33332203/