Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

EBOLA OSE “ETHET HEMORAGJIKE EBOLA”

CFARE ESHTE EBOLA?

Ebola eshte nje semundje shume e rrezikshme,qe ndryshe njihet si “Virusi i Vdekjes Ebola” ose “Ethja Hemorragjike Ebola”. Ebola eshte nje semundje shume e rralle,e megjithate shume e rrezikshme.Duhet thene se ne nivel global shkalla e vdekjes nga kjo semundje eshte rreth 90% e te infektuarve. Semundja shkaktohet nga virusi i Eboles,virus(mikrob), i cili ka nje material gjenetik te tipit ARN. Origjina e semundjes deri me tani nuk eshte e njohur,e megjithate eshte pare se lakuriqet e pemeve te jene rezervuar per llojin e virusit qe jep kete semundje. Ka shume shperthime te semundjes ne vende te ndryshme,por Afrika mbetet vendi me i prekur .

SI PERHAPET KJO SEMUNDJE NE POPULLATE?

Disa studiues mendojne se fillimisht kjo semundje eshte transmetuar nga nje kafshe e infektuar tek nje person i shendetshem. E megjithate eshte vertetuar qe kjo semundje eshte transmetuar nga nje njeri i prekur nga virusi i Eboles tek nje tjeter i shendetshem. Rruge te transmetimit te kesaj semundje jane nepermjet kotaktit te drejtperdrejt me burimin e infeksionit si:

  1. Kontakti i drejtperdrejt me gjakun e nje te infektuari ose likide te tjera te trupit te nje personi te semure apo qe ka nderruar jete si rrjedhoje e Eboles.( Likide trupore jane :gjaku,urina,djersa,peshtyma,fece,te vjellat,sperma te meshkujt.)
  2. Kontakti me rrobat,nderresat e shtratit apo paisjet mjekesore te kontaminuara me likidet trupore te nje te semuri apo personi te vdekur nga Ebola.
  3. Transmetimi nepermjet spermes(mardhenieve seksuale orale,anale,vaginale) nga nje mashkull i cili mund te jete i infektuar apo i sheruara nga semundja. Shenja te virusit mbeten ne spermen e mashkullit edhe pas sherimit nga semundja.

Nje person nuk mund te jete infektues me virusin e Eboles deri ne momentin qe ai/ajo fillon dhe shfaq simptomatiken (shenjat) e semundjes. Pra nje person nuk mund ta transmetoj semundjen nese ai/ajo nuk ka simptoma te tilla si : temperature,ethe,diarre,te vjella,etj.

Kjo semundje nuk transmetohet nga ajri,uji apo ushqimet.

CILAT JANE SHENJAT QE SHFAQ KJO SEMUNDJE TEK NJEREZIT?

Zakonisht kjo semundje shfaqet mesatarisht pas 8-10 dite nga infektimi me virusin. Megjithate simptomat kane nje periudhe inkubacioni(koha qe i duhet virusit per te shfaqur shenjat e semundjes) prej 2-21 ditesh pas ekspozimit me virusin e Eboles. Simptomat e semundjes jane:

  • Ethe
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje kycesh dhe muskujsh
  • Dobesi dhe lodhje
  • Dhimbje fyti
  • Shenja qe perfshijne traktin tretes(simptoma gastrointestinale), te tilla si:dhimbje barku, nauze, te vjella, diarre,etj.
  • Humbje oreksi
  • Hemorragji(gjakderdhje) apo mavijosje(te nxirra) te pashpjegueshme.
  • Rash ne lekure( skuqje te lekures)
  • Skuqje te syve
  • Lemez

SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

Per vendosjen e diagnozes se Eboles eshte shume e rendesishme te realizohet nje vizite tek mjeku. Kjo per arsye sepse Ebola ka shume simptoma qe mund te ngaterrohen me semundje te tjera, e si rrjedhoje duhet me patjeter nje vizite tek mjeku. Per te bere te mundur diagnostikimin e semundjes mjeku mund te kerkoje realizimin e nje testi gjaku per Ebolen. Mund qe te duhen te pakten disa dite pas fillimit te simptomave ne menyre qe testi i gjakut per Ebolen te nxjerri nje rezultat te sakte.

Testi i gjakut tregon per :

  • limfopeni
  • trombocitopeni te rende
  • rritje te transaminazave
  • ndonjehere edhe hiperamilazemi

Po ashtu per diagnostikimin e semundjes mund te kerkohen teste serologjike si :ELISA,PCR.
Antitrupat identifikohen ne gjak pas dites se 7-10 te infeksionit.

KU KONSISTON TRAJTIMI I KESAJ SEMUNDJE?

Trajtimi mjeksor per Ebolen konsiston ne nje terapi mbeshtetese. Ilacet qe perdoren jane antitrupa monoklonal, ndryshe njihen si proteina te sistemit imunitar e krijuar ne laborator. Sic kemi thene edhe me siper Ebola eshte nje semundje e rrezikshme dhe pavaresisht nese ka apo jo ilace per trajtimin e semundjes, eshte shume e rendesishme terapia mbeshtetese. Kjo semundje ka shance te konsiderueshme per mbijetese nese kapet ne stadet e hershem te saj. Trajtimi i Eboles konsiston ne :

  1. Dheniene e likideve i/v dhe elektroliteve.
  2. Dhenien e ilaceve qe ruajne nje presion gjaku adekuat, parandalimin e te vjellave dhe diarrese, per te menaxhuar ethet dhe dhimbjet, etj.
  3. Dhenien e terapis me oksigjen shtese.
  4. Mbikqyrjen e afert te pacientit per te parandaluar nje infeksion tjeter te mundshem.
  5. Trajtimin e lodhjes, dhimbjes muskulore, problemeve me syte dhe shikimin, dhimbjen e stomakut, etj.

A KA NJE MENYRE PER PARANDALIMIN E KESAJ SEMUNDJE?

Ne Amerike per parandalimin e kesaj semundje egziston nje vaksine per ofruesit e kujdesit shendetesor. Kjo vaksine nuk eshte efektive ndaj te gjitha llojet e viruseve,por vetem ndaj nje virusi specifik per Ebolen qe eshte Zaire Ebolavirus.

Gjithashtu ju duhet te mbroni veten ndersa vizitoni nje vend ku ky virus ka nje perhapje shume te madhe. Kjo gje arrihet duke :

  1. Shmangur kontaktin me Gjakun dhe likidet e tjera trupore te njerezve te semure.
  2. Kontaktet e rastesishme seksuale.
  3. Materiale/paisje te tjera mjeksore qe jane te kontaminuara me likidet trupore te njerezve te semure.
  4. Lakuriqet e nates, antilopat pyjore,majmunet,shimpazet,etj.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/ebola-virus.html

https://medlineplus.gov/ebola.html

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3406178/

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/ebola-virus-disease

https://www.cdc.gov/vhf/ebola/index.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?